|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Gjuha jonė thesari ynė ! – Disiplina gjuhėsore e shtetit

 
 

 
15 janar 2006 /TN
 
Ja, njė shkrim i vyer nga i nderuari gjuhėtar Emil Lafe, i cili te bėn te mėsosh e te reflektosh thelle e, po ashtu jep pėrgjigje shkencore pėr shume fjale te thėna kėto kohet e fundit, rreth gjuhės shqipe. Publikohet me lejen e autorit dhe pėr kėtė, kam nderin t'i shpreh atij, simpatinė e mirėnjohjen time me te thellė. ( Simbad Detari )
 
----------------------
 
DISIPLINA GJUHĖSORE E SHTETIT
Emil LAFE*

Shqetėsimi i inxh. Bashkim Koplikut
 
Nė gazetėn “Panorama” tė datės 13 janar ėshtė botuar artikulli  “Lidershipi politik dhe gjuha shqipe” nga Bashkim Kopliku. Nė kėtė artikull shqetėsimi intelektual i inxh. Bashkim Koplikut pėr nivelin e kulturės gjuhėsore nė media gėrshetohet me qėndrimet dhe komentet e tij ndaj drejtuesve tė dy partive politike kryesore tė vendit jo vetėm pėr sjelljen gjuhėsore tė tyre. Duke marrė nė vėshtrim shqetėsimin e autorit pėr pėrdorimin e gjuhės nga media dhe politikanėt, e shoh artikullin si shprehje tė shqetėsimit shoqėror pėr kulturėn gjuhėsore dhe pėr mungesėn e asaj qė mund tė quhet “disiplinė gjuhėsore e shtetit”. Kjo ėshtė kryesorja.
 
 
Liberalizmi gjuhėsor
 
Gjendja e sotme e kulturės gjuhėsore nė veprimtarinė e institucioneve publike dhe nė ligjėrimin e njerėzve publikė mund tė cilėsohet si liberalizėm gjuhėsor, d.m.th. njė gjendje ku gjithkush i lejon vetes tė shkruajė e tė flasė si tė mundet dhe jo ashtu siē duhet e siē ka mėsuar nė shkollė. Ndėrgjegjėsimi i inteligjencies pėr zbatimin e asaj qė quhet normė letrare (d.m.th. tėrėsia e rregullave tė pėrdorimit tė drejtė tė gjuhės) ėshtė i cekėt, njohja e kėsaj norme ėshtė e pamjaftueshme.
  
Ky liberalizėm gjuhėsor dėshmon se nė shoqėrinė dhe nė administratėn shtetėrore shqiptare nuk ka qenė ngulitur ndonjėherė (as para e as pas luftės) ajo qė mund ta quanim disiplina gjuhėsore e shtetit. Megjithėse lėnda e gjuhės ka zėnė gjithmonė njė vend qendror nė programet shkollore, megjithėse kėshillimet e udhėzimet pėr ta pėrdorur drejt shqipen letrare nuk kanė munguar, komunikimi gjuhėsor me gojė e me shkrim te ne nuk u kthye dot nė njė emėrues tė pėrbashkėt, nuk u ngulit dot njė normė a njė standard gjuhėsor i detyrueshėm moralisht e shtetėrisht si nė vende tė tjera.
 
Njė intelektual shqiptar nuk ėshtė mėsuar tė jetė kėrkues ndaj vetes pėr nivelin e zotėrimit tė gjuhės letrare. Jo rrallė, madje edhe nė raste kur bartin detyra shtetėrore a shoqėrore me pėrgjegjėsi, intelektualėt pėrdorin njė ligjėrim tė rrafshit bisedor-familjar. Nė ballafaqimin e sotėm kulturor me vendet e zhvilluara kjo pamjaftueshmėri e formimit gjuhėsor tė inteligjencies shqiptare bėhet me e dukshme. Pėrveē kėsaj pėr ne (dhe jo vetėm pėr ne) gjuha letrare ėshtė element themelor i kulturės kombėtare.
 
