|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 
P R O M E M O R I E
 
 

E  INTELEKTUALĖVE TĖ KOSOVĖS DREJTUAR  INSTITUCIONEVE PĖRFAQĖSUESE VENDORE DHE NDĖRKOMBĖTARE

 
 

 
18 janar 2006 / TN        
 
Promemorja e 43 intelektualėve tė Kosovės
Prishtinė, 13 janar 2006

Tė vetėdijshėm se Ēėshtja e Kosovės po hyn nė fazėn vendimtare tė zgjidhjes sė Statusit pėrfundimtar tė saj dhe krijimit tė parakushteve pėr zhvillim normal tė njėrės ndėr zonat mė tė ndieshme tė botės bashkėkohore, e ndjejmė pėr obligim qytetar dhe kombėtar qė t’Ju drejtohemi publikisht:
 
Kosova dhe populli i saj i shumėvuajtur ka kaluar ditė shumė tė vėshtira si nė tė kaluarėn e largėt ashtu edhe nė atė tė afėrt. Pa dashur tė pėrsėrisim gjėrat e njohura nga kjo e kaluar e hidhur, duam tė shprehim bindjen dhe shpresėn e madhe tė kėtij populli optimist tė cilit i nevojitet pėrkrahja e miqve tė paqes dhe tė progresit rajonal, evropian dhe botėror.
 
Mė nė fund, ēėshtja e Statusit tė Kosovės pas shumė pėrpjekjesh ka arritur qė tė jetė nė agjendėn e instancave mė tė larta tė diplomacisė ndėrkombėtare, pėr ēfarė ne si qytetarė dhe intelektualė duhet tė jemi krenarė, por edhe tė ndėrgjegjshėm pėr momentin historik. Megjithatė, shqetėsimi ynė sikurse edhe i mbarė popullit tonė, lidhet me mėnyrėn, format, kuadrot dhe nivelet e pėrfaqėsimit, si dhe me pėrgatitjet e nevojshme dhe serioze tė ekipeve pėr dialogim tė ēėshtjės sė shejntė – Ēėshtjen e Statusit Pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Ju dhe institucionet qė pėrfaqėsoni, s’ka dyshim se luajnė rol tė rėndėsishėm nė prezentimin e gjendjes reale nė Kosovė, si i vetmi model i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, pėr tė zgjidhur krizėn e imponuar nga gabimet dhe padrejtėsitė e sė kaluarės dhe shkeljen brutale tė tė drejtave dhe vullnetit legjitim tė popullit tė Kosovės pas Luftės sė Dytė Botėrore nga Serbia dhe ish-Jugosllavia.
 
Nė emėr te tė drejtės sė vetėvendosjes dhe zhvillimit e pėrparimit tė Kosovės, tė fituar e tė njohur nga Aleatėt e Bllokut Antifashist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (Konferenca e Bujanit 31 dhjetor 1943 e 1 dhe 2 janar 1944; tė verifikuar nė kontinuitet disa herė nė forma tė ndryshme pas kėsaj lufte (2 korrik 1990; 7 shtator 1990; me Referendumin popullor tė shtatorit 1991, si dhe nė mbėshtetje tė Rezolutės sė Kuvendit tė Kosovės me 17 nėntor 2005), jemi tė bindur thellėsisht se nėpėrmjet kėsaj Promemorie Ju transmetojmė vullnetin plebishitar tė qytetarėve tė Kosovės pėr njohjen ndėrkombtare tė pavarėsisė sė Kosovės si shtet tė lirė, tė pavarur e sovran.
 
Ēėshtja e statusit tė Kosovės duhet tė kuptohet si ēėshtje imediate pėr krijimin e parakushteve normale tė zhvillimit demokratik e tė barabartė-  tė lirė tė njė populli, i cili ēmon dhe respekton jo vetėm lirinė e vet, por edhe tė minoriteteve qė jetojnė nė Kosovė sipas standardeve evropiane.
 
Statusi nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė nė asnjė mėnyrė ēėshtje pazarllėku me ata qė kanė abuzuar nė tė kaluarėn me lirinė e popullit tė Kosovės, sepse kanė humbur tė drejtėn e partnerit tė mundshėm e tė ndershėm me shpėrthimin e Luftės Ēlirimtare dhe intervenimin e NATO-s pėr ta shpėtuar kėtė popull nga gjenocidi i Serbisė mė 1999.
 
