|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Thaēi: Objektivi im dhe i gjithė politikės kosovare ėshėt tė thellohet bashkėpunimi me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

 
 

 

18 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (17.01.2006), Ardita Simicia, Uashington

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, zoti Hashim Thaēi, ka zhvilluar njė sėrė takimesh me zyrtarė tė administratės amerikane, zyrtarė tė organizmave ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsues tė qarqeve tė ndryshme politike.      

Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, gjatė qėndrimit nė Uashington ju u takuat edhe me Nėnsekretarin e Shtetit, Nikolas Burns. Ēfarė qėndrimi konkret pritet nga administrata amerikane nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės?

Hashim Thaēi: Objektivi im dhe i gjithė politikės kosovare vazhdimisht ka qenė qė tė thellohet bashkėpunimi me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sepse partneriteti i qėndrueshėm me Shtetet e Bashkuara ka ndikuar qė Kosova tė ēlirohet dhe sot thellimi i bashkėpunimit do tė ndikojė edhe nė zgjidhjen e drejtė tė statusit politik, do tė thotė pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane. 

Unė nė emėr tė institucioneve dhe popullit tė Kosovės kam garantuar se ne do t’i garantojmė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve nė Kosovė, respektimin e tė drejtave tė minoritarėve, avancimin e tė drejtave tė tyre, respektimin e veprimit afirmativ, integrimin e tyre nė institucione dhe shoqėri, do tė ndėrtojmė rend demokratik  me respektimin e ligjit, do tė ndėrtojmė mekanizma adekuate pėr luftimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar, dhe do tė ndėrtojmė thjesht njė shtet tė pavarur, demokratik, i cili do tė ndėrtojė edhe raporte shumė tė mira me shtetet e rajonit.

Por ndėrkohė kam kėrkuar gjithashtu qė edhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga gjithė komuniteti ndėrkombėtar tė kemi garanci pėr njohjen e shtetit tė Kosovės.  Qėndrimi i Shteteve tė Bashkuara ėshtė se Uashingtoni do ta njohi zgjidhjen apo realitetin qė kosovarėt do tė meritojnė.  Kosovarėt e meritojnė shtetin e pavarur e do ta jetėsojmė nė praktikė bashkė me ndėrkombėtarėt.

Zėri Amerikės:  Njė ndėr kėrkesat kryesore tė procesit ėshtė decentralizimi i pushtetit. Qeveria nė Kosovė ka paraqitur njė plan i cili nuk ėshtė pranuar nga opozita. A keni ju njė alternativė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė decentralizimit. Ēfarė i propozoni komunitetit tė pakicės?

Hashim Thaēi: Fillimisht dua tė theksoj se pėr Kosovėn nuk ėshtė zgjidhje njė pavarėsi, por pavarėsia e plotė. Sepse njė vend mund tė jetė i pavarur, ose jo i pavarur. Prandaj ne kėrkojmė dhe po punojmė qė tė krijojmė Kosovėn e pavarur, me kushtet, rrethanat dhe mekanizmat integrues nė Bashkimin Evropian dhe nė Nato, por edhe tė kemi integrim apo pjesėmarrdhje tė drejtpėrdrejtė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.

Prandaj edhe nė kuadėr tė avancimit tė procesit demokratik dhe zbatimit tė standarteve demokratike   tė gjithė nė Kosovė jemi pajtuar qė tė punojmė bashkarisht, pozitė dhe opozitė pėr reformimin e pushtetit lokal, sipas standarteve ndėrkombėtare.