Opinioni qytetar kundėrvepron ndaj shpėrdorimit tė gjuhės. Ndjenja e dashurisė pėr gjuhėn amtare dhe e mbrojtjes sė saj si shprehje e pėrqendruar e shqiptarisė ėshtė e rrėnjosur nė vetėdijen kombėtare. Kjo ndjenjė ushqen pėrpjekjet e gjuhėtarėve dhe tė dashamirėve tė kulturės  gjuhėsore pėr tė kundėrshtuar kozmopolitizmin dhe snobizmin gjuhėsor tė disave, qė sjell varfėrimin dhe zbėrdhyljen e vlerave tė shenjta e tė paprekshme tė gjuhės amtare.
 
 
Gjuha standarde
 
Nė rrugėn e zhvillimit tė tyre kombet dhe shtetet janė kujdesur pėr tė krijuar njė formė sa mė tė njėsuar gjuhėsore, qė t’u shėrbejė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, tė lehtėsojė komunikimin ndėrmjet tyre dhe zhvillimin e kulturės kombėtare. Kjo formė e njėsuar gjuhėsore quhet gjuhė standarde.
 
Standard nė kėtė rast do tė thotė qė fjala tė ketė njė mėnyrė tė vetme tė shkruari e tė shqiptuari, p.sh. vend, zemėr, mendje, shfaqje – ky ėshtė standardi i drejtshkrimit dhe i drejtshqiptimit tė kėtyre fjalėve (megjithėse se shumėkush shqipton sipas sė folmes sė vet vėnt, zėmėr, mėndje, ēfaqje); standard do tė thotė gjithashtu qė fjala tė ketė forma gramatikore tė pėrcaktuara, p.sh. nga vargu i formave kam shkruar/ shkruajtur/ shkrojtur/ shkrue/ shkru, vetėm forma shkruar njihet si standard;  standardi ka tė bėjė edhe me rregullat e lidhjes sė formave tė fjalėve nė fjali, p.sh. janė sipas standardit ndėrtime tė tilla si: shoku im, vendi ynė, u pėrgjigjemi pyetjeve, libra tė rinj (kurse ndėrtimet shoku tim/ tem/ jem/, vendi jonė, i pėrgjigjemi pyetjeve, libra tė reja shihen si gabime gramatikore).
 
Pėrcaktimi i standardit ėshtė punė e gjuhėtarėve dhe e institucioneve tė specializuara pėr kėtė qėllim. Nė vendin tonė kėtė detyrė e kryen Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė me punonjėsit dhe bashkėpunėtorėt e tij.
 
 
Legjislativi dhe ekzekutivi i gjuhės shqipe
 
Nė mėnyrė tė figurshme gjuhėsinė shqiptare dhe institucionet e saj mund t’i quanim legjislativi i gjuhės shqipe. Dihet se detyra e legjislativit ėshtė tė nxjerrė ligje sa mė tė arsyeshme e tė pėrshtatshme. Mund tė pohoj me bindje se gjuhėsia shqiptare ka bėrė dhe bėn njė punė tė kujdesshme, sistematike, kėmbėngulėse dhe me parime shkencore pėr tė krijuar njė “legjislacion tė plotė tė gjuhės shqipe”.
 
Kodet themelore tė kėtij legjislacioni janė veprat e njohura akademike pėr drejtshkrimin, gramatikėn, fjalorin dhe terminologjinė e gjuhės shqipe. Duke marrė parasysh zhvillimet e reja emancipuese nė hapėsirėn shqiptare dhe pėr tė pėrballuar me forca tė pėrbashkėta problemet komplekse tė zhvillimeve gjuhėsore nė shoqėrinė shqiptare Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės vendosėn kohėt e fundit tė krijojnė Kėshillin Gjuhėsor Ndėrakademik.
 
