|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shqiptarėt e Kosovės dhe serbėt shkojnė drejt bisedimeve pėr statusin, me pothuajse asgjė tė pėrbashkėt

 
 

 

14 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (13.01.2006) - Barry Wood

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, dhe eksperti i ēėshtjeve serbe, Obrad Kesiē, folėn nė Washington mbi tė ardhmen e Kosovės nė njė forum tė organizuar nga Instituti i Paqes, i cili financohet nga qeveria amerikane. Mes tyre kishte shumė pak gjėra tė pėrbashkėta pėr sa i pėrket tė ardhmes sė Kosovės.  

Hashim Thaēi pranoi se 2006-ta ėshtė njė vit kritik pėr Kosovėn. Shumica shqiptare prej 90 pėr qind e Kosovės, theksoi ai, pret pėr pavarėsinė qė nga viti 1999. Kombet e Bashkuara, tė kėshilluar nga njė grup kontakti i fuqive tė mėdha, po hapin negociatat pėr statusin pėrfundimtar, tė cilat duhet tė zhdukin hendekun midis dy qėndrime nė dukje tė papajtueshme. Serbia, e cila nuk ka ushtruar pushtet mbi Kosovėn qė nga viti 1999, po ofron autonomi tė gjerė, por jo pavarėsinė.

Zoti Thaēi kryeson partinė e dytė tė Kosovės pėr nga madhėsia, e cila fitoi 27 pėr qind tė votave nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2004. Ai ėshtė anėtar i ekipit negociator tė Kosovės. Zoti Thaēi paralajmėroi pėr mundėsinė e shpėrthimit tė konfliktit nėse Kosovės nuk i jepet pavarėsia:

“Nėse arrihet vendimi pėr tė mos i dhėnė Kosovės pavarėsinė, theksoi zoti Thaēi, pasojat do tė jenė rrėnimtare dhe destabilizuese pėr mbarė rajonin. Njė zhvillim i tillė do t’i jepte shtytje tė fuqishme nacionalizmit serb dhe do tė linte tė zhgėnjyer njė numėr tė madh banorėsh tė Kosovės.”

Edhe Obrad Kesiē, njė shtetas amerikan i lindur nė Serbi, i cili shėrben si analist i ēėshtjeve ballkanike nė Washington, paralajmėron pėr mundėsinė pėrtritjes sė konfliktit nėse Kosova shkėputet nga Serbia dhe i jepet pavarėsia me gjithė kundėrshtimet e qeverisė serbe:

“Nėse pavarėsia jepet pa miratimin e Serbisė, tha zoti Kesiē, ju do tė keni paqendrueshmėri  afatėgjatė qė do tė ndikojė mbi Bosnjėn, Maqedoninė, Serbinė jugore dhe shtete tė tjera tė rajonit.”

Zoti Kesiē thotė se nuk ka tė ngjarė qė negociatat tė ēojnė nė njė konsensus dhe se ka mundėsi qė ēėshtja e statusit tė lihet pėr mė vonė. Kjo, tha ai, do tė nxitė dhunė tė re nga ana e shqiptarėve kundėr pakicės sė vogėl serbe nė Kosovė.

Zoti Thaēi tha se politikanėt e Kosovės e pranojnė se nuk do tė ketė pavarėsi pa garanci pėr pakicat jo shqiptare. Ai mohoi se serbėt nė Kosovė janė nėn kėrcėnim tė vazhdueshėm, se atyre u duhet tė jetojn nė enklava tė mbrojtura dhe mund tė udhėtojnė lirisht vetėm  kur janė tė shoqėruar nga paqeruajtėsit e Natos.

Negociatat pėr statusin pėrfundimtar po kryesohen nga ish-kryeministri finlandez, Marti Ahtisari, i cili luajti rol tė rėndėsishėm nė arritjen e marrėveshjes sė vitit 1999 qė ēoi nė pėrfundimin e fushatės ajrore tė Natos kundėr Serbisė dhe nė tėrheqjen e trupave serbe nga Kosova. Zotit Ahtisari po i jepet ndihmė nė kėto pėrpjekje nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.//kk//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.