|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Strategjia e arsimit parauniversitar mundėson realizimin e arsimit cilėsor pėr tė gjithė fėmijėt tanė

 
 

 
17 janar 2006 /TN
 
Agim VELIU
Ministėr i Arsimit,  Shkencės dhe Teknologjisė
 
Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Tekonologjisė e Kosovės ka filluar hartimin e Strategjisė afatmesme tė Arsimit Parauniveristar pėr vitet 2007-2017 pėrmes njė procesi gjithėpėrfshirės, me pjesėmarrje tė gjerė tė specialistėve, prindėrve, donatorėve dhe tė gjitha palėve tė interesuara, qė ka pėr qėllim tė kontribuojė nė zhvillimet e pėrgjithshme demokratike nė Kosovė, drejt krijimit tė njė shoqėrie tė bazuar nė dijen dhe nė vlerat e lirisė, demokracisė dhe tė qytetarisė, e gatshme pėr t’u pėrfshirė nė proceset integruese dhe e aftė tė sigurojė arsim cilėsor dhe reformim tė vazhdueshėm.
  
Nė Kosovė, qė ka vetėm 6 vjet nga lufta dhe shkatėrrimet, sistemi i arsimit paraqet njė ndėr shtyllat mė tė fuqishme pėr zhvillimin e pėrgjithshėm ekonomik, shoqėror dhe politik. Arsimi ėshtė fusha mė e ndjeshme e jetės e cila simbolizon pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė mbijetuar si komb e shoqėri nė prag tė shekullit XXI, kur u rrezikua qenia kombėtare. 
 
Megjithėse arritjet nė arsimin e Kosovės nė kėto pak vite janė tė pranishme, si rezultat i pėrpjekjeve tė shumta tė bėra nga institucionet kosovare; Qeverisė, Ministrisė sė Arsimit dhe drejtorive komunale, sistemi arsimor i Kosovės gjendet pėrballė vėshtirėsive tė ndryshme nė procesin e transformimeve qė kanė filluar pasluftės.
 
Angazhimi dhe puna nė Ministrinė e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT), paraqet vazhdimėsinė e pėrpjekjeve pėr tė zhvilluar arsimin duke u bazuar nė kapacitetet buxhetore dhe nevojat qė mund tė plotėsohen nė bazė tė pėrparėsive qė do tė pėrcaktohen nė Strategjinė afatmesme tė arsimit parauniversitar pėr vitet 2007-2017. Ky ėshtė njė moment historik pėr arsimin kosovar i cili kalon nė njė fazė tė re zhvillimore, nė atė tė planifikimit strategjik afatmesėm.
 
Procesi i hartimit tė Strategjisė mbėshtetet nė arritjet e deritanishme. Ndėr sukseset e MASHT gjatė vitit 2005 nėnvizojmė; pėrmbyllja e ciklit tė parė tė zhvillimit tė programeve shkollore nė tė gjitha nivelet e shkollimit parauniversitar, si nė arsimin e pėrgjithshėm, ashtu edhe nė arsimin profesional, pėrfundimi i buxhetimit tė Strategjisė zhvillimore pėr arsimin e lartė, fillimi i procesit tė hartimit tė Strategjisė pėr arsimin parauniversitar, transferimi i studentėve tė Universitetit tė Tetovės nė Fakultetin e Mjekėsisė tė UP-sė, aplikimi i MASHT qė edhe Kosova tė bėhet pjesė e Zonės Evropiane tė Arsimit tė Lartė dhe tė Zonės Evropiane pėr Hulumtime, pėrmes anėtarėsisė sė plotė tė saj nė Procesin e Bolonjės, nėnshkrimi i Memorandumit tė mirėkuptimit me UP-nė dhe MEF pėr menaxhim me mjete vetanake, nėnshkrimi i i Kontratės kolektive me SBASHK-un  duke ofruar zgjidhje tė pranueshme bazuar nė mundėsitė buxhetore tė Qeverisė sė Kosovės, procesi i zgjidhjes sė problemeve nė UP, vazhdimi i bashkėpunimit me partnerėt dhe donatorėt e MASHT si rezultat i tė cilės ėshtė nėnshkrimi i rreth 30 memorandumeve e kontratave tė bashkėpunimit, pėrfundimi i ndėrtimit tė 14 objekteve tė reja shkollore (9 shkolla fillore dhe 5 shkolla tė mesme) nė vlerė mbi 6,5 milion Euro si dhe renovimi i disa shkollave nė vlerė mbi 4,1 milion Euro, etj.
 
