|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Kosova nė Vitin 2006

 
 

 Diplomacia shqiptare duhet tė kalojė nė ofensivė

 
 

 
18 janar 2006 /TN
 
- Ėshtė papėrgjegjėsi tė mos bėsh atė qė duhet tė bėsh nė kohėn e duhur dhe nė mėnyrėn e duhur -
 
Detyra tė mėdha dhe me  pėrgjegjėsi shtrohen sot pėr diplomacinė shqiptare. Po qe se ajo deri mė dje “ka heshtur” pozitėn e shqiptarėve jashtė kufijve tė tashėm administrativė tė Shqipėrisė, kėtė nuk mund dhe nuk duhet ta bėjė edhe sot. Diplomacia shqiptare do tė duhej,  nė mėnyrė aktive,  “tė pėrkujdesej” pėr fatet e shqiptarėve tė shkėputur “nga trungu kombėtar”. Ajo do tė duhej qė, mė nė fund, tė kuptojė “se nuk ka fqinjėsi tė mirė nė Ballkan”, por tė kundėrtėn, ajo do tė duhej tė ruhej dhe tė mbrohej prej kurtheve tė vendeve fqinje.
 
Shkruan: Esat SSTAVILECI, profesor i Universitetit tė Prishtinės
 
Siē ėshtė e njohur, nė ecjen kombėtare, nėpėr udhėt e historisė, shqiptarėt padrejtėsisht  “u ndanė”nė disa shtete dhe “u vendosėn”nėn sundimin e tė huajve. Madje,  ata u bėnė “pakicė kombėtare”nė trojet e veta etnike. Nė kėtė mėnyrė, duke “iu falenderuar” vendimeve tė kancelarive evropiane”,  shqiptarėt u bėnė “qiraxhinj nė shtėpitė e veta”.  Ata, edhe sot e kėsaj dite, janė me status i cili “u ėshtė imponuar”dhe, tė cilin ata, ”padashtas e kanė miratuar”.
 
Lufta   nė Kosovė, e cila pati pėr pasojė vendosjen e saj nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar,  konflikti nė Kosovėn Lindore i cili arriti “tė ndėrkombėtarizojė ” pozitėn denigruese tė shqiptarėve nė tri komunat Preshevė, Bujanoc e Medvegjė dhe lufta nė Ish/Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, e cila “nxjerri nė sipėrfaqe”qėndrimin armiqėsor tė maqedonasve ndaj shqiptarėve etnikė, veēsa “rrumbullakuan” pėrshtypjen se Evropa “nuk ishte e gatshme tė ndėrmerrte  asgjė pėr shqiptarėt”,  pėrderisa vetė ata nuk “do ta bėnin kėtė”.
 
Shqiptarėt, tė cilėt pėr njė kohė tė gjatė “ia dinin rendin heshtjes”, sikur “e mėsuan rendin e fjalės”. Ky aprim do tė duhej tė ndiqej edhe nga diplomacia shqiptare.
 
Me luftėn  nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore dhe nė Ish/Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, shqiptarėt, mė nė fund, sikundėr “u ndėrgjegjėsuan” pėr ndėrlikueshmėrinė e proceseve politike qė ndodhen me ta dhe pėr rreth tyre;pėr ndėrlikueshmėrinė e shkaqeve qė sollėn atė gjendje nė tė cilėn ata u ndodhėn dhe pėr ndėrlikueshmėrinė e masave qė u deshtėn tė ndėrmarrin pėr ta pėrballuar atė gjendje dhe,  pėrgjithėsisht,  pėr ta mbrojtur substancėn kombėtare tė tyre.
 
  
Pėr nevojėn  veprimit sa mė tė bashkėrenditur
 
Kohėve tė fundit, me tė drejtė,  flitet pėr nevojėn e veprimit sa mė tė bashkėrenditur tė faktorit shqiptar, me qėllim tė ndikimit tė drejtpėrdrejt tė tij nė “rrjedhat e kohės”.
 
Ajo qė do tė duhej tė ndėrmerrnin shqiptarėt “nė ecje me kohėn”do tė duhej tė ishin veprimet  racionale tė tyre. Nė kuadėr tė kėtyre veprimeve, unė shoh me shumė interes “vendosjen e rregullave tė komunikimit tė ndėrsjellė tė tyre nė trojet etnike shqiptare”. Prej shqiptarėve kėrkohet  qė tė vendosin raporte tė reja tė komunikimit ndėrmjet tyre, nė mėnyrė qė “tė paraqitėn me njė zė tė artikuluar”kur ėshtė  nė pyetje ēėshtja e Kosovės dhe ēėshtja kombėtare nė pėrgjithėsi.
 
Shqiptarėt deri mė dje kanė jetuar si “botė tė ndara”. Vėshtirėsitė nė raportet e deridjeshme tė ndėrvetshme tė shqiptarėve nuk mund tė pėrballohen pa  ndėrtimin e modeleve tė reja tė veprimeve tė pėrbashkėta  nė rrafshin kombėtar. Preokupim themelor i subjektit politik shqiptar ėshtė dhe  do tė duhej tė ishte ndryshimi,  nė mė tė favorshme ,  i pozitės sė shqiptarėve.  Kjo kohė do tė duhej tė shfrytėzohej pikėrisht si nxitje pėr ndėrmarrje tė veprimeve tė pėrbashkėta. Pėrgjithėsisht ėshtė  kohė e vetėdijesimit pėr t’i vėnė interesat kombėtare mbi ēfarėdo interesash tė tjera.
 
