|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Mungesa e njė sistemi tė drejtė juridik ndikon nė rritjen ekonomike tė Shqipėrisė

 
 

 

15 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (14.01.2006) - Rudina Dervishi

Po ti hedhėsh njė vėshtrim klasifikimit tė fundit pėr lirinė ekonomike, sipas Fondacionit Heritage dhe gazetės Wall Street Journal, tė tėrheq vėmendjen fakti se Shqipėria, e 52ta nė indeksin kėtij anketimi, radhitet shumė pranė vendeve me demokraci tė konsoliduar dhe disa prej ekonomive mė tė mėdha nė botė.

Ana Eiras, analiste e lartė pėr ekonominė ndėrkombėtare, nė fondacionin Heritage shpjegon faktin se indeksi pėr lirinė ekonomike merr nė konsideratė mbi 50 faktorė dhe analizon klimėn e biznesit nė tė cilin punojnė njerėzit. Pra edhe nė se dy vende mund tė kenė tė njėjtin indeks pėr lirinė ekonomike, thotė ajo, kjo nuk do tė thotė se kanė tė njėjtin nivel pasurie.

Ndonėse nė disa fusha Shqipėria ka tregues mė tė mirė dhe lė pas disa vende tė zhvilluara, mungesa e njė sistemi tė drejtė juridik e bėn tė vėshtirė transformimin e reformave tė ndėrmarra nga qeveria nė rezultate mė tė mira ekonomike. "Pėrsa i pėrket Shqipėrisė, ēėshtjet qė duhen pėrmirėsuar dhe qė do tė kenė ndikim nė rritjen afatgjatė tė ekonomisė dhe zhvillimin e vendit janė sė pari krijimi i njė sistemi tė qėndrueshėm juridik, i njė sistemi tė besueshėm pėr biznesmenėt apo njerėzit e thjeshtė qė zhvillojnė biznes. Shqipėria ende ka tepėr burokraci dhe korrupsion. Kėshtu qė edhe pse ėshtė bėrė punė e mirė pėrsa i pėrket pėrmirėsimit tė kodit pėr investimet e huaja, sistemit tė bankave dhe taksave duhet tė punohet mė shumė pėr forcimin e institucioneve". Sistemi i drejtėsisė, thotė analistja ėshtė faktori kryesor pėr ēdo investim, veēanėrisht pėr ato afatgjata.

Nė historinė e indeksit tė Fondacionit Heritage, Shqipėria ka arritur pėrmirėsime tė ndjeshme qė do tė thotė se sot ėshtė mė e lehtė tė hapėsh njė biznes sesa ē’ishte 10 vjet mė parė. Por burokracitė, korrupsioni dhe rregulloret e shumta e errėsojnė klimėn e biznesit dhe avantazhet qė mund tė ketė Shqipėria pėrsa i pėrket fuqisė punėtore tė kualifikuar, sistemit tė favorshėm tė taksave dhe barrierave tė ulta tregėtare.

Zonja Eiras thotė se ēdo legjislacion sado i favorshėm pėr biznesin, kėrkon tė mbėshtetet nga politika afatgjata qė tė mos pėrmbysen nė pėr shkak tė interesave tė ndryshme qė mund tė kenė partitė politike.  "Gjithkush mund tė ketė recetėn pėr sukses por ėshtė politika ajo qė i bėn gjerat e mundura. Fatkeqėsisht aktorėt politikė apo udhėheqėsit politikė nuk kanė qė tė gjithė si pikėsynim interesat e popullit. Nė se shikon historinė e vendeve tė pasura, kupton se ato kanė punuar pėr tė lehtėsuar kryerjen e biznesit. Pra kėrkohen njė strategji afatgjatė dhe jo ndryshime tė politikave nė vartėsi tė partive qė marrin pushtetin".

Megjithėse nė listėn e e indeksit pėr lirinė ekonomike Shqipėria lė pas disa vende anėtare tė Bashkimit Evropian, analistja thotė se njė anėtarėsim i shpejtė pa arritur nivelin e duhur tė zhvillimit ekonomik do tė ishte ndoshta nė disfavor tė vendit. Shqipėria, thotė analistja, duhet tė ketė njė projekt zhvillimi nė tė ardhmen qė do tė ishte i hapur pėr tregjet dhe do tė lejonte shqiptarėt ta krijonin vetė pasurinė e tyre. //rd//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.