|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Cili do tė jetė roli i ri i EUMIK-ut nė Kosovė?

 
 

 
17 janar 2006 /TN
 
Shkruan: Fadil MALOKU, sociolog
 
1. UNMIK-u, sipas gjitha parametrave ekonomik, politik, juridik e parasegjithash te atyre te sigurisė ka dėshmuar se edhe pas gjashtė viteve nuk e ka pėrmbushur misionin e vete te cilin ia kishte parashtruar me tė  ardhur nė Kosovė.

Arsyet janė tė shumta, dhe kėto arsye janė tė natyrave te ndryshme, ashtu siē janė identifikuar nė vija tė trasha: neglizhenca e papėrshkruar burokratike; heterogjeniteti etnik, racor dhe ai i mentaliteteve tė theksuara dalluese kur janė nė pyetje misionet e tilla; mandati i padefinuar qė ka shkaktuar anatemimin dhe paragjykimin e skajshėm dhe parasegjithash joefikasiteti qė ta ndėrtojė njė kapacitet tė mjaftueshėm tė njė infrastrukture efikase e cila me sukses tė pakontestueshėm o tė mund t’i kundėrvihej plagės sė vjetėr tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit.

U pėrmendėn kėto shkaqe tė kėtij misioni, me qėllim qė tani pas largimit tė tij organizatat tjera qė do tė instalohen tani nga Evropa tė mos i pėrsėrisin gabimet e njėjta sikurse UNMIK-u-. Ngaqė, sipas te gjitha gjasave mandati i kėtyre organizatave rajonale tė Evropės, do t'i adresohet "standardeve " tė reja tė cilat Kosova duhet t'i pėrmbush me qėllim tė pėrgatitjes sė ID-sė sė saj pėr t’u kyēur nė integrimet e reja Evropiane.

Fitohet pėrshtypja qė kėto mekanizma (qė ende nuk janė definuar decidivisht as nga Brukseli) do tė duhej tė kudeseshin qė kredibiliteti i tyre te mos anatemohet, pra edhe tė mos kontestohet ashtu siē ndodhi me UNMIK-un.

Mirėpo, udhėzimet e deritanishme tė Grupit tė Kontaktit pastaj ato tė Kai Aides, si edhe anekset tjera shtesė (qė pėr mendimin tone ishin njė testim shtesė pėr palėn kosovare dhe ate serbe) flasin padyshim edhe pėr njė prezencė tė re tė modifikuar ndėrkombėtare nė Kosovė edhe pas vėnies sė kornizave bazė (aludimi nė statusin e ardhshėm pėr njė koncept shumė tė pasqaruar dhe shumė eufemist pėr reduktimin e sovranitetit shtetėror pėr njė mandat prapė tė pacaktuar kohor?!), tė cilat nuk mund tė negociohen.

2. Kjo prezencė, gjykojė qė i adresohet sidomos: Sektorit te mbrojtjes, qė prap ka tė bėjė me sigurinė qytetare dhe ate etnike nė mėnyrė qė edhe njė herė tė testohen shkalla e gatishmėrisė dhe e pregaditjes sė kėtij diskursi pėr tė konkurruar tė themi kushtimisht me standardet qė mbretėrojnė aktualisht ne Evropė.
 
Roli i kėtyre mekanizmave , padyshim qė ėshtė dizajnuar nė atė mėnyrė qė ai tė ketė rolin e kėshillėdhėnėsit apo monitoruesit, nė mėnyrė qė tė bėhet lehtėsimi i integrimit gradual i institucioneve kosovare ne mekanizmat Evropian.: Sektori sigurisė kolektive, qė ka tė bėjė me prezencėn e mėtejme tė NATO-s nė rajon, qe pėr disa naiv politik ndėrlidhet vetėm me interesat qė NATO i projekton nė Ballkan, duke pėrjashtuar interesat e saj vitale nė viset tjera nė rruzullin tokėsor si p.sh. nė Irak, Afganistan, etj..

Ėshtė evidente qė roli i SHBA-ve nė KFOR, ėshtė i pakontestueshėm, edhe pėr shkak se shqiptarėt e Kosovės kanė treguar dhe dėshmuar njė lojalitet blanko do tė thosha kur janė nė pyetje vlerat e perėndimit nė kėtė pjesė tė botės. Kėtė e dėshmojnė analizat dhe studimet e opinionit publik nė Kosovė gjatė kėtyre viteve tė kėsaj prezence.

Prezenca ndėrkombėtare, padyshim qe ndėrlidhet edhe me sigurinė rajonale ndėretnike, ngaqė problemet e shfaqura si ne Bosnje, Maqedoni e po ashtu edhe ne Serbi e Mal te se bashku me Kosovėn, ende nuk kanė indikacione tė mjaftueshme tė qetėsisė sė pasioneve etnike edhe pėr njė kohė.

