|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Surroi: Ekzistenca e Kosovės si shtet i pavarur garanton tė drejtat e pakicave

 
 

 

18 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (17.01.2006) -Intervistoi Ardita Simiēia

Njė ndėr anėtarėt e grupit negociator tė Prishtinės nė bisedimet pėr statusin e Kosovės, dhe kryetar i Partisė Ora, Veton Surroi ndodhet aktualisht nė Vjenė ku ėshtė takuar me ndėrmjetėsin ndėrkombėtar nė negociata, zotin Martii Ahtisari.

Zėri i  Amerikės: Zoti Surroi ēfarė diskutuat nė takimin me zotin Ahtisari?

Veton Surroi: Natyrisht qė diskutimi ishte rreth procesit negociator, i cili ka filluar dhe do tė vazhdojė me datėn 25 dhe mė tej nė data tė tjera. Kjo ishte pėr tė parė jo vetėm dimensionin e mbledhjes sė ardhshme, por pėr tė parė edhe kontekstin e pėrgjithshėm tė asaj qė duhet bėrė nė procesin negociator.

Zėri i Amerikės: Zoti Surroi, po afron data e takimit nė Vjenė pėr tė diskutuar procesin e decentralizimit nė Kosovė. Megjithatė ende nuk ka njė delegacion zyrtar pėr kėto negociata. Ēfarė e ka penguar pėrgatitjen pėr kėtė takim dhe sa mund tė rrezikohet pozita negociuese e palės shqiptare nga kjo?

Veton Surroi: Unė nuk do tė brengosesha, dhe mendoj se grupi politik e ka marrė me seriozitet kėtė ēėshtje, ka vepruar nė mbledhjet e kaluara dhe ėshtė harmonizuar pozicioni i Kosovės rreth procesit tė decentralizimit. Dhe ky proces ėshtė fare i thjeshtė, sepse siē e dini procesi i decentralizimit ka tė bėjė me ndėrtimin e njė sistemi kushtetues juridik. Kosova duhet tė ketė kushtetutėn e saj si shtet i pavarur, dhe brenda atij shteti natyrisht duhet tė arrihet ekuilibri i atillė mes pushtetin qendror dhe pushtetit lokal me tė cilin qytetarėt duhet tė jenė tė kėnaqur.

Zėri i Amerikės: Si qeveria ashtu edhe opozita nė Kosovė kėrkon qė t’u njihen tė drejta tė njėjta si pakicave nė Kosovė ashtu edhe shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Si ėshtė pritur ky paralelizėm nga zyrarėt ndėrkombėtarė?

Veton Surroi: Unė nuk mund tė komentoj se si e presin tė tjerėt. Por po ta vini nė njė kontekst tė dhjetė viteve tė kaluara, sot kur ndodhin bisedimet lidhur me statusin e Kosovės dhe nė veēanti tani me decentralizimin kemi tė bėjmė me dy qasje themelore. Qasja e parė ėshtė ajo e Dejtonit, pra ajo e shndėrrimit tė territoreve etnike dhe krijimit tė republikės serbe.

Qasja e e dytė ėshtė ajo e Ohrit nė tė cilėn edhe disa prej nesh kemi ndikuar pozitivisht nė vitet e kaluara, dhe e cila i sheh tė drejtat e komuniteteve jo ekskluzivisht nė baza territoriale. Kjo do tė thotė se qasja e Beogradit ėshtė qasje qė ende kėrkon enklavizim, kėrkon krijimin e territorit etnik, ndėrsa qasja e Prishtinės ėshtė qė brenda njė tėrėsie, brenda Kosovės tė arrihet maksimumi i tė drejtave, njohja e maksimumit tė tė drejtave pėr komunitetet.

Pra, e vetmja pengesė qė duhet tė shtrohet tek kufizimi i tė drejtave ėshtė funksionaliteti i shtetit dhe asgjė tjetėr. Nėse Kosova funksionon si tėrėsi, pra si njė shtet demokratik, atėherė nuk duhet pasur asnjė kufizim pėr sa u pėrket tė drejtave tė komuniteteve.

Zėri i Amerikės:  Shumė analistė kanė ngritur shqetėsimin pėr njė nivel tė ulėt tė krijimit tė kapaciteteve qeverisėse, megjithė kompetencat nė rritje qė i janė dhėnė qeverisė sė Kosovės. Pa folur kėtu pėr problemet qė krijon statusi a mund tė komentoni ju lutem pėr problemet qė kanė shkaktuar kėtė zvarritje nė reforma? 

Veton Surroi: Zvarritja ka shkaktuar probleme qeverisėse, probleme tė efikasitetit, tė sundimit tė ligjit dhe korrupsionit dhe tė tjera, dhe tė gjitha kėto kanė zbehur pozicionin negociator dhe janė njė faktor real negativ kundėr pozicionit negociator tė Kosovės dhe tė gjitha kėto natyrisht duhen kuptuar me seriozitetin mė tė lartė dhe duhen tejkaluar.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.