Procesi dhe mė pas zbatimi e monitorimi i Strategjisė do tė drejtohet nga Kėshilli i Ekspertėve tė Arsimit Paruniveristar i cili nė pėrbėrje tė tij ka ekspertė tė arsimit, pėrfaqėsues tė organizatave donatore, tė shoqėrisė civile, tė minoriteteve e tė MASHT.
 
Ndėrsa disa nga arritjet kryesore tė deritanishme, por qė ende nuk janė zgjidhur pėrfundimisht dhe ka vėshtirėsi nė kapėrcimin e tyre, tė cilat do tė pėrbėjnė edhe objektin e shqyrtimit tė mėtejshėm nga grupet punuese, janė:
 
Infrastruktura fizike
 
MASHT, brenda mundėsive ka punuar shumė edhe nė sigurimin e infrastrukturės sė nevojshme fizike – hapėsirės shkollore dhe tė pajisjeve tė nevojshme pėr njė proces sa mė optimal arsimor. Nė kėtė drejtim janė shfrytėzuar mjetet e buxhetit tė Kosovės (rreth 7 milion Euro) apo edhe programe tė ndryshme tė pėrbashkėta me partnerė ndėrkombėtarė si Banka Botėrore, Komisioni Evropian, Programi finlandez pėr mbėshtetjen e arsimit kosovar, etj.
 
Por edhe sot e kėsaj dite, sipas statistikave tė MASHT, nė Kosovė ka vetėm 0.4-0.8 mpėr nxėnės. Nė raportin pėr fillimin e vitit shkollor 2005/2006 ėshtė theksuar se megjithėse mėsimi ka filluar normalisht dhe nuk janė vėrejtur mangėsi tė theksuara, ėshtė konstatim i pėrgjithshėm se arsimi nė tėrė Kosovėn ballafaqohet me mungesėn e objekteve shkollore, infrastrukturės, inventarit, etj.
 
Integrimi i komuniteteve
 
Nė kėtė fushė, MASHT ka vazhduar me masa tė cilat ngrisin nivelin e cilėsisė dhe tė integrimit tė komuniteteve joserbe. Nė anėn tjetėr, do tė punohet, nė bashkėpunim me UNMIK-un dhe partnerė tė tjerė nė integrimin e komunitetit serb dhe nė shuarjen e strukturave paralele. Tė gjitha kėto masa do tė zbatohen nė atė mėnyrė qė tė sigurojnė integrimin e serbėve por edhe do tė jenė nė funksion tė arritjes e tė plotėsimit tė pjesės qė ka tė bėjė me komunitetet nė “Standardet pėr Kosovėn".
 
Do tė vazhdojė bashkėpunimi me UNICEF nė integrimin e komunitetit serb pėr zhvillimin e planprogrameve mėsimore. Do tė inkurajohet shtrirja e programeve tė ndryshme mbėshtetėse nga partnerė ndėrkombėtarė edhe nė institucionet arsimore qė e zhvillojnė mėsimin nė gjuhėn serbe. MASHT ėshtė e hapur dhe e gatshme qė minoriteteve t’u sigurojė arsim cilėsor e tė barabartė sikurse edhe fėmijėve tė tjerė, duke shmangur ēdo lloj diskriminimi.
 
Aftėsimi i mėsimdhėnėsve
 
Gjatė viteve tė pasluftės ėshtė punuar shumė nė ofrimin e programeve tė shumta tė trajnimit nė qasje tė reja tė punės nė shkollat tona. Megjithatė, ėshtė vėrejtur mungesa e koordinimit tė mirėfilltė tė kėtyre pėrpjekjeve qė ka rezultuar nė pėrsėritjen e dyfishimin e programeve nė shkollat e Kosovės. MASHT do ta pėrfshijė nė Strategji aftėsimin afatgjatė tė mėsimdhėnėsve, me qėllim qė tė shėrbejė si pikė qendėrzuese pėr bashkėrenditjen e pėrpjekjeve tė shumta nė kėtė aspekt.
 