Por ligjet, pasi hartohen, duhen zbatuar dhe kjo tashmė ėshtė detyrė e ekzekutivit. Cili ėshtė pushteti ekzekutiv nė kėtė rast? Hallka e parė dhe mė kryesorja ėshtė shkolla. Shkolla jep bazat e njohurive shkencore pėr gjuhėn dhe formon shprehitė praktike tė kulturės gjuhėsore. Mė tej gjithė administrata e shtetit, duke funksionuar sipas standardit gjuhėsor, mbėshtet dhe pėrforcon punėn e shkollės. Nė kohėn tonė fuqi tė madhe ndikuese nė kulturimin gjuhėsor tė njerėzve ka edhe media (e folur dhe e shkruar).
  
Ajo plotėson dhe zhvillon mė tej njohuritė dhe shprehitė gjuhėsore qė merren nė shkollė. Kultura gjuhėsore e medias ėshtė nė sytė dhe nė veshėt e tė gjithėve. Mund tė qėllojė qė njė vit tė tėrė tė mos lexosh njė libėr, por pėrditė nga mėngjesi deri nė mbrėmje je “i sulmuar” nga radiot e televizionet dhe nga faqet e gazetave e tė revistave. Nėpėrmjet tyre pėrcillen dhe ndiqen sidomos veprimtaritė politike, ku politikanėt mė nė zė shfaqin edhe “profilin e tyre gjuhėsor”, i cili i ka dhėnė shkas inxh. B. Koplikut pėr artikullin e pėrmendur mė sipėr.
 
 
Kushtetuta pėr gjuhėn shqipe
 
Me nismėn e gjuhėtarėve ėshtė pėrfshirė nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė edhe njė dispozitė pėr mbrojtjen e gjuhės shqipe. Pikėrisht nė nenin 59 (shkronja g) tė Kushtetutės thuhet: "Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qė disponon, si dhe nė plotėsim tė nismės dhe tė pėrgjegjėsisė private, synon: … mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare kulturore dhe kujdesin e veēantė pėr gjuhėn shqipe."
  
Pėr ta vėnė nė jetė kėtė dispozitė tė Kushtetutės, Akademia e Shkencave, duke u mbėshtetur edhe nė pėrvojėn e vendeve tė tjera, ka pėrgatitur me kohė projektin e njė ligji pėr gjuhėn shqipe, qė ka pėrshkuar tashmė rrugėn me shumė dredha tė procedurės juridike dhe pritet tė shkojė pėr miratim nė Kuvendin e Shqipėrisė. Le tė shpresojmė se deputetėve tė kėsaj legjislature do t’u takojė nderi tė miratojnė kėtė ligj. Nė bazė tė tij do tė dalin edhe akte nėnligjore, qė do t'i pėrforcojnė “pushtetin ekzekutiv” pėr vendosjen e disiplinės gjuhėsore nė fushat e ndryshme tė veprimtarisė shtetėrore e publike.
 
Nė kėtė fushė kemi tashmė njė pėrvojė me vlerė. Kėshilli i Ministrave pas botimit tė “Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1973), pati nxjerrė njė vendim tė posaēėm pėr zbatimin e tij nė gjithė veprimtarinė shtetėrore dhe pėr kualifikimin gjuhėsor tė punonjėsve tė administratės. Atėherė u zhvillua njė aksion i madh nė shkallė vendi me kurse tė posaēme pėr shpjegimin e rregullave tė drejtshkrimit. Nė Radiotelevizionin shqiptar u organizuan kurse me folėsit dhe redaktorėt, u zhvilluan forma kontrolli dhe u dhanė dėshmi kualifikimi.
 
Nė mbledhjen e Asamblesė sė Akademisė sė  Shkencave nė shkurt 1979 Eqrem Ēabej kėrkoi tė ngrihej njė komision shtetėror pėr t’u kujdesur pėr gjuhėn shqipe. Pas dy muajsh Kėshilli i Ministrave vendosi krijimin e Komisionit tė pėrhershėm pėr organizimin e punės pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Komisioni veproi deri nė fillimet e periudhės sė transicionit dhe frytet e punės sė tij janė edhe sot tė ndjeshme. 
 