Shqiptarėt po kalojnė sot nė njėren prej periudhave tė tyre mė tė rėndėsishme, por dhe mė dramatike  tė historisė sė vet mė tė re si popull dhe si komb. Vetė gjendja nė tė cilėn ndodhet populli dhe kombi shqiptar, shtron domosdoshmėrinė e marrėveshjes  sė subjektit shqiptar “pėr ta drejtuar timonin” drejt objektivave kombėtare. Asnjė forcė politike nuk duhet tė jetojė nė iluzione se ka bėrė gjithė atė qė ėshtė pritur prej saj ose se ajo qė ka bėrė ėshtė e tėrė e kryer dhe e pėrkryer.
 
 
Populli dhe kombi shqiptar, nė tė kaluarėn e vet tė hidhur, ”ėshtė ngopur”me “deklarata”dhe “zotime”
 
Ai sot pret vetėm realizime. Koha nėpėr tė cilėn po ecin shqiptarėt sot,  nuk duhet  tė lėnė indiferentė asnjė prej forcave politike, nė mėnyrė tė veēantė diplomacinė shqiptare.   
 
Problemi ėshtė se si shqiptarėt mund “tė ecin bashkė”tė ndarė.
 
Ēėshtja shqiptare ende nuk shtrohet si njė dhe e bashkuar  dhe ky ėshtė boshti i problemit me shqiptarėt sot. Epilogu dihet:ēėshtja shqiptare jo vetėm qė nuk ėshtė zgjidhur si tėrėsi, por as nė pjesėt e copėzuara tė saj.
 
 Shqiptarėt ende “nuk kanė krijuar njė strumbullar rreth tė cilit do tė silleshin”. Kur hedhin hapin, nuk fikėsojnė qėllimin  e madh, prandaj “bėjnė gabime nė hapa”. Kosova duhet tė ruhet prej “gabimeve nė hapa”. Pėrcaktimet e pjesshme mund ta dėmtojnė tėrėsinė e ēėshtjes.  Pastaj, as  “vrapi nuk mund tė ndihmojė”, sepse ”ē’vlerė do tė ketė  vrapi, nėse  jeni nė rrugė tė gabuar?”.
 
Nė kohėn kur ēėshtja e Kosovės  pėrballet ende me sfida pėr tė ardhmen e saj, ndihet nevoja pėr njė konsensus brendashqiptar pėr tė dalė si njė komb politikisht i konsoliduar. Njeriu mund t’i rezistojė pothuaj gjithēkaje kur ėshtė i bashkuar. Me tė drejtė thuhet se “I vetmi njeri qė mund tė ndryshojė mendjen, ėshtė ai qė ka njė mendje”. Ka edhe njė mendim tjetėr qė e plotėson tė parin:”Nuk kanė fajė sytė kur mendja nuk shikon”.

 
E ardhmja e Kosovės duhet tė korrespondojė me tė ardhmen e shqiptarėve
 
E ardhmja e shqiptarėve duhet tė zhvillohet nė dy drejtime  kryesore.
 
E para, nė integrimin e plotė tė kombit shqiptar nė qytetėrimin perėndimor.
 
E dyta, nė zhvillimin e mėtejshėm tė entitetit dhe identitetit etnopolitik tė tij drejt bashkimit kombėtar.
 
Pėrderisa popujt fqinj kanė zhvilluar propagandė shumėvjeēare kundėrshqiptare,  shqiptarėt pėrgjithėsisht, ndėrsa diplomacia shqiptare veēanėrisht, nuk i kanė dalė zot ēėshtjes sė vet. Kanė vazhduar “tė ecin vetėm”, edhe pse u ėshtė kėrcėnuar rreziku se do ta humbasim rrugėn.
 
Duke vepruar kėshtu, bashkėsia ndėrkombėtare ka mbajtur njė gjykim shpėrfillės ndaj tyre : nuk i ka pėrfillur si njė njėsi kombėtare,  historike,  gjeografike, ekonomike e kulturore dhe kėtė shqiptarėt edhe vetė e kanė miratuar, duke heshtur nė kohėn kur duhej tė flisnin.       
 
Ėshtė kohė e fundit qė shqiptarėt tė “mėsojnė” rendin e fjalės. Nė njė fjali tė urtė thuhet se “Ujėrave qė nuk ecin dhe njerėzve qė nuk flasin nuk mund t’iu besohet”.         
 
Nė mungesė tė Ministrisė sė Jashtme dhe tė zyrave tė Kosovės nėpėr botė, institucionet e Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e saj  dhe gjithė ata qė mund tė ndihmojnė Kosovėn duhet “tė sillen mė shumė rreth botės”, nė kohėn kur bota “po sillet rreth Kosovės”.
 
Do tė ishte shumė i gabuar gjykimi se sikur “gjithēka ka pėrfunduar me Kosovėn”, nė kohėn kur posa ėshtė hapur “dosja e saj”. Komunikimi me qendrat e vendosjes, takimi me diplomatė me ndikim dhe avokimi pėr pavarėsinė e Kosovės janė sot prioritete tė gjithė diplomacisė shqiptare.
 
Ēdo neglizhim i saj i ēėshtjes sė Kosovės mund tė prodhojė pasoja tė pariparueshme jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr gjithė ēėshtjen shqiptare.
 
Ėshtė papėrgjegjėsi tė mos bėsh atė qė duhesh tė bėsh nė kohėn e duhur dhe nė mėnyrėn e duhur.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.