|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Moisiu ngushėllon Ipeshkvinė e Kosovės

 
 

 
Tiranė 13 janar 2006 /TN /QIK - Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, i ka dėrguar njė mesazh ngushėllimi Ipeshkvisė sė Kosovės pėr ndarjen nga jeta tė Imzot Mark Sopi, Ipeshk i Ipeshkvisė sė Kosovės."Pėr dhjetė vjet nė krye tė Ipeshkvisė sė Kosovės, Imzot Mark Sopi u dha besimtarėve katolikė shpresė dhe kurajo pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė dhe padrejtėsitė.
 
Ai kontribuoi nė ruajtjen e promovimin e vlerave tė kishės katolike shqiptare dhe zhvillimin e besimit katolik