|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

"Erė Golfstrimi" mes Berishės e Metės

 
 

 
16 janar 2006 /TN        
 
Nga Kabil BUSHATI
(Koment)*
 
Fundjava e kaluar shėnoi nji erė Golfstrimi nė grandpolitikėn shqiptare. Kreu i qeverisė, Doktor Berisha, bani nji takim tre ēerek oresh me kreun e LSI nė opozitė, Ilir Metėn. Nė kampin blu, me pėrjashtime tė radha ky takim u cilėsua pozitiv dhe frutdhanės.
 
Ndėrsa nė kampin e rozalinjėve ky takim tete a tete u etiketue me shumė nota xhelozie dhe tone inatēinjėsh. Kryesocialisti Rama u hakėrrye nga Fieri me tone tė ashpra ndaj reformatorit rozė, Meta. Nė tė njajtėn gjatėsi vale u ckermit edhe socialdemokrati Gjinushi. Stilemat qė pėrdorėn kėta tė dy nuk ja vlen tė pėrseriten pėr lexuesit tonė.
 
Nė takimin e sė dielės me freshistėt Meta u shpreh se do tė bashkepunojė me PS-nė  nė varėsi nga shkalla e emancipimit tė saj. Sepse siē dihet nga tė gjithė, asht shumė e vėshtirė tė bashkėpunosh me nji prehistroik si Edvin Rama. Me tė e ka tė vėshtirė tė bashkjetojė nė ēift edhe R. Magfjistari, e cila ditėt e fundit, sipas burimeve tė gazetės "Shkodra", ka hėngėr nji grusht tė fuqishėm nofullash nga Edi Rama, sa qė sot kuron ēenėn e thyer nė Paris, me paret qė kryebashkiaku i Tiranės ka gllabėruar nga Zogu i Zi.
 
Gjithsesi ky takim ishte i randesishėm dhe shkriu akujt pozitė opozitė, nė opinionin e gjanė solli pa dyshim nji erė tė ngrohtė, tė pa parė deri mė sot nė skakierėn politike shqiptare. Ne si redaksi nuk na mbetet gja tjetėr veēse tė pershendesim Berishėn e Metėn qė i shternguan dorėn njani tjetrit, sespe tek e fundit nuk janė armiq, por nė radhė tė parė janė dy shqiptarė tė mirė tė cilėt percollėn nji mesazh tė mirė pėr ketė popull.
 
Kjo tregon se ka ikur koha e krrokamave tė korbave dhe e zezojavet nė politikėn shqiptare. Ajo po bahet xheneroze, fisnike, tolerante dhe bashkepunuese, pavarsisht nga kahja qė xanė nė poltronat e Parlamentit.
 
Ndryshe nga Topalli, qė nė seancėn e parė parlamentare premtoi se do tė jetė avokatja e opozitės dhe pas tre ditėsh u shnrrua nė bishė kundėr opozitės, Berisha po vjen me nji performancė tė re, ashtu siē kishte premtuar gjatė fushatės elektorale. I lumtė dhe e pėrshendesim.
 
Ndėrsa Topallit i sugjerojmė qė tė mos i kėrkojė nė sallėn e Parlamentit ata qė e privuan nga arsimimi apo punesimi i dikurshėm, sespe i ka jashtė, nė bulevardin Deshmorėt e Kombit, me republika sė bashku me pinjojt e tyne krah pėr krah. Nuk e kanė privuar nga shkolla e lartė Topallin as Taulant Balla e as Taulant Dedja, as baballarėt e tyre, por e kanė privuar Bilal Parruca, Mhill Doēi e Flamur Cani etj.
 
Le tė merret me ta, apo me pinjojt e tyne,  e jo me femijėt e punėtorėve qė e kanė vuajtė diktaturėn njėlloj si ajo. E tė mos nxjerrė mjaltė e sheqer nga goja me tė bijtė e Bilalit, Mhillit e Flamurit, nė nji kohė qė nxjerr zeher me tė bijtė e atyne qė kanė vuajtė njelloj si ajo. Ajo duhet ti bahet krah Berishės nė nisma tė tilla si me Metėn.
 
Sepse tek e fundit Ilir Meta asht student i Dhjetorit, bile i dekoruar Pishtar Demokracie. Nė stafin e Metės nuk ka asnji ishministėr hajdut apo dallaverexhi, por ka njerėz, pavarėsisht nga pozicionimi majtas, perbajnė vlera. Dhe PD-ja duhet tė bashkepunojė ma gjanė me vlerat, pavarėsisht nga cila kahje politike vijnė.
 
Kjo Erė e ngrohtė Golfstrimi nuk duhet tė ndalet nga Berisha por duhet tė vijojė nė ēdo kapilar tė politikės shqiptare. Kjo erė duhet tė pėrfshijė edhe takime me Mbretin Leka i Parė, sepse edhe ai asht shqiptar dhe mbart me vehte vlerat e nji familje qė ka lanė gjurma tė pashlyeshme nė historinė e ketij kombi.
 
Me sa duket, sipas tė gjitha prognozave, nė politikėn shqiptare po fryn nji erė e ngrohtė, larg klithmave e sharjeve. Mbetet nji problem-Edi Rama. I pa ndreqshmi Edi. Duhet me ju largue, se siē thonė kėndej nga Shkodra:hori tė ban hor.

----------------------------------------
Shkrimi i sipėrm ėshtė koment i Gazetės "Shkodra"


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.