 
Shtrėngimi i ligjit dhe pėrgjegjėsia qytetare
 
Qė tė zbatohet me sukses njė ligj, duhet qė njerėzit tė kenė pėrgjegjėsi qytetare dhe aftėsinė e nevojshme pėr ta zbatuar. Pėrgjegjėsia qytetare vjen nga bindja, nga kultura, nga qytetėrimi. Ajo kėrkohet sidomos nga personat me pushtet dhe me kompetenca.
 
Nė qoftė se njė ministėr, njė kryetar gjykate, njė drejtor institucioni do t’i kthente mbrapsht materialet qė i paraqiten me tė meta gjuhėsore, atėherė vartėsit e tij do tė detyroheshin tė mbajnė nė tryezė nga njė fjalor shpjegues ose fjalor drejtshkrimor tė gjuhės shqipe dhe ta hapin herė pas here derisa tė mėsojnė mirė p.sh. qė fjala rresht shkruhet me rr, kurse fjala radhė me r, qė fjala e diel shkruhet pa ė nė fund, qė fjala procesverbal shkruhet pa vizė lidhėse nė mes, qė emėrtimi Sheshi Flamurit, i skalitur nė mermer nga Bashkia e Tiranės nė rrugėn “Punėtorėt e Rilindjes” ėshtė njė gabim trashanik, qė mund ta bėjė kush nuk ka haber fare nga gramatika.
 
Por nė radhė tė parė duhet zbatuar alfabeti i gjuhės shqipe, d.m.th. duhet tė shkunden nga pėrtacia mendore ata dhe ato qė nuk marrin mundimin tė aktivizojnė shkronjat ė dhe ē nė tastierat e kompjuterėve dhe qė shpėrfytyrojnė jo vetėm fjalėt, po edhe emrat e pėrveēėm tė njerėzve e tė vendeve, siē ndodh p.sh. nė Numėratorin telefonik tė Albtelekomit, qė dėshmon se kultura gjuhėsore dhe profesionale e hartuesve tė tij ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė!
 
Alfabeti ynė ka vetėm kėto dy shkronja tė veēanta ose tė modifikuara, kurse nė sistemet e shkrimit tė gjuhėve tė tjera si frėngjishtja, italishtja, gjermanishtja, polonishtja, ēekishtja, rumanishtja, kroatishtja, suedishtja, danishtja etj. etj. ka shumė mė tepėr shkronja tė tilla tė pajisura me shenja tė posaēme, po askujt nuk i ka shkuar ndėr mend tė bėjė “reforma” tė alfabetit, kur fare lehtė mund tė vendoset alfabeti pėrkatės nė tastierėn e kompjuterit. Le tė kujtojmė se nė tė gjitha makinat e shkrimit qė porositeshin pėr Shqipėrinė para e pas luftės, tastiera pėrmbante shkronjat ė dhe ē.
 
Prandaj para ardhjes sė kompjuterit nuk i kishte shkuar ndokujt ndėr mend tė nxirrte “bidate” tė tilla, qė ė-ja tė shkruhet me dy e dhe ē-ja me cs! Kush do ta merrte seriozisht, po tė bėhej ndonjė propozim qė zanoret me theksa tė ndryshėm tė frėngjishtes e tė italishtes (ā, é, č, ņ), shkronjat ä, ö, ü tė gjermanishtes, shkronjat ų, å, ę tė gjuhėve nordike, shkronja ı (i pa pikė) e turqishtes, shkronjat ă, ā, ş, ţ tė rumanishtes tė mėnjanoheshin nga alfabetet e kėtyre gjuhėve dhe tė zėvendėsoheshin sipas recetės  sė mėsipėrme? Prandaj zgjidhja nuk mund tė kėrkohet nė eksperimente foshnjarake me alfabete tashmė tė ngulitur! Ėshtė shumė mė lehtė tė shfrytėzojmė mundėsitė e kompjuterit dhe tė pėrshtatim tastierėn sipas gjuhės nė tė cilėn shkruajmė!
 