Konsiderojmė, qė prania e kėtyre mekanizmave nė rajon janė njė garancion solid pėr investimet e ardhshme nga perėndimi. Hyrja nė procesin e statusit tė ardhshėm nuk nėnkupton hyrjen nė fazėn e fundit, por nė fazėn e radhės tė pranisė ndėrkombėtare, thuhet ne gjitha raportet ndėrkombėtare.
 
Ajo ēka ėshtė paradoksi me i madh i gjithė kėtij prejudikimi ėshtė naiviteti i tepruar i diskursit politik Kosovar, e pėr tė qenė edhe mė i saktė sidomos i atij juridik dhe ai i institucioneve, pra ai i infrastrukturės sė re demokratike, qė kėto “sugjerime i gėlltitė”pa asnjė reserve tė theksuar, vetėm e vetėm qė tė ruajė pozicionet e fituara me votėn e qytetarėve tė sajė ende tė pavėmendshėm pėr rolin e tyre nė shoqėrinė e re demokratike. Ndėrkombėtarėt, natyrisht bėjnė "incizimin" e situatės nė teren dhe bien vendime te cilat shquhen me koherencėn e interesave tė tyre afatgjata nė rajon dhe me gjėrė.

3. Por ēka ėshtė interes kombėtar i Kosovės nė kėtė rast? Pėr shumicėn e ekspertėve lokal ky ėshtė ndėrtimi i njė infrastrukture tė fortė demokratike, ku do tė sundonte forca e ligjit e jo ligji i forcės ashtu siq ėshtė aktualisht raporti. Pastaj, ngritja e kapaciteteve apo resurseve humane njerėzore (Kosova ėshtė vendi me i ri me moshė nė rajon ). Si edhe siguria kolektive e cila do tė udhėhiqej nga NATO-ja.

Pse ne Kosove ėshtė e paraparė prania e mekanizmit ndėrkombėtar edhe pas definimi tė statusit politik? Duket qė gjithnjė e mė shumė “standardet mbi Kosovėn” u dėshmuan si Projekt i eurokratėve tė Solanės qė tė ardhmen virtuale tė kėtij rajoni bėjnė pėrpjekje ta konceptojnė para sė gjithash:

a/si pėrpjekje pėr ta globalizuar atė njėherė nė mėnyrė qė komb-shtetet ekzistuese tė nisin tė marrin prerogativat e njė entiteti tė ri por ende tė papėrcaktuar politik:

b/ si Projekt ku do tė provohet reduktimi i dukshėm i sovranitetit ekzistues shtetėror nė mėnyrė qė rolin e sovranit ta zėvendėsojnė mekanizmat e pėrkohshėm ndėrkombėtar, dhe nė fund :

c/ si njė proces afatgjatė ku do tė ushtrohet njė denacionalizim i plotė nė mėnyrė “integrimi (i identifikuar si) paneuropian” qė ėshtė hartuar nė pėrputhje me paralajmėrimet e hershme tė “Agjendės 2000” tė fillojė tė fuqizohet si pjesė e re e periferisė sė quajtur Ballkan Perėndimor.

4. Projektet nacionale politike tė elitave aktuale politike nga i gjithė rajonit qė po bėjnė pėrpjekjet e fundit pėr t’u pėrballur me tė ashtuquajturin proces integrues nė mega Projektin e quajtur Unionin Evropian, janė vetėm njė “karotė” joshėse pėr ta qetėsuar gjendjen dhe sigurinė e rajonit dhe asgjė mė tepėr! Ngaqė, Unioni Evropian, tani edhe me krizėn e mosdeklarimit tė francezėve pro UE, nė njė mėnyrė ėshtė shndėrruar edhe mė tej nė njė lloj utopie tė llojit tė vetė sidomos pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, edhe pėr nja dy dekadat e ardhshme.

Kur ėshtė nė pyetje Kosova, referencat qeveritare dhe ato joqeveritare qė po rekomandojnė njė lloj tė “pavarėsisė sė kushtėzuar” pikėmbėshtetjen e vetė e kanė pikėrisht nė kėtė Projekt. Kurse si imperativ tė vetėm kanė neutralizimin e mllefit dhe tė pakėnaqėsive tė elitave dhe opinionit si edhe pėr ta ruajtur apo neglizhuar procesin e pacifikimit tė institucionit tė shtetit nė proceset e ardhshme integrative nė kėtė rajon.