Ekipi politik i delegacionit tė Kosovės ka bėrė punė tė mirė, ka ndėrtuar kornizėn e pėrgjithshme pėr negocimin e procesit tė reformimit tė pushtetit lokal, njė proces qė do tė nėnkuptonte integrimin e tė gjithė qytetarėve, avancimin e tė drejtave tė pakicave, integrimin e tyre nė institucione dhe shoqėri, por nė asnjė mėnyrė ndarje tė brendshme territoriale apo nė vija etnike, qė mė vonė do tė ndikonin edhe nė ndarjen territoriale tė Kosovės. Unė edhe mė parė kam theksuar se elementė tė Marrėveshjes sė Ohrit do tė duhej tė mbarteshin nė Kosovė,  sepse ėshtė njė histori e suksesshme e komunitetit ndėrkombėtar, por edhe e rajonit qė ka nėnkuptuar integrimin e tė gjithė qytetarėve sipas vlerave tė civilizimit bashkėkohor, dhe nė asnjė mėnyrė ndarjeve territoriale.

Beogradi pretendon tė ketė ndarje territoriale nė Kosovė, ne pretendojmė integrim. Ne do tė punojmė edhe mė tepėr qė bashkarisht me komunitetin ndėrkombėtar tė mbėshtetet varianti mė i mirė i punuar prej kosovarėve.

Zėri i Amerikės:  Mė konkretisht si e shihni tė materializohet ky proces i decentralizimit?

Hashim Thaēi: Fillimisht dua tė theksoj se keq-qeverisja aktuale nė Kosovė ka rrezikuar edhe statusin e pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė meritė tani edhe e forcave opozitare qė kanė hyrė nė proces dhe kanė marrė njė rol aktiv nė politikė dhe nė ndėrtimin e konceptit pėr procesin negociues pėr shtetin e pavarur dhe sovran. Tani tė gjithė jemi duke punuar bashkėrisht nė procesin pėr status.

Besoj se nė kėtė ēėshtje do tė kemi njė pėrkushtim tė tė gjithė spektrit kosovar, tė personaliteteve publike, do tė kemi njė pėrgatitje adekuate qė do tė finalizohet me jetėsimin e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės pėr shtet, sepse me Serbinė ne mund tė jetojmė njėri pranė tjetrit, por nė asnjė mėnyrė nė njė shtėpi.

Pra pėr Kosovėn duhet tė vendosin vetė qytetarėt e Kosovės. Pėr sa u pėrket ēėshtjeve tė tjera, ne do tė punojmė edhe pėr reformimin e pushtetit lokal edhe pėr ēėshtjen e respektimit tė monumenteve kulturore, historike, tė ēėshtjes sė pronės dhe ēėshtje tė tjera qė do tė hapen nė procesin e ardhshėm negociues. Pra do tė negociojmė pėr tė gjitha ēėshtjet e domosdoshme qė janė pėr tė negociuar, por nė asnjė mėnyrė pėr vullnetin e qytetarėve tė Kosovės.

Zėri i Amerikės: Qeveria e Prishtinės merr tani nė duar drejtimin e dy Ministrive tė rėndėsishme, ministrisė sė Rendit dhe asaj tė Drejtėsisė. Duket se lufta pėr pushtet ka marrė epėrsi nė procesin pėr drejtimin e kėtyre institucioneve. Sa e dėmtojnė pėrplasjet e brendshme politike procesin e negociatave?

Hashim Thaēi: Unė mendoj se nuk ka pėrplasje tė brendshme politike ndėrmjet pozitės dhe opozitės. Pėrplasjet janė brenda koalicionit aktual, qė po tregohet pėrsėri i paaftė pėr tė ndėrtuar institucione demokratike, e aq mė pak pėr tė funksionuar nė mėnyrė demokratike.

Duhet falenderuar dhe respektuar autoriteti ndėrkombėtar qė ka ndikuar pėr tė ndėrtuar institucionet e drejtėsisė dhe tė rendit publik, por ėshtė edhe pėr tė ardhur keq paaftėsia, dobėsia e qeverisjes aktuale qė nuk ėshtė e gatshme t’i marrė kompetencat nė duart e veta pėr tė ndėrtuar struktura tė drejtėsisė nė bazė tė reformave demokratike, si dhe ato tė rendit nė mėnyrė qė Kosova mė nė fund t’i ketė institucionet e veta shtetėrore.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.