|
15 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (14.01.2006) -Ilirian
Agolli
Arkeologu dhe studiuesi i njohur shqiptar, Neritan Ceka, sapo ka
botuar nė gjuhėn angleze librin e tij "Ilirėt". Studimi ėshtė fryt i
njė pune voluminoze mėse 10 vjecare, ėshtė njė nga librat mė tė
kėrkuar aktualisht nėpėr libraritė e Tiranės, sidomos nga studentėt
dhe turistėt. Po ashtu mjaft tė kėrkuar janė edhe librat e tij tė
tjerė tė sapobotuar nė shqip, anglisht dhe gjermanisht Apolonia,
Butrinti dhe Bylisi.
Por
vendin mė tė rėndėsishėm mes tyre e zė natyrshėm libri pėr ilirėt, i
cili ka ambicjen tė hedhė dritė mbi njėrėn prej periudhave mė
interesante dhe tė panjohura tė lashtėsisė sė popullit shqiptar.
"Kushdo qė do ta lexojė librin, do ta kuptojė qė historia jonė ėshtė
njė histori lineare, pa ndėrprerje, pa katastrofa. Ndoshta ka pak
mjegull nė historinė e shqiptarėve qė nga shekulli VI deri nė
shekullin XI kur shfaqen krejtėsisht tė qartė me emrin e tyre tė
trashėguar nga antikiteti nga albanoi tek arbėrit, por kjo ėshtė njė
histori e cila nuk mund tė kontestohet me asnjė argument tjetėr; kaq
i fortė ėshtė argumenti historik i vazhdimėsisė qė pėrkon dhe me
argumentin arkeologjik" - thotė zoti Ceka.
Bazuar mbi zbulimet arkeologjike dhe studimin e burimeve tė
shkruara, libri i prof.Cekės trajton me detaje prejardhjen e
shqiptarėve tė sotėm nga ilirėt, njė nga popullsitė mė tė vjetra tė
rajonit.
Zoti Ceka thotė se pikėrisht kjo periudhė e lidhjeve mes ilirėve dhe
shqiptarėve e kishte tėrhequr gjithmonė nė punėn e tij shkencore,
ndonėse ka qenė e mbuluar prej shumė vitesh me errėsirė dhe enigma,
si edhe botime fare tė pakta, kryesisht tė autorėve tė huaj. "Kjo
ka qenė njė periudhė refleksioni, njė periudhė e dėshirės pėr tė
pėrshkruar mė mirė veēanėrisht kapitujt e fundit tė librit, qė bėjnė
fjalė pėr kalimin nga ilirėt dhe deri tek shqiptarėt. Pra, ėshtė
historia qė nga shekulli IV i erės sonė kur sipas mendimit tim mund
tė flasim pėr herė tė parė pėr shqiptarėt e parė, jo nė shekullin XI
kur shfaqen nė histori, por natyra e tyre ėshtė brumosur qė nė
antikitetin e vonė, qė kur krishterimi filloi pak a shumė tė
seleksiononte popujt qė kishin shpėtuar nga kasaphana e dyndjeve tė
popujve tė shekujve IV-VI dhe jam i sigurt qė shqiptari i parė i
takon pikėrisht kėsaj kohe; antikitetit tė vonė, i mbrujtur me
traditėn mesdhetare greko-romake, me traditėn ilire natyrisht, por
edhe me identitetin qė krijoi krishterimi i hershėm nė vendin tonė"
- thotė ai.
Prof. Ceka thekson se studimi hedh dritė edhe mbi lindjen dhe
origjinėn e gjuhės shqipe si dhe trajton gjerėsisht pjesėmarrjen
aktive tė ilirėve nė qytetarinė romake. Sipas tij, njė faktor i
rėndėsishėm qė ka ndikuar fuqishėm nė mbijetesėn dhe kompaktėsimin e
popullsisė shqiptare ka qenė edhe konflikti i madh me sllavėt nė atė
periudhė kur kėta tė fundit u vendosėn nė rajon.
Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e parė tė kėtij studimi qė nė
vitin 1987 pėr ta dėrguar nė shtyp kohėt e fundit. Ai trajton njė
nga cėshtjet mė tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare, pasion qė e ka
tė trashėguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu njė arkeolog i
njohur shqiptar. Libri "Ilirėt" nė shqip u publikua pėr tė herė tė
parė nė takime me studentė tė Universiteteve tė Tiranės dhe tė
Elbasanit, si dhe nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, duke
ngjallur menjėherė interesimin e qarqeve shkencore universitare.
|
|