Populli i Kosovės ka dėshmuar gatishmėrinė dhe aftėsinė e tij pėr tė ndėrtuar njė jetė tė dinjitetshme nė vendin e tij tė shkatėrruar nga sundimi kolonial i Serbisė dhe pasojat e tmerrshme tė luftės. Ky popull ka dhėnė prova tė mėdha tė vetmohimit, sakrificės e tė pėrkushtimit, sidomos nė rastin e kthimit, tė paparė nė asnjė vend tė botės, me rikthimin e tij nė vendin e shkatėrruar tė rreth 1.000.000 qytetarėve tė shpėrngulur me dhunė nga soladateska serbe.
 
Po ky popull ka dhėnė prova pėr organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė lira e demokratike si pėr pushtetin lokal ashtu edhe pėr atė qendror. Njėherėsh ka dėshmuar gatishmėrinė pėr tė marrė mbi vete zhvillimin ekonomik tė vendit nė kėto kushte tė sfidave dhe krizave tė thella edhe pėr vendet nė rajon tė cilat nė tė kaluarėn kanė qenė nė kushte pakrahasimisht mė tė favorshme.
 
Institucionet e Kosovės, tė ndihmuara nga ato ndėrkombėtare, kanė treguar dhe dėshmuar vullnetin pėr tė krijuar parakushte pėr jetė normale e tė barabartė, pa asnjė diskriminim ndaj minoriteteve.
 
Mirėpo, ky vullnet ėshtė keqpėrdorur shpeshherė nga pėrfaqėsues tė serbėve tė Kosovės tė instrumentalizuar nga Beogradi duke bėrė shantazhe e kushtėzime pėr pjesėmarrjen e tyre nė institucionet e Kosovės. Ata do tė duhej tė jenė pėrfaqėsues legjitimė tė kėrkesave normale jetėsore tė popullatės serbe e jo mohues dhe elementė frenues tė sė drejtės sė shumicės absolute pėr shtetin e pavarur e demokratik tė Kosovės.
 
Tendencat megalomane serbe dhe qėndrimi mohues ndaj ēėshtjes fundamentale tė sakrificės shekullore tė shumicės sė popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, krijojnė klimėn e pasigurisė dhe nxjerrin probleme tė reja e tė pandreqshme nė Ballkan dhe nė Evropė, duke kėrcėnuar Projektin e Evropės sė re, i cili ofron shanse tė barabarta pėr tė gjithė popujt e saj.
 
Ky qėndrim kontradiktor i pėrfaqėsuesve tė serbėve tė Kosovės i mbėshtetur nė logjikėn e politikės sė vjetėr hegjemoniste dhe i shprehur herė me mohimin e tė drejtės sonė legjitime tė vetėvendosjes, si e drejtė universale pėr tė gjitha lėvizjet ēlirimtare dhe si mėnyrė e organizimit te tė gjitha shteteve tė botės, e herė duke ofruar opcione pėr copėtimin e Kosovės, si dhe modele tė tjera anakronike e tė papranueshme pėr dofarė autonomish abuzive, do tė jetė shkaktari kryesor i dėshtimeve eventuale tė investimeve tė faktorėve ndėrkombėtarė nė Evropėn Juglindore.
 
Duhet tė theksojmė nė veēanti se nė Kosovė do tė ketė vend dhe liri tė pacenushme pėr tė gjithė qytetarėt e saj qė duan tė jetojnė tė barabartė, pra edhe tė serbėve e tė tė gjitha minoriteteve tė tjera. Tė drejtė kthimi dhe vazhdimi tė jetės normale do tė kenė tė gjithė qytetarėt e saj kurse kriminelėt duhet tė dalin para drejtėsisė. Ēdo tendencė pėr tė mbrojtur kriminelėt e instrumentalizuar nga regjimi i Serbisė sė Milosheviqit bie ndėsh me tė gjitha pėrpjekjet e faktorėve kosovarė e ndėrkombėtarė pėr jetė normale nė Kosovėn e re, e cila do tė integrohet nė Evropė.
 