Arsimi profesional
 
Gjatė kėtyre viteve arsimi profesional ka pasur mbėshtetje edhe disa nga organizata donatore dhe zhvillimin e kėsaj dege tė arsimit tė mesėm, si njė nga prioritetet e punės sė MASHT pėr tė ndihmuar nė zhvillimin e ekonomisė kosovare. Njė prej rezultateve tė kėsaj konference tė suksesshme ishte edhe shqyrtimi i Strategjisė sė MASHT tė arsimit profesional e cila tashmė ėshtė e pėrgatitur dhe do tė integrohet si njė veprimtari shumėpėrmasore dhe gjithėpėrfshirėse nė Strategjinė afatmesme.
 
MASHT pėrveē Konferencės Ndėrkombėtare pėr Arsimin Profesional, ka organizuar vitin e kaluar Javėn e arsimit pėr tė gjithė si dhe nė bashkėpunim me Qeverinė e Kosovės dhe partnerė ndėrkombėtarė, pėr herė tė parė ka mbajtur panairin “Edukos” qė ishte Festivali i mėsimit gjatė gjithė jetės.
 
Bashkėpunimi me partnerėt
 
Gjatė kėtyre viteve MASHT ka bashkėpunuar me partnerė tė ndryshėm, si: GTZ (Agjenci prijėse nė AP), Swisscontact, Zyra Ndėrlidhėse e Luksemburgut, Atlas Logistique, OSBE, Programi Kanadez pėr Aftėsimin e Mėsimdhėnėsve Kosovarė (KEDP), CIDA kanadeze, Mbėshtetja Finlandeze pėr Zhvillimin e Arsimit Kosovar (FSDEK), UNICEF, Banka Botėrore, AER, CRS, etj. Partneriteti me agjensione tė ndryshme ėshtė element kryesor pėr sendėrtim tė suksesshėm tė objektivave tė mėdha qė i kemi vėnė vetes. Krahas mjeteve financiare, kėto partneritete sigurojnė edhe pėrvojat e standardet e vendeve perėndimore tė cilat i synon arsimi kosovar.
 
Pėrfshirja e ekspertėve vendorė e ndėrkombėtarė nė veprimtarinė e MASHT
 
Me qėllim tė sigurimit tė cilėsisė sė programeve tė veta, prej themelimit tė saj, MASHT ėshtė orientuar nė pėrfshirjen sa mė optimale tė ekspertėve jashtė Ministrisė. Krahas ekspertizės sė konsiderueshme, angazhimi i ekspertėve tė jashtėm ka siguruar edhe monitorim dhe krahasim tė programeve dhe rrjedhave nė arsimin tonė me rrjedhat pėrkatėse nė Evropė e mė gjerė.
 
Kjo, nė njerėn anė, e bėn MASHT-in tė hapur pėr bashkėpunim, ndėrsa nė anėn tjetėr, aktivizon ekspertizėn vendore pėr pėrparimin e proceseve arsimore nė Kosovė. Krahas kėsaj, pėrfshirja kaq e madhe e drejtėpėrdrejt e potencialeve vendore siguron mė shumė qėndrueshmėri tė programeve tona nė zbatimin e Strategjisė.
 
Pėrmirėsimi i vazhdueshėm i planprogrameve
 
Plan programet kanė qenė njė nga objektivat e para tė rimėkėmbjes sė arsimit kosovar pasluftės. Nė vitin 2001 u hartua korniza kurrikulare, e cila pėrbėn njė nga dokumentet mė tė mira qė trashėgon kėto vite arsimi kosovar. Nė realizimin e kornizės kurrikulare filloi hartimi i planprogrameve tė reja ku janė shėnuar disa suksese. Nė kėtė drejtim ka funksionuar edhe vlerėsimi i fundit qė Instituti i Edukimit i Universitetit tė Londrės i ka bėrė procesit tonė tė zhvillimit dhe zbatimit tė planprogrameve gjatė muajve mars – qershor tė vitit 2005.
 
Rezultatet e kėtij vlerėsimi kanė vėrtetuar besimin tonė pėr ecjen nė rrugė tė drejtė, por nė tė njėjtėn kohė, edhe na shėrben si mekanizėm i ēmueshėm pėr kahjet dhe rrugėn e zhvillimit tė mėtejshėm tė kėtij procesi. Ky vlerėsim, po ashtu mund tė shihet edhe si pjesė e pėrgatitjeve tona pėr tė hyrė nė vlerėsime tė tjera tė sistemeve arsimore nė rajon e mė gjerė, siē ėshtė pėr shembull PISA (Programme for International Student Assessment).  
 
