|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kosova vend i begatė nė tė ardhmen, thotė kardinali Skuala

 
 

 
Prishtinė, 16 janar 2006 /TN /QIK - Kosova ėshtė vend i begatė jo vetėm me tė kaluarėn, por edhe me ardhmėrinė e saj, ka deklaruar sot kardinali i Venedikut, Anxhelo Skuala pas takimit me kryeministrin Bajram Kosumi, ndėrkohė qė ka takuar sot edhe Presidentin Rugova, me tė cilin, siē tha, ka pasur "njė bisedė tė thellė dhe shumė tė qėlluar".

Kryeministri i Kosovės pas takimit tha se e ka njoftuar kardinalin e Venedikut me zhvillimet mė tė reja nė Kosovė dhe me ndryshimet e bėra qė nga mbarimi i luftės nė Kosovė si dhe me vullnetin e popullit pėr ta bėrė Kosovėn shtet tė pavarur dhe qė mė pastaj edhe tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian.

Ndėrsa, kardinali Skuala gjatė vizitės disaditėshe nė Kosovė duket me plot pėrshtypje pozitive pėr vendin dhe popullin tonė.

"E them me zemėr se Kosova nuk ėshtė vetėm njė begati e sė kaluarės, por edhe e sė ardhmes", tha kardinali Skuala.

Kardinali ėshtė dukur i fascinuar edhe me gjallėrinė kosovare, dhe me rininė e shėndoshė tė vendit nė raport me atė nė Itali. "Mė ka bėrė pėrshtypje numri i madh i tė rinjve dhe dėshira e tyre pėr jetė tė re dhe pėr tė kėrkuar mė shumė. Ndėrsa te ne fatkeqėsisht nuk ėshtė kėshtu, ka probleme me shtimin, por edhe mungesė vlerash", u shpreh kardinali italian.

Ai tha se pret nga Kosova shumė mė tepėr, ndėrsa nga kjo ka kujtuar takimin e gjatė tė zhvilluar pak ēaste mė parė me Presidentin Rugova.
 
Ai tha se me Presidentin Rugova kishte pasur njė bisedė tė thellė dhe shumė tė qėlluar. "Kosova e di dhe e ka atė ēfarė kanė popujt dhe vendet pėrreth, poashtu dhe rėndėsinė qė e ka populli i juaj dhe Kosova", tha kardinali Skuala pa u deklaruar pėr statusin e Kosovės nė pyetje tė mundshme.

Ai tha se kisha katolike do tė vazhdojė me traditėn e mirė tė krijuar nga ipeshkvi i ndjerė Mark Sopi.
 
Vizita e kardinalit Skuala ishte pėrgatitur gjatė tre vjetėve tė shkuara nga i ndjeri Mark Sopi, por tė cilin nuk arriti ta takonte pėr tė gjallė nė Kosovė, veēse tė merrte pjesė nė varrimin e tij.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.