|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kapsula hapėsinore me pluhur yjor kthehet pas shtatė vjetėsh nė Tokė

 
 

 

16 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (15.01.2006) - Pas njė misioni 7 vjeēar dhe njė udhėtimi prej 4 miliardė e gjysmė kilometrash, njė kapsulė hapėsinore me kampione pluhuri nga njė kometė e lashtė u kthye sot nė tokė.

Specialistėt e Agjencisė Amerikane tė Hapėsirės, e gjetėn sot kapsulėn nė gjendje tė mirė nė njė shkretėtirė nė shtetin Utah. Kapsula hyri nė atmosferėn e tokės pėrmes sondės Stardust.

Nė vitin 2004 kapsula Stardust, ose Pluhuri Yjor, kapi miliona grimca pluhuri nga kometa Wild Two, pėr tė cilėn shkencėtarėt besojnė se mban materje nga mė e vjetra e sistemit diellor.                                         

Sonda Stardust e lėshoi ngarkesėn sot, rreth 110 kilometra mbi tokė. Kapsula hyri nė atmosferė me shpejtėsinė mė tė madhe tė regjistruar ndonjėherė tė ndonjė mjeti hapėsinor, rreth 45 mijė kilometra nė orė, para se tė hapte parashutėn pėr tė bėrė njė ulje pa probleme nė bazė ushtarake nė shkretėtirėn e shtetit Utah.

“Gjithshka funksionoi si sahat. Kapsula hyri nė atmosferė nė kohėn e duhur, kur pamė qė u hap parashuta e kuptuam qė gjithshka ishte nė rregull.  Pas hapjes sė saj, kapsula u ul ngadalė nė poligonin e ushtrisė nė Utah.”

Kapsula u tėrhoq pastaj me helikopter dhe tani ndodhet nė njė laborator steril para se tė dėrgohet tė maretėn nė qendrėn Xhonson pėr fluturime nė hapėsirė nė Teksas.

Takimi i sondės Stardust me kometėn ndodhi nė vitin 2004, nė thellėsi tė sistemit diellor, por shkencėtarėt thonė se ishte njėsoj sikur sonda hapėsinore tė ketė shkuar nė fillimet e sistemit tonė diellor, 4 miliardė e gjysmė vjet mė parė, kur dielli dhe planetet u formuan. Kjo pasi orbita e kometės shtrihet pėrtej planetit tė Plutos, dhe mendohet se pėrmban materie e yjeve qė u bėnė mė pas pjesė e sistemit diellor. Donald Brownlee, ėshtė njė prej ekspertėve tė misionit.

“Kometėn do ta shfrytėzojmė si njė bibliotekė qė ka tė dhėna nga formimi i sistemit tonė diellor dhe i ka mbajtur ato larg diellit nė temperatura shumė tė ulta.”     

Grimcat e pluhurit nga klometa qė kapsula solli nė tokė, pritet tė ndihmojnė shkencėtarėt pėr studimin e sistmeit diellor.

“Ne po mėsojmė pėr origjinėn e sistemit diellor, pėr origjinėn e diellit, origjinėn e planeteve dhe diēka pėr origjinėn e jetės. Praktikisht gjithė atomet nė organizmin e njeriut dhe nė tokė, para formimit tė sistemit diellor ishin nė formė pluhuri yjor.”

Kapsula Stardust, pėrmban qindra mijėra grimca tė kapura nga njė filtėr prej qelqi. Pasi kampionėt tė mbėrrijnė nė Hjuston tė martėn, agjencia e hapėsirės, NASA, do t’ua shpėrndaajo ato shkencėtarėve nė botė qė tė analizojnė pėrbėrjen e tyre.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.