Shprehim bindjen tonė tė thellė se OKB, BE, NATO, SHBA, si dhe faktorėt e tjerė relevantė tė politikės ndėrkombėtare do tė mbėshtesin Kosovėn drejt pavarėsisė sė saj, e cila me ndihmėn e kėtyre subjekteve do tė bėhet ekzemplari mė transparent i njė vendi tė vogėl me shanse tė mėdha, ku askush nuk do tė ndihet i shtypur, i pėrbuzur dhe i nėpėrkėmbur, por pėrkundrazi, secili dhe tė gjithė sė bashku, duke shfrytėzuar potencialet e shumta me tė cilat disponon ajo, me qėllim tė ndėrtimit tė njė shoqėrie moderne, demokratike e me perspektiva tė mėdha.
 
Nė kėtė mėnyrė Kosova nga njė zonė krize permanente do tė bėhet zonė e rrezatimit tė besueshmėrisė sė popullit tė saj nė tė ardhmen dhe do tė bėhet model i njė ure ndėrlidhėse tė bashkėpunimit dhe miqėsisė ndėrmjet popujve tė Ballkanit.
 
Duke pasur konsiderata tė larta pėr institucionin qė pėrfaqėsoni, Ju lusim tė angazhoheni me urgjencė tek kėto institucione qė tė sigurojnė konfirmimin dhe njohjen ndėrkombėtare tė Statusit Pėrfundimtar tė Pavarėsisė sė Kosovės.
 
 
Prishtinė, 13.1.2006
 
Emri dhe mbiemri                       Institucioni                                 Nėnshkrimi
           
Arbėr Hadri                               Muzeu i Kosovės                              (Nėnshkrimet gjinden
Avni Kurshumliu                        KEK                                                nė dokumentacionin e
Azem Jaha                               Gjimnazi “Xhevdet Doda”                   Arkivit tė Institutit tė Historisė).
Bajram Shatri                           Sh. B. “Libri Shkollor”           
Beqir Hasangjekaj                     Fakulteti i K. Fizike
Dervish Qerreti              Fakulteti i Arkitekturės
Drita Gunga                              Instituti i Historisė
Edi Shukriu                              Fakulteti Filozofik
Emine Bakalli                           Fakulteti Filozofik
Faruk Salihu                             Instituti i Historisė
Fehmi Rexhepi              Instituti i Historisė
Frashėr Demaj              Instituti i Historisė
Gani Mehmetaj              Kosovafilm
Hajrullah Zaiti                Banka Ekonomike
Hamit Thaēi                              Fakulteti Filologjik
Hasan Ukshini              K.K Gjakovė
Haxhi Ferati                              Fakulteti Filozofik
Isa Bicaj                                  Instituti i Historisė
Isa Elezaj                                 Fakulteti i SHMN
Islam Krasniqi               Fakulteti Filozofik
Jusuf Bajraktari            Instituti i Historisė
Muhamet Mala              Fakulteti Filozofik
Muhamet Qerimi                       Fakulteti Filozofik
Muhamet Shatri             Instituti i Historisė
Muharrem Sopi              Fakulteti Filozofik
Musa Ahmeti                            Gjimnazi “Xhevdet Doda”
Pajazit Nushi                            Akademia e Shkencave dhe Arteve
Partizan Shuperka                    Fakulteti Ekonomik
Ramė Rexha                             N.SH.T “Ylli”
Rexhep Osmani            ish-Ministėr
Sabile Basha                            Instituti i Historisė
Sali Bashota                             Biblioteka Kombėtare
Salih Maqedonci                       UP                  
Selim Daci                               Fakulteti Filozofik
Shefqet Riza                             Sh. B. “Libri Shkollor”               
Shefqet Vokshi             Arkivi i Qyt.- Gjakovė
Shukri Fetahu               Fakulteti i Bujqėsisė
Skender Kaēiu              Fakulteti i Bujqėsisė
Sulltane Ukaj                            Instituti i Historisė
Teuta Shala                              Instituti i Historisė
Vehap Shita                             KMDLNJ
Ymer Jaka                               Fakulteti Filologjik
Zekeria Cana                            Instituti Albanologjik

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.