|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Platforma politike e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės

 
 

 
16 janar 2006 /TN /QIK
 
Kėshilltarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (Preshėve, Bujanoc dhe Medvegjė) nė seancėn e mbajtur mė 14 janar, nė Preshevė:

- Duke qenė tė vetėdijshėm se popullata shqiptare e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (Lugina e Preshevės), po pėrballet me ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit tė vet politik,
- Duke u angazhuar pėr ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombėtar shqiptar,
- Duke u angazhuar pėr format e integrimit gjithėshqiptar, nė kuadėr tė trendeve pėr integrime evropiane dhe euroatlantike,
- Duke pasur parasysh se format e deritanishme tė organizimit territorial nuk kanė ofruar mundėsi adekuate pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve tė Luginės,
- Duke u angazhuar pėr bashkimin dhe pėrqendrimin e fuqisė politike nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve,
- Duke u bazuar nė aktivitetin e deritanishėm politik dhe rezistencėn e armatosur tė shqiptarėve tė kėtij rajoni,
- Duke gjetur mbėshtetje tė kėtyre kėrkesave nė dokumentet ndėrkombėtare (OKB, OSBE, KE), qė garantojnė tė drejtat e individuale dhe kolektive,


MIRATUAN KĖTĖ:

 
PLATFORMĖ POLITIKE
  
I. PARIMET:

Nė kohėn kur Kosova ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme tė pėrcaktimit tė subjektivitetit tė saj politiko-juridik, kur tėrė rajoni i Ballkanit Perėndimor synon pėrshpejtimin e procesit nė rrjedhat e integrimeve euroatlantike, subjektet shqiptare nė Luginė tė Preshevės shohin nevojėn e ndėrmarrjes sė veprimeve konkrete dhe tė koordinuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve tė kėtij rajoni nė frymėn e proceseve integruese qė po zhvillohen nė Evropė;

Kėshilltarėt shqiptare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (nė tekst tė mėtejmė kėshilltarėt), konsiderojnė se derisa nuk bėhet njė zgjidhje e drejtė e ēėshtjes sė shqiptarėve tė Luginės, rajoni do tė vazhdojė tė mbetet vatėr e krizės permanente dhe pengesė pėr integrime euroatlantike;

Kėshilltarėt kėrkojnė qė tė drejtat e shqiptarėve tė Luginės tė garantohen nė kuadėr tė komuniteteve ku ato pėrbėjnė shumice absolute nė rajon (Ballkan Perėndimor), duke u angazhuar pėr krijimin e lidhjeve speciale tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn;

Nė frymėn e kėtyre vlerave duke gjetur mbėshtetje nė dokumentet fundamentale qė institucionalizojnė mbrojtjen e tė drejtave individuale dhe kolektive, siē janė:
 
- Karta e OKB-sė,
- Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut,
- Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat civile dhe politike,
- Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,
- Konventa kornizė evropiane pėr tė drejtat e pakicave,
- Konventa evropiane pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore,
- Karta evropiane pėr gjuhėt rajonale dhe tė pakicave,
- Dokumentet e OSBE-sė, prej tė cilave veēojmė:
- Sugjerimet nga Lundi, Osllo dhe Haga,
- Aktin final tė Helsinkit 1975
- Karta e Parisit pėr Evropėn e re 1990,
- Dokumentin nga Kopenhaga- Dimensioni njerėzor,

 

II. KĖRKESAT E VEĒANTA

Zgjidhja e drejtė dhe e qėndrueshme e ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės nėnkupton respektimin e plotė tė tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve pėrmes zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjeve si:

Kėshilltarėt mbrojnė qėndrimin se Lugina e Preshevės duhet tė ketė formėn e organizimit administrativo-territorial kushtetues me funksion nė sferat e gjyqėsisė, policisė, arsimit, pėrdorimit tė gjuhės dhe simboleve kombėtare, shėndetėsisė, zhvillimit ekonomik, kulturės, planifikimit lokal, ambientit ekologjik, resurseve natyrore, sferės sė banimit, shėrbimeve sociale;

Tė bėhet decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej nivelit qendror nė nivelin e veatadministrimit lokal dhe rajonal, institucioneve tjera shtetėrore e posaēėrisht nė sistemin gjyqėsor ku duhet krijuar Gjykatėn e Qarkut, Gjykatėn Tregtare, Kėshillin pėr kundėrvajtje me kompetencė territoriale pėr kėtė rajon;

