|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Shtetkrijimi i Kosovės nė duarė tė ndėrkombėtarėve

 
 

 
16 janar 2006 /TN
 
Shkruan: Shaban PERAJ
 
Viti 2006 filloi dhe ne na mbetet tė shohim se si do tė realizohen premtimet e bėra nga vendorėt po edhe ndėrkombėtarėt tė cilėt para shtatė vjetėve premtuan se pėr fatin e Kosovės do tė vendosin vetė kosovarėt.
 
Sigurisht se tė gjithė e dimė se kombit shqiptar mė shumė se gjysma e vet , ajo mė e pasura e mė vitalja i ka mbetur jashtė shtetit amė duke iu dhėnė robėrisė sė pėrgjakshme tė fqinjėve. Ky ėshtė njė krim qė po na rėndon gjatė mbi supe dhe pėr kėtė janė tė vetėdijshėm anėtarėt e grupit negociator tė Kosovės.
 
Pėr kėtė nuk duhet dyshuar, por problemi ėshtė se si duhet bindur shqiptarėt e Kosovės qė tė mos rrojnė me shqetėsim. Grupi negociator ka njė pėrgjegjėsi historike qė buron nga thirrja historike e tė parėve tanė qė u shkrinė pėr trojet shqiptare duke e paguar vendin e tyre me dhjetra herė, nga ku zemra e tyre ishte mė e fortė se pushka trathtare e armikut.
 
Besa, burrėria, trimėria tashmė njihen edhe nga ndėrkomėtarėt dhe atyre u takon qė kėto veti tė shqiptarėve t’i ēmojnė e nderojnė ashtu siē i ēmuan kur lejuan bashkimin e Gjermanisė pėr tu mos u mohuar kėtė tė drejtė shqiptarėve edhe pse jemi tė vegjėl e tė varfėr.
 
Me kėtė shkrim nuk dua tė aludojė nė bashkimin kombėtar (po pse edhe jo) por kombet qė i bėjnė shtėpitė e begatshme sa edhe foletė familjare, quhet se kanė realizuar reformėn mė tė madhe duke vėnė nėn garanci qetėsinė dhe lumturinė e brezave tė ardhshėm.
 
Kėshtu po qe se shtėpitė janė mirė, edhe kombi ėshtė mirė. Personat qė kanė mundur tė arrijnė me sukses tė qeverisin njė vend dhe ta ngrejnė popullin nė nivele tė larta njerėzore, mund tė bėhen tė suksesshėm me pak pėrpjekje nė organizime tė mėdha siē ėshtė ēėshtja e statusit final tė Kosovės.
 
Gjėja qė do tė na kėnaqė mė shumė, duhet tė jenė kritikat e ardhura nga njerėzit qė duam dhe pėr dashurinė e tė cilėve jemi tė sigurtė. Nė tė kundėrt, ashtu siē do tė ndodhė, si pasojė e disa tė metave tona do tė humbim shumė miq e kėtė nė kėto momente nuk guxojmė ta bėjmė sepse shpesh naiviteti ynė gjatė historisė na ka dobėsuar si komb nė mesin e hileqarėve me fytyrė miku qė na kanė rrethuar gjithandej.
 
Anėtarėt e grupit negociator sigurisht se nuk do tė mashtrohen nė ēdo premtim, dhe nuk duhet t’i besojnė ēdo udhėrrėfyesi, nga ku kėta tė pėrzgjedhur me nė krye z. Rugova (dhashtė zoti ta kemi shėndosh e mirė), ēėshtjen e Kosovės do ta ngrejnė drejt pavarėsisė.
 
Nė kėto ēaste kaq delikate pėr ne, edhe shteti shqiptar nuk duhet tė lejojė vetėn e tė dalė me teza tė ēuditshme dhe aq tė rrezikshme “pavarėsi e kushtėzuar” nga ku falė deklaratės sė  Presidentit tė Shqipėrisė i cili zyrtarisht doli i pari pėr idenė “Pavarėsi e plotė” si tė vetmen zgjidhje.
 
Ėshtė paradoks qė politikanėt tanė tė druhen nė tė drejtėn e tyre mė shumė se kundrshtarėt tanė duke e ditur se kosovarėt pėrjetuan shumė tė kėqija nėn Serbinė nga ku genocidi e gjakderdhja ndaj kosovarėve gati sa nuk solli njė luftė tė tretė.
 
Pazaret me Serbinė janė mbyllur dhe kėtė duhet ta kuptojnė diplomatėt e menēur evropian, pėr tė cilėt do tė ishte mė mirė qė me urtėsi tė na marrin masėn e tė na i prejnė teshat nė mėnyrė qė Kosova tė mos mbetėt akoma nėn ambrelėn serbe ashtu siē ėshtė bėrė nė vitin 1912|13.
 
Arritja e njė pėrputhjeje tė plotė nė mes anėtarėve tė grupit negociator ( pėr ēka nuk dyshojmė) ėshtė njė vlerė e madhe pėr ne dhe kjo na bėnė tė jemi tė sigurtė se respekti pėr ta ėshtė jo vetėm detyrim njerėzor i yni, por edhe njė detyrim qė ata duhet ta kryejnė. Vendimet qė do tė merren pėr Kosovėn duhet tė jenė tė qėlluara nga ku kėrkohet mendimi i personave me pėrvojė pėr tė mos u zhgėnjyer nesėr e pėr tė mos humbur besimin nė vetvete pėr gjėra qė mund ti bėjmė.
 
Grupi negociator do tė tregohet i suksesshėm dhe premtues me aq sa do tė dijė te mbrojnė popullin me anė tė pushtetit qė kanė, andaj shtetkrijimin e Kosovės e drejtojnė politikanė tė ditur e tė zgjuar, njerėz qė e ndijnė dhe e kuptojnė problemin me tė cilin ka radhur koha tė ballafaqohemi.
 
Nė ēdo gjė ka politikė, ndėrkaq politika e atyre qė pėrgatisin pavarėsinė e Kosovės duhet tė jetė politikė e njerėzve tė cilėt pa menduar asgjė, madje edhe kėnaqėsitė e veta, marrin forcė vetėm e vetėm me kėnaqėsitė e popullit tė vetė duke vuajtur me dhimbjet e tij. Kėshtu edhe ndėrkombėtarėt do ta kuptojnė mė mirė se popullit shqiptar tė Kosovės i takon ta gėzojė  lirinė e shumėpritur nė njė shtet sovran e tė pavarur.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.