Ndėrkaq, fitohet pėrshtypja qė deklarimet e kėtyre ditėve tė Ahtisarit dhe Solanės sidomos lidhur me “ngadalėsimin e procesit tė pėrmbushjes sė standardeve”nė njė mėnyrė apo nė’ njė tjetėr kane tė bėjnė edhe me procesin e “ngadalėsimit tė pavarėsisė. Pėr shumicėn e painformuar kjo qasje duket naive dhe hipotetike, por nė esencė ėshtė e vėrtetė edhe me vetė faktin se: laboratorėt e eurokratėve tė Solanės e kanė tė elaboruar gjerė nė detaje jo vetėm procesin e “pavarėsisė sė Kosovės” por edhe rirregullimin e gjithė Ballkanit Perėndimor.

Nė tė vėrtetė, kėta strategė tė Brukselit nė fazėn e parė kanė paraparė njė tė ashtuquajtur “qasje komplementare” tė identifikuar si proces i asocim stabilizimit, ku fillimi i procesit tė identifikuar si “integrim”parashihet tė ndodhė jo nė mėnyrė individuale (veē e veē secili shtet) por nė mėnyrė kolektive (i gjithė Ballkani Perėndimor) me minus Sllovenin dhe plus Serbinė.

Pėr Kosovėn, kur tė ndėrlidhet procesi i “ngadalėsimit tė pėrmbushjes sė standardeve”, me procesin e joshjes sė Serbisė nė mekanizmat e NATO-s, pastaj me prolongimin e kyējes sė Kroacisė dhe tė Maqedonisė nė UE: si edhe definimin e qėndrimit tė prerė tė Malit tė Zi rreth pavarėsimit tė tij nga Serbia, bėhet e qartė se kėta Projektant tė Brukselit si qėllim tė vetėm kanė atė qė u pėrmend mė lartė.

Pra krijimin e njė surrogati shtetėror tė zhveshur pothuajse tėrėsisht nga sovraniteti, nė mėnyrė qė “pavarėsia e kushtėzuar” tė rikomponohet sa mė bindshėm nė tėrė kėtė mozaik procesesh dinamike.

5. Gjitha bisedimet apo negociatat trepalėshe, padyshim qė do tė udhėhiqen nga kėto premisa tė kėtij Projekti tė pagėzuar me emrin “Agjenda 2000”. E ashtuquajtura “Agjenda 2000” , nė mes tjerash Ballkanin Perėndimor e parasheh nė mėnyrė decidive si rajon tė ish Jugosllavisė (si potencuam: minues Slloveninė dhe plus Shqipėrinė), ndėrsa shtet kombet (apo entitetet nesėr) aktuale si nėnrajone tė cilat duhet afirmuar sipas njė sistemi konfederal qė ofron perspektivė tė qėndrueshme dhe stabile pėr tė ardhmen e Evropės.

Poqese nisemi nga korniza globalizuese e politikės, atėherė qė padyshim kėtu kemi tė bėjmė me procesin e nisur tė denacionalizimit (jo tė denacionalizimit tė sferės ekonomike), i cili prejudikon njė fragmetarizim tė theksuar tė gjitha segmenteve qė e bėjnė identitetin e shtetit.

Ajo ēka ėshtė mė interesante nė tėrė kėtė diskurs padyshim qė ka tė bėjė me :shkallėn e gatishmėrisė sė qeverisė aktuale Kosovare pėr t’u pėrballur me kėto sfida dhe projekte tė eurokratėve tė Brukselit?

Dyshimet rritėn edhe mė shumė kur tė kihet parasysh qė qeveria e Kosovės nga shumė analist dhe opinioni i gjerė Kosovarė ėshtė identifikuar si qeveria: mė joprofesionale dhe mė e mė e papregaditur. Nė kėtė drejtim, duke mos qenė tė prirur tė jemi kritikues tė ashpėr fitohet pėrshtypja qė kjo qeveri, (anipse dorėn nė zemėr nė kuadėr tė sajė ka ekspert tė shquar qė sigurisht kanė njohuri se si do tė rekonstruktohet kjo hapėsirė dhe si do tė organizohet jeta e qytetarėve tė kėtyre vendeve) dhe kjo presidencė e butė me tė gjitha institucionet aktuale tė dalura gjatė periudhės sė fundit nuk do tė mund t’u bėjnė ballė sfidave tė pregaditura nga eurokratėt e Brukselit, qė pasė vetės kanė njė eskadrilė tė tėrė ekspertėsh dhe Projektesh tė detajizuara deri nė imtėsira.
 
Kosova, si duket pėr herė tė dytė po futet nė sallėn e operacionit tė Brukselit dhe tė Washingtonit, ndėrsa kirurgėt tanė me sa mund tė hetohet akoma skalpelin e kanė aq tė topitur sa qė vėshtirė qė do tė mund tė asistojnė nė kėtė operacion tė vėshtirė. Nė ndėrkohė koha po kalon...Tė shohim a po troket pavarėsia e premtuar?

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.