Tė bėhet ēmilitarizimi i plotė i Luginės sė Preshevės dhe largimi i bazave militante ekzistuese si dhe atyre nė ndėrtim;

Ēėshtja e sigurisė publike tė jetė nė kompetencė ekskluzive tė policisė multietnike dhe strukturave tė saj komanduese;

Zhvillimi ekonomik i rajonit pėrmes krijimit tė kushteve lehtėsuese tė kreditimit tė ndėrmarrjeve tė vogla apo tė mesme, tėrheqjes sė kapitalit tė huaj, krijimit tė qendrave tė biznesit me krijimin e Zonės sė Lirė Tregtare, bashkėpunim ndėrkufitar nė kuadėr tė projekteve me donatorėt ndėrkombėtarė;

Privatizimi i ndėrmarrjeve ekzistuese shoqėrore tė bėhet me krijimin e kushteve tė barabarta tė pjesėmarrjes;
Sistemi arsimor nė Luginė tė Preshevės tė harmonizohet me sistemin arsimor tė Kosovės, konform standardeve evropiane pėr arsim,

Integrimi proporcional i shqiptarėve nė strukturat e pushtetit lokal dhe rajonal nė tė gjitha institucionet shtetėrore e publike tė tė gjitha niveleve;

Aplikimi zyrtar i gjuhės shqipe nė institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetėrore dhe ato publike tė tė gjitha niveleve;

Pėrdorimi zyrtar i simboleve kombėtare tė shqiptarėve, si dhe e drejta e shėnimit publik tė datave tė rėndėsishme nga historia kombėtare;

Themelimi i institucioneve pėr shprehjen, ruajtjen, avancimin e vlerave kulturore, informative, fetare dhe tradicionale, specifike pėr shqiptarėt;

Krijimi i institucioneve tė veēanta pėr mbrojtje sociale tė shtresės sė rrezikuar tė popullatės;

Zhvillimi i institucioneve ekzistuese shėndetėsore pėr mbrojtje primare tė popullatės dhe krijimi i mundėsisė pėr mbrojtje sekondare shėndetėsore tė popullatės sė Luginės sė Preshevės pėrmes ndėrtimit tė njė spitali pėr kėto komuna;

Kthimi i qėndrueshėm i popullatės sė zhvendosur pėrmes kompensimit tė dėmeve nė pasuritė e tyre, zhvillimit tė infrastrukturės rrugore, shėndetėsore dhe arsimore;

Tė bėhet respektimi i plotė i Ligjit pėr Amnistinė (Fl.zyrtare e RFJ-sė 37/2002 tė 3.07.2001) e ish- pjesėtarėve tė UĒPMB-sė dhe ndėrprerja e tė gjitha proceseve tė montuara gjyqėsore ndaj shqiptarėve, lirimi i tė burgosurve politikė;

Ndėrprerja e fushatės sė frikėsimit me dėrgimin e ftesave pėr shėrbim ushtarak tė tė rinjve shqiptarė;
Ndriēimi i vrasjeve tė civilėve nė periudhėn 1999-2001;

Trajtim adekuat tė diasporės shqiptare tė kėtij rajoni nga institucionet vendore pėrmes ruajtjes sė lidhjeve tė saj me vendlindjen, me jetėn, me zakonet, me gjuhėn dhe kulturėn e tyre si dhe tė inkurajimit pėr investimin e kapitalit tė tyre nė rajon;
 
Pėr realizimin e qėllimeve tė sipėrshėnuara kėshilltarėt shqiptarė shtrojnė nevojėn e krijimit sa mė tė shpejtė tė organit tė pėrbashkėt reprezentues - Kėshillin Nacional.

 

III. DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE

Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatės tė shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, pėr definimin e Luginės sė Preshevės si rajon tė posaēėm politik-territorial-kushtetues, kėshilltarėt, nė pėrkrahje tė parimeve tė Grupit tė Kontaktit lidhur me statusin e Kosovės, obligohen qė, nė rast tė mosrespektimit tė kėtyre parimeve dhe ndryshimit eventual tė kufijve tė saj, do tė angazhohen pėr bashkėngjitje tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn.
  

---------------------

(Kėshilltarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (Preshėve, Bujanoc dhe Medvegjė) nė seancėn e mbajtur mė 14 janar, nė Preshevė miratuan kėtė platformė politike tė cilėn e botojmė tė plotė).


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.