 
Forca e opinionit shoqėror
 
Inxh. B. Kopliku kėrkon qė opinioni shoqėror tė detyrojė spikerėt tė zbatojnė rregullat e drejtshqiptimit. Kėrkesa nė pamje tė parė duket e drejtė. Por spikerėt dhe spikeret do tė vazhdojnė tė flasin siē i ka mėsuar mamaja, sa kohė qė drejtorėt qė i kanė marrė nė punė dhe kėshillat e komisionet qė po lodhen aq shumė pėr tė vėnė rregull nė median elektronike, nuk do ta vėnė ujėt nė zjarr (qė tė mos e themi ndryshe), pėr kulturėn gjuhėsore nė televizionin ose radion e tyre.
 
Asnjė institucion gjuhėsor, asnjė gjuhėtar nuk thirret pėr tė dhėnė mendimin kur shpallet ndonjė konkurs pėr folės nė media! Nė qoftė se folėsit dhe gazetarėt e sotėm tė medias do tė paraqiteshin para njė komisioni si ai i “etheve tė sė premtes”, jo pak do tė kishin dalė tė zhgėnjyer nga mendimi qė kanė pėr veten. Por ata vazhdojnė tė dalin para mikrofonit, sado qė dikush nuk shqipton h-nė (dhe ndihmat humanitare bėhen ndima umanitare!), dikush tjetėr nuk di tė shqiptojė tingullin rr.
 
Kėtė cen e ka pasur edhe Alberto Sordi i ri, si roman qė ishte. Prandaj nuk e pranuan nė Akademinė e Artit Skenik tė Milanos, por kur mėsoi tė shqiptojė saktė fjalė si guerra, ia hapėn derėn dhe u bė aktor i famshėm. Por mė dendur vėrehet ai gabimi qė ka shqetėsuar mė fort inxh. B. Koplikun, d.m.th. shqiptohet ė atje ku duhet e, p.sh. nė fjalė si shembull, shembullor, brenda, i dendur, gjendje, qendėr, vend, kuvend, qenie, shenjė etj.
 
 
Gjuha dhe politika
 
S’ka dyshim se politika dhe politikanėt ndikojnė nė zhvillimet gjuhėsore. Por gjuha ėshtė krijim shoqėror dhe njerėz tė veēantė, politikanė tė suksesshėm ose diktatorė tė pamėshirshėm, pushtues qe shembin shtete e krijojnė perandori, nuk mund tė bėjnė nė gjuhė (edhe sikur tė duan) atė qė mund tė bėjnė nė fusha tė tjera. As mė parė e aq mė pak sot folėsit e radiove e tė televizioneve nuk janė ndikuar nga shqiptimi i kėtij apo atij politikani. Prandaj nuk ėshtė njė punė e urtė qė tė shalohet kali i gjuhės pėr tė arritur qėllime politike.
 
Asnjė mėsuesi tė thjeshtė tė gjuhės nuk do t’i shkonte ndėr mend (si inxh. B. Koplikut) se spikerėt qė shqiptojnė me ė fjalė si ato qė u pėrmendėn mė lart (si shembull, vendi, Kuvendi etj.), imituakan ndonjė lider politik! Ata thjesht dėshmojnė se: a) vijnė nga njė mjedis dialektor i caktuar; b) nuk kanė pasur mėsues tė mirė tė gjuhės dhe ndoshta pėr kėtė arsye kanė qenė nxėnės tė dobėt; c) nė televizionin ose nė radion pėrkatėse nuk i bėhet vonė kurrkujt pėr kulturėn gjuhėsore ose pėr zbatimin e legjislacionit gjuhėsor. Dhe ata do tė vijojnė tė flasin si tė duan, po nuk u hoqi pak veshin ai qė u jep rrogėn. Kėshtu qė opinioni shoqėror (ose shtrėngimi i ligjit tė pritshėm) duhet tė veprojė sė pari mbi drejtorėt dhe pronarėt e mediave.
 
