|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Jenkins: Statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet shpejt, qė tė shmangen trazirat e mundshme

 
 

 

16 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (15.01.2006) - Ardita Simiēia - Aleanca pėr njė Kosovė tė Re, njė organizatė e re pėr marrėdhėniet publike qė ka pėr synim tė nxisė angazhimin e Shteteve tė Bashkuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės beson se pavarėsia ėshtė jo vetėm njė zgjidhje e dėshirueshme nga shumica e popullit tė Kosovės, por njė zgjidhje e logjikshme pėr tė gjithė ata qė duan qėndrueshmėrinė dhe pėrparimin e rajonit. Drejtori ekzekutiv i Aleancės Kempton Jenkins thekson se pavarėsia e Kosovės do tė mundėsonte hapjen e kufijve, futjen e investimeve dhe integrimin e mirėfilltė tė rajonit nė ekonominė globale, si kusht bazė pėr qėndrueshmėri dhe zhvillim.

Zėri i Amerikės: Zoti Jenkins, ku ėshtė pėrqėndruar Aleanca pėr Kosovėn e Re nė pėrpjekjet e saj?

Kempton Jenkins:  Ne jemi tė angazhuar nė pėrpjekjet pėr tė bėrė realitet zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe pėr tė theksuar se kjo ėshtė njė ēėshtje shumė urgjente. Duke pasur parasysh papunėsinė e lartė, ėshtė thjesht ēėshtje kohe para se elementėt ekstremistė tė fillojnė tė krijojnė trazira.

Pra angazhimi i shpejtė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Mendoj se ėshtė njė fakt pozitiv qė administrata aktuale e ka tė qartė se nuk mund tė ruhet kjo gjendje dhe se procesi i zgjidhjes sė statusit duhet bazuar nė parimin se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė duart e popullit tė Kosovės. Pėr mua kjo nėnkupton se zgjidhja do tė jetė pavarėsia, pasi shumica dėrrmuese e popullsisė e kėrkon kėtė zgjidhje.

Zėri i Amerikės: Si mendoni se do tė ndikojė emėrimi i ambasadorit amerikan Frank Wisner si pėrfaqėsues i posaēėm i Shteteve tė Bashkuara nė kėto negociata. A e ka ai pėrvojėn e duhur nė ēėshtjet e Ballkanit?

Kempton Jenkins: Ata qė e njohin zotin Frank Wisner nuk kanė dyshime. Ai ėshtė njė negociator tepėr i aftė. Kėtė aftėsi e ka treguar gjatė karrierės si ambasador nė shumė pika tė nxehta tė globit, pėrfshirė Indinė dhe Egjiptin. Edhe nė kėto raste ai nuk ishte as specialist i ēėshtjeve arabe, as atyre indiane, por ai ėshtė shumė i zoti nė negociata. Jam i bindur se ndikimi i tij nė kėtė proces do tė jetė shumė i madh. Ai ka punuar nga afėr me Sekretaren e Shtetit Rice, nėnsekretarin Burns dhe e ka plotėsisht tė qartė se ēfarė synojnė ata. Ai do tė jetė njė forcė qė do ta shtyjė pėrpara procesin.

Zėri i Amerikės: Sa e vėshtirė ėshtė zgjidhja e statusit tė Kosovės nga pikėpamja e marrėdhėnieve ndėrkombėtare? Ka patur shqetėsime se kjo mund tė krijonte njė precedent tė rrezikshėm pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera. 

Kempton Jenkins: Specialistėt e fushės akademike e kanė shumė tė lehtė tė flasin, pasi ky ėshtė fokusi i punės sė tyre: gjetja e precedenteve pėr t’ua bashkangjitur problemeve qė mund tė shfaqen nė tė ardhmen. Ka plot vende nė mbarė botėn ku mund tė duket se ēėshtja e Kosovės mund tė shihet si precedent. Por nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, precedentėt janė pa vlerė. Kemi njė problem konkret qė ekziston sot dhe duhet zgjidhur nė kėtė realitet.

Se ēfarė mund tė nėnkuptojė kjo zgjidhje ta zėmė pėr pavarėsinė e Porto Rikos nga Shtetet e Bashkuara apo pėr pavarėsinė e Abkazisė nga Gjeorgjia, kjo s’ka asnjė rėndėsi. Kėto ēėshtje duhen zgjidhur duke pasur parasysh kushtet nė terren. Megjithatė,  duhet pasur parasysh skena politike nė Beograd, por nė fund tė fundit tė gjithė ne qė pėrpiqemi pėr qėndrueshmėrinė politike dhe begatinė ekonomike tė rajonit besojmė se kur Serbia tė ēlirohet nga pėrgjegjėsia politike qė sjell ēėshtja e Kosovės, kjo do tė jetė mė mirė. Ajo do tė jetė njė partnere mė e efektshme ekonomike dhe tregtare pėr fqinjėt nė rajon.

Ne mbėshtesim fuqishėm idenė e bashkėpunimit ekonomik rajonal. Nėse krijohet njė strukturė mė e madhe rajonale, ku tė hapen kufijtė pėr tregtinė, atėherė shkėmbimet tregtare do tė zhvillohen mė tepėr bazuar nė realitetin ekonomik se sa nė armiqėsitė politike apo etnike.

