|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Etika dhe politika

 
 

 
17 janar 2006 /TN
 
Shkruan: Edita Kuci – UKAJ
 
Ndarja e dy sferave etikė/politikė, nė dimensionet e organizimit tė jetės shoqėrore, ka ndodhur nė mesjetėn e hershme, sė paku nė princip. Ndėrsa nė teori, ideja e koekzistencės sė kėtyre dy sferave, predetorminojnė edhe dy momente fundamentale nė jetėn e njė shoqėrie, duhet tė kenė pikėtakime, si dy lidhje pa tė cilat shoqėria apo kombi dot nuk mund tė ecė normalisht.
 
Andaj edhe nė proceset e pėrgjithshme qė po zhvillohen sot, krijohet pėrshtypja se pa kėto dy komponentė vėshtirė tė ecet dot para, sado qė duket se janė tė ndara. Me qe nė kontekstin e gjendjes shqiptare, nė parim nuk ka pasur dialog publik pėr kėto dy ēėshtje, nė realitet, pas realiteteve tė krijuara, kėto dy sfera duhet tė ndėrlidhėn nė dimensionet e konstulacionit politik institucional.
 
Dihet se njė shoqėri qė tė funksionojė, qytetarėt duhet tė kenė disa vlera tė pėrbashkėta, apo ato tė krijojnė njė sistem tė pėrbashkėt tė vlerave tė pranueshme pėr tė gjithė. Cdo shoqėri civile duhet tė posedojė kėsisoj bazat e vlerave, njė etikė, ku pėrcaktohen disa parime mbi tė cilat do tė trajtohen vlerat e pėrgjithshme mbi njėri/tjetrin.
 
Ēdo ndėrtim i shoqėrisė eshte kodifikuar me etikėn nė ligje, tė cilave qytetarėt duhet t,i pėrmbahen. Nė ketė rast, ėshtė me rėndėsi tė theksohet se ne shqiptarėt e kemi pasur “Kanunin e Lekė Dukagjinit”, si njė lloj kushtetute, sipas tė cilės ėshtė kodifikuar njė rregullim shoqėror. Kėtyre ligjeve kanunore shoqėria shqiptare u ėshtė pėrmbajtur, ashtu si vlerave, etika qė i ka pėrcaktuar deri nė shek. XX.
 
Madje, nė rajone tė ndryshme shqiptare, ende zbatohen kėto ligje, por qė tashmė kanė marrė konotacione primitive, ultra konzervative. Nga kjo rezulton pyetja qė kėrkojnė pėrgjigje. Ēka do tė ndodhte, apo ku do tė ishin sot shqiptarėt, nėse nuk do tė kishin Kanunin e Lekė Dukagjinit? Pyetja mbase duhet tė jetė komplekse nė rrethanat nacionale, nėpėr tė cilat kaloj etnia jonė. Sigurisht se pa etikė nuk do tė kishim komb.
 
Ėshtė mė rėndėsi tė potencohet se nga etika janė bėrė ligje dhe etika e ndėrton njė lidhje me politikėn nė shumė raste. Fjala “e drejta” burimin e ka nga etika, mbase edhe pėrdoret shumė nė dimensionet politike. Nėse shteti, institucionet, religjioni dhe komunat do tė garantojnė qė drejtėsia tė realizohet, politikanėt duhet tė dinė se cilat vlera janė ato qė t,u garantojnė tė gjithėve drejtėsi. Nėse flasim pėr fėmijėt, politikanėt duhet tė dinė se cilat vlera fundamentale duhet t,u garantojnė fėmijėve, p.sh.
 
jetėn, shėndetin, diturinė, lirinė, tė vėrteten etj. Nėse mungon njohuria pėr vlerat nga politikanėt, atėherė janė vetėm fjalė tė thata dhe drejtėsia dhe tė drejtat nuk vlejnė nė realitet. Ėshtė mė rėndėsi qė partitė tregojnė se ēfarė etike kanė, mbi tė cilat vlera bazohen dhe mbi tė cilat vlera tė pėrbashkėta veprojnė.
 
Vlerat mund tė definohen nė bazė tė pyetjeve se cka ėshtė me e rėndėsishmja pėr individin, pėr tė gjithė dhe pėr shoqėrinė nė tėrėsi. Vlerat e pėrbashkėta tė njė shoqėrie perėndimore janė: jeta, vlerėsimi i njeriut, dashuria, e vėrteta, liria, kultura e tradita, dituria, ambienti i shėndoshė etj.
 
Tek shqiptarėt kėto vlera tė Perėndimit nuk zbatohen, si pėr shembull, vlerėsimi i njeriut, dituria, dashuria dhe ambienti i shėndoshė. Ndoshta pėr faktin se shqiptarėt kanė  qenė tė vuajtur me shekuj dhe, kėshtu kėto vlera mė tė rėndėsishme ende janė jo nė shkallė tė kėnaqshme.
 
Ekziston njė fondament etike pėr tė drejtėn, qė nuk mund tė tėrhiqet nga vendimmarrjet politike, tė cilat ekzistojnė nė njeriun, pa marrė parasysh prejardhjen kulturore. Ky fondament pėr tė drejtėn, nė dimensionet e integrimeve perėndimore, buron nga sferat etike dhe e drejta natyrale krishtere, tė cilat qė 2000 vjet janė tė pranishme nė ligjet perėndimore, mbase si tė kėtilla pėrcaktojnė politikat nacionale.
 
Tė marra nga historia, tashmė janė manifestuar nga Magna Charta, deri tek deklaratat e lirisė nė Europė, SHBA dhe OKB. Kjo ėshtė njė etikė realiste, qė posedon vlera fundamentale (jetė, shėndet, relacione, dituri, prosperitet, vlera kėto qė sot i duhen gjithė civilizimit, e nė ketė fazė tė konsolidimit tė ndėrtimit e tė funksionimit tė shtetit juridik, tė bazuar nė disa vlera e principe tė pėrbashkėta). 
 
Kėto vlera, tė gjithė qytetaret kanė tė drejtė t,i pėrjetojnė dhe t,i realizojnė, natyrisht me obligimin qė edhe tjetrit t,i lejohet t,i pėrjetojė. Nė realitetin nacional shqiptar, kujtoj se ėshtė moment imediat tė trajtohet kjo ēėshtje, duke nxjerrė premisa tė nevojshme nė rrugėn e shtetėformimit, ku duhet tė krijojmė vlera tė pėrbashkėta, nė principe e nė baza tė politikės sė vlerave europerėndimore, tė lashta 2000-vjeēare, pjesė e tė cilave nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr jemi edhe ne si komb.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.