Nė raportin e individit ndaj gjuhės standarde studiuesit dallojnė qėndrimin dhe sjelljen. Qėndrimi ka tė bėjė me pranimin ose me mospranimin e saj, kurse nė rastin e politikanėve edhe me pranimin ose jo tė kujdesit tė shtetit pėr gjuhėn. Nė kėtė vėshtrim qėndrimi i lidershipit politik (siē e quan inxh. B. Kopliku) ndaj gjuhės shqipe ėshtė pozitiv, mbėshtetės dhe pėrkrahės (sado qė me vonesė) i nismave tė gjuhėsisė sonė. Sjellja gjuhėsore e individit ėshtė njė kategori subjektive, qė ka tė bėjė me rrethanat e jetės e tė formimit, me aftėsinė dhe mundėsinė e tij e tij pėr tė pėrmirėsuar shprehitė gjuhėsore.
 
Duke mbajtur njė fjalim, z. F. Nano u revoltua me ndihmėsit e tij dhe tha: “… pėr tė lehtėsuar investimet … dhe jo pėr tė facilituar, siē ma kanė shkruar kėtu!”. Ai nuk e gėlltiti dot kėtė fjalė tė huaj tė kotė dhe reagimi i tij shpreh qėndrimin mosmiratues ndaj fjalėve tė huaja tė panevojshme. Por sjellja e tij gjuhėsore, po ashtu e z. S. Berisha, pa dyshim lė pėr tė dėshiruar: ata nuk janė ēliruar krejt nga shqiptimi dialektor dhe pėrdorin me tepri fjalė tė huaja tė panevojshme e tė pakuptueshme madje pėr qytetarin me nivel kulturor mesatar! Pra nė kėtė rast vlen fjala: “bėni si them unė, po mos bėni si bėj unė”, d.m.th. ju tė zbatoni rregullat gjuhėsore dhe mos na e vini re neve qė e shkelim herė-herė… 
 
Ėshtė folur e shkruar se shqipja e sotme standarde ėshtė fryt i politikės gjuhėsore tė komunizmit shqiptar dhe ėshtė pėrcaktuar nga pėrkatėsia dialektore e udhėheqėsve komunistė toskė. Pra, paraqitet puna sikur ecuria e formimit tė shqipes standarde ose tė letrarishtes sė pėrbashkėt ishte nisur nė njė kah tjetėr dhe pas luftės iu ndėrrua kahu me shtrėngimin e pushtetit komunist. Me fjalė tė tjera, hamendėsohet se sikur nė vend tė komunistėve tė Enver Hoxhės tė kishte marrė pushtetin Balli Kombėtar i Mithat Frashėrit dhe i Abaz Ermenjit shqipja standarde nuk do tė ishte kjo qė ėshtė sot, d.m.th. me bazė toskėrishten.
 
Qė kjo pikėpamje ėshtė e frymėzuar mė fort nga politika amatoriale e ditės sesa nga analizat shkencore, mjafton tė pėrmendim parashikimin e Aleksandėr Xhuvanit nė vitin 1905, kur shkruante se gjuhė letrare do tė bėhet toskėrishtja dhe gegėrishtja do t’i vijė ndihmėtare. Ky gjuhetar me mendje tė kthjellėt u nis atėherė nga karakteri mė homogjen i toskėrishtes nė krahasim me gegėrishten (qė ka njė reliev dialektor mjaft tė pėrthyer) dhe nga lėvrimi mė i gjerė e mė konvergjent i toskėrishtes deri nė atė kohė (e qė vijoi edhe mė pas). Dhe mė 1905 komunizmi ende nuk ishte dukur nė horizontin shqiptar!
 