Unė jam optimist dhe besoj se ekonomia ėshtė baza qė do t’i shtyjė tė gjitha vendet nė rajon drejt bashkėpunimit, do tė sjellė pėrmirėsimin e mbarė rajonit dhe njė jetė mė tė mirė dhe pikėrisht kėtė synon ēdo njeri.  Angazhimi i Kosovės nė shkėmbimet rajonale kėrkon investime. Por investimet nuk futen dot pa pasur qėndrueshmėri dhe nėse kėto negociata pėrfundojnė me sukses, do tė fillojė edhe hyrja e investimeve.

Zėri i Amerikės: Shqiptarėt nė Kosovė prej kohėsh kanė ngulmuar tė marrin nė duar mė shumė pėrgjegjėsi dhe tani qė ata marrin Ministrinė e Drejtėsisė dhe atė tė Rendit duket se lufta pėr pushtet ka marrė pėrparėsi. Ēfarė kėshille do tė kishit ju pėr Prishtinėn nė kėto momente?

Kempton Jenkins: Politika e brendshme, siē e shohim edhe nga zhvillimet kėtu nė Uashington shoqėrohet gjithmonė me pėrplasje. Kjo ėshtė normale, pasi e tillė ėshtė demokracia. Unė jam pėrpjekur tė nxis miqtė e mi nė Prishtinė drejt objektivit tė pėrbashkėt: ata duhet tė arrijnė nė njė qėndrim tė pėrbashkėt negociues dhe ta pranojnė faktin se nė negociata duhet tė dialogojnė me vendet fqinje dhe nuk mund tė thonė se do tė negociojnė vetėm me Kombet e Bashkuara.

Gjatė javėve tė fundit kemi parė disa shenja pozitive se nė Prishtinė shqiptarėt po organizohen. Pala serbe ėshtė e organizuar mjaft mirė, por ajo ka si objektiv qė procesi tė zhvillohet me ritme jo shumė tė shpejta, ndėrkohė qė shqiptarėt nė Kosovė duan qė procesi tė ecė sa mė shpejt. Kryeministri Kosumi deklaroi kohėt e fundit se dėshiron tė shohė shpalljen e pavarėsisė deri nė qershor. Unė do tė thoja se do tė doja tė shihja pėrfundimin e suksesshėm tė negociatave brenda kėtij viti. Mendoj se ky ėshtė objektivi i administratės amerikane dhe i zotit Ahtisaari.

Zėri i Amerikės: Problemet shėndetėsore tė Presidentit Rugova kanė ngritur shqetėsimin se mund tė pengojnė procesin e negociatave. A ka vend pėr kėto shqetėsime dhe cilat forca politike mendoni se mund tė dalin nė skenė ndėrkohė?

Kempton Jenkins:Tė gjithė janė tė shqetėsuar dhe tė gjithė e vlerėsojnė rolin simbolik qė ai ka luajtur nė ndėrgjegjėsimin e popullatės, por Kosova ka udhėheqės tė tjerė tė angazhuar nė proces. Ka njė numėr politikanėsh tė pėrgjegjshėm dhe tė aftė nė skenė. Kapaciteti njerėzor ekziston dhe prej tij do tė dalin udhėheqėsit. Nuk u takon Shteteve tė Bashkuara qė tė identifikojnė njė udhėheqės. Sekretarja e Shtetit Rice ėshtė angazhuar pėr nxitjen e demokracisė, dhe kjo nėnkupton qė edhe nė Kosovė do tė veprohet kėshtu.

Zėri i Amerikės: Pakicat serbe nė Kosovė duket se do tė pėrfaqėsohen nė negociata pėrmes delegacionit tė Beogradit. A mendoni se kjo zgjedhje e tyre i dėmton interesat e kėtij komuniteti?

Kempton Jenkins:  Mendoj se ky qėndrim ėshtė i gabuar. Megjithatė pėrēarjet ndėrmjet qeverisė serbe dhe pakicės serbe mund tė mos jenė aq tė rėndėsishme. Tė gjithė e kanė tė qartė se publikisht Serbia thotė se nuk do ta pranojė kurrė pavarėsinė e Kosovės, por nė qarqe tė mbyllura nė Serbi e kanė tė qartė se realiteti ėshtė ndryshe. Pakicat nė Kosovė po tkurren, pasi tė rinjtė largohen tė tėrhequr nga mundėsitė mė tė mėdha nė Beograd dhe gjetkė, pra numri i popullsisė serbe po zvogėlohet.

Interesat e tyre janė tė qarta dhe ne e kemi tė qartė se tė drejtat e pakicave duhet tė merren nė konsideratė. Nė fund tė fundit demokracia ėshtė sundimi i shumicės me tė drejta pėr pakicėn, pra jo sundim absolut i shumicės. Ėshtė e rėndėsishme qė shqiptarėt e Kosovės ta bėjnė tė qartė se pakicat, si serbėt, por edhe romėt e tė tjerė, do tė mbrohen.

Pavarėsia e Kosovės mund tė funksionojė me sukses vetėm nė se kanė marrėdhėnie tė mira funksionale me fqinjėt, pėrfshirė Serbinė. Nė kėtė vėshtrim do t’i bėja thirje edhe Serbisė se interesat e tyre janė tė lidhura me bashkėpunimin ekonomik nė rajon dhe jo tė mbėrthehen nė nacionalizmin e ngushtė. //kk//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.