|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shtatė vjet pas masakrės sė Reēakut, Kosova ka hyrė nė procesin e zgjidhjes sė statusit

 
 

 

16 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (15.01.2006) - Qytetarė nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės morėn pjesė tė dielėn nė homazhet me rastin e 7 vjetorit tė vrasjes sė 45 banorėve tė fshatit Reēak tė komunės sė Shtimjes, rreth 30 kilometra nė jug tė Prishtinės. Kjo ngjarje shėnoi nė atė kohė njė pikė kthese nė qėndrimin e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj luftės nė Kosovė. Dėshtimi i konferencės paqėsore qė u mbajt njė muaj mė vonė nė Rambouillet tė Francės, u pasua me bombardimet e NATO-s qė i dhanė fund luftės nė Kosovė. Shtatė vjet mė pas, Kosova ndodhet nė njė proces tė ri tė vendosjes sė statusit tė saj pėrfundimtar.

Qytetarė nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės, qė nė orėt e hershme tė mėngjesit po prisnin nė radhė nė hyrje tė varrezave tė fshatit Reēak tė komunės sė Shtimjes rreth 30 kilometra nė jug tė Prishtinės pėr tė bėrė

homazhe nė shtatė vjetorin e vrasjes sė 45 banorėve tė kėtij fshati nga forcat serbe. Kjo ngjarje e cila qe cilėsuar si njė masakrat mė tė rėnda shėnoi njė pikė kthese nė luftėn e Kosovės. Ambasadori William Walker, i cili drejtonte Misionin Verifikues tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, qė vėzhgonte armėpushimin e brishtė tė vendosur nė nėntor tė vitit 1998 nė njė marrėveshje ndėrmjet tė dėrguarit amerikan Richard Holebrooke dhe ish-presidentit jugosllav tė akuzuar pėr krime lufte Sllobodan Milosheviē, i cilėsoi vrasjet nė Reēak si masakėr dhe krim kundėr njerėzimit.

Ngjarja shėnoi fillimin e njė fushate tė re diplomatike nė pėrpjekje pėr t’i dhėnė fund luftės sė armatosur dhe njė muaj mė vonė pėrfaqėsuesit e Kosovės dhe tė Serbisė u takuan nė Rambouillet tė Francės nė bisedimet e ndėrmjetėsuara nga bashkėsia ndėrkombėtare.

Nė mars tė atij viti marrėveshja e hartuar nga diplomatėt ndėrkombėtarė nuk u nėnshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatėn 78 ditėshe tė bombardimeve qė detyroi tėrheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratės sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė.

Shtatė vjet mė pas Kosova ndodhet nė njė fazė tė re tė procesit politik kur kanė filluar negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė saj politik. Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi tha sot nė Recak se ngjarjet e para shtatė vjetėsh nė kėtė fshat janė vėnė nė themelet e sė ardhmes sė Kosovės.

Shtatė vjet pas ngjarjeve nė Reēak, Prishtina zyrtare pėrballet me detyrimet e parashikuara nė standardet qė duhet tė plotėsojė Kosova, nėpėrmjet tė cilave synohet mbrojtja e pakicave kombėtare, pėrmirėsimi i jetės pėr tė gjithė qytetarėt dhe angazhimi pėr ri pajtim e tolerancė ndėretnike, tė cilat pothuajse ishin shuar nga pasojat e luftės.

Procesi i bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar i gjen tė dyja palėt nė pozita tėrėsisht tė kundėrta, ndėrsa nė mes ėshtė ėshtė ish-kryeministri finlandez, Marti Ahtisari, i cili shtatė vjet mė parė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė marrėveshjen qė ēoi nė pėrfundimin e fushatės ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė dhe tėrheqjen e forcave serbe nga Kosova. //kk//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.