 
Dy Drinat dhe shqipja standarde
 
Kemi dy lumenj nė Shqipėri: Drini i Bardhė qė buron nga Bjeshkėt e Kosovės dhe Drini i Zi, “plak e i pėrrallshėm”, qė buron nga Shėn Naumi “duke nisur udhėtimin mes pėr mes nė Shqipėri”, siē e pėrshkruan Poeti. Tė dy kėta Drina, kur bashkojnė ujėrat e tyre, formojnė njė lumė qė quhet thjesht  Drin. Kemi dy dialekte nė hapėsirėn gjeografike tė gjuhės shqipe: gegėrishten nė Veri dhe toskėrishten nė Jug. Kėto dy dialekte janė forma tė qenies sė gjuhės shqipe tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt.
  
Lėnda gjuhėsore e tyre nuk mund tė bashkohet e tė trazohet si ujėrat e dy Drinave dhe tė formojė njė shqipe standarde tė tillė qė “tė mos u mbetet hatėri” ithtarėve fanatikė tė njėrit ose tjetrit dialekt. Gjuhėt standarde ose gjuhėt letrare kombėtare mbėshteten gjithmonė nė njė dialekt tė caktuar dhe pasurohen organikisht me lėndėn e nevojshme edhe nga dialekte tė tjera. Njė pjesė e shqiptarėve thonė nėnė dhe pjesa tjetėr nanė. Shqipja standarde do tė marrė ose njėrėn, ose tjetrėn nga kėto dy forma.
  
Rrugė tjetėr nuk ka! Nuk mund tė sajohet njė formė e re gjuhėsore, p.sh. nenė (!) qė tė mos zemėroheshin as gegėt e as toskėt! Siē na rrėfen Ēajupi, dikur doktor Adham-Uti kishte shpikur njė abetare sipas njė metode tė re: “me shkronja llatinēe qė tė kėnaqen tė krishterėt, dhe duke shkruar nga e djathta nė tė mėngjėr si arapėt, qė tė kėnaqen shqipėtarėt myslimanė!”
 
Ata qė ankohen sot me tė madhe pėr shqipen standarde dhe qė kėrkojnė tė ribėhet ajo pėr tė kėnaqur egoizmin dialektor tė njėrit e tė tjetrit tė kujtojnė dashur pa dashur Adhamin e gjorė. Nė fund tė fundit kėto ankime ēojnė pashmangshmėrisht nė njė synim: secili dialektin e vet dhe hajt, tungjatjeta! Kėta nxitės tė sherrit gjuhėsor janė pėr veēim nė vend tė bashkimit, pėr kthim prapa nė vend tė pėrparimit.
 
Gjuha standarde nuk ėshtė si njė parlament, ku secila krahinė pėrfaqėsohet me tė dėrguarit e vet. Gjuha standarde ėshtė njė madhėsi kulturore qė krijohet nga lėvruesit e saj nė rrethana tė caktuara dhe normohet nga gjuhėtarėt, duke pėrzgjedhur nga format ekzistuese ato qė prestigji i lėvruesve i ka pėrhapur mė shumė nė gjuhėn e shkrimit dhe qė pajtohen mė mirė me vetė ecurinė e zhvillimit historik tė asaj gjuhe. Shteti shqiptar i pavarur nuk ka mbushur ende shekullin e parė tė jetės.
 
Me trazirat e mėdha qė ka pėrballuar Shqipėria dhe me nivelin kulturor qė ka trashėguar, kjo nuk ėshtė njė periudhė e mjaftueshme pėr ngulitjen e gjuhės letrare. Prandaj me mė shumė pėrkushtim duhet punuar nė kėtė fushė, se kultura gjuhėsore e shoqėrisė dhe disiplina gjuhėsore e shtetit janė jo vetėm njė ēėshtje teknike, por edhe njė element pėrbėrės i dinjitetit kombėtar.
 
*Emil LAFE
(Shkrimi ėshtė botuar nė Panorama mė 15 janar 2005)


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.