Ne jemi tė vėtėdijshėm se ēdo masė reformuese nė sistemin arsimor do tė mund tė ketė suksesin e pritshėm kur sigurohen dhe zhvillohen burimet dhe kapacitetet njerėzore, prandaj edhe besojmė shumė se procesi pėr hartimin e Strategjisė do tė kontribuojė nė ndėrtimin e kapaciteteve, do tė rritė shkallėn e pėrgjegjėsisė te tė gjithė punonjėsit e arsimit, do t’i bėjė ata tė vetėdijshėm pėr rolin qė kanė.
 
Procesi pėr hartimin e Strategjisė pėr arsimin parauniversitar ėshtė gjithpėrfshirės
 
MASHT ka pėrgjegjėsinė shtetėrore pėr tė siguruar njė arsim cilėsor pėr tė gjithė fėmijėt nė Kosovė dhe e konsideron kėtė si njė investim pėr tė ardhmen. Nga ana tjetėr MASHT e sheh arsimin si njė shėrbim publik pėr tė gjithė qyetarėt e saj si taksapagues, pėr tė ndėrtuar njė sistem arsimor tė zhvilluar dhe qė synon tė integrohet nė atė tė vendeve tė qytetėruara, prandaj nė kėtė proces tė hapur janė tė ftuar tė marrin pjesė tė gjithė.
 
Procesi i hartimit tė Strategjisė ėshtė mė i rėndėsishėm se vetė dokumenti qė do tė pėrgatitet nė muajt nė vazhdim. Ky proces do tė mundėsojė qė tė gjithė pjesėmarrėsit, tė gjithė tė interesuarit tė shprehin mendimet e tyre, tė kontribuojnė nė mėnyra tė ndryshme dhe tė pėrfitojnė nga njėri tjetri pėrmes shkėmbimit tė opinioneve dhe pėrvojave.
 
Ne jemi plotėsisht tė vendosur pėr tė dėshmuar vullnet pėr bashkėpunim me tė gjitha palėt e interesuara, qė pėrmes njė procesi tė hapur, tė arrijmė njė konsensus tė gjerė politik, qytetar, profesional, me qėllim qė zbatimi i Strategjisė tė shoqėrohet edhe me zhvillimin e kapaciteteve dhe burimeve njerėzore, shumė tė nevojshėm pėr Kosovėn.
 
Qytetarė tė Kosovės, anėtarė tė komuniteteve, merrni pjesė nė kėtė proces pėr tė kontribuar kėshtu pėr njė shkollim sa mė tė mirė tė fėmijėve tuaj.
 
Partnerė tė huaj dhe kosovarė, organizata donatore qė kontribuoni pėr zhvillimin e arsimit nė Kosovė, me pėrkrahjen tuaj ju i keni bėrė dhe i bėni mė tė lumtur fėmijėt kosovarė, mundėsoni qė ata tė jenė mė tė ditur por edhe lehtėsoni dhimbjet atyre qė janė nė vėshtirėsi.
 
Ju ftojmė tė vazhdoni ndihmėn dhe pėrkrahjen tuaj, t’i bashkėngjiteni procesit dhe mė pas zbatimit tė Strategjisė pėr tė bashkuar energjitė, burimet njerėzore dhe ato financiare nė dobi tė pėrparimit tė arsimit nė Kosovė.
 
Specialistė tė arsimit kudo qė ndodheni, kontributi juaj ėshtė i ēmuar andaj edhe jeni tė mirėpritur.
Gazetarė dhe punonjės tė medias, ju keni njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė proces, krijoni hapėsirėn e mundshme pėr arsimin, bėhuni edhe ju pjesė bashkėpunuese nė pėrgatitjen e Strategjisė sė APU.
 
Ėshtė koha tė punojmė sė bashku, tė mbledhim energjitė dhe burimet pėr tė zhvilluar arsimin, pėr ta integruar sa mė shpejt Kosovėn nė familjen e kombeve tė qytetėruara.
 
MASHT, pėr njė periudhė gjashtėmujore do tė mbajė tė hapur kėtė rubrikė, andaj me kėtė rast, fton tė gjithė qytetarėt, organizatat dhe tė interesuarit pėr zhvillimin e arsimit nė Kosovė, tė shprehin mendimet, sugjerimet, propozimet dhe idetė, duke i dėrguar nė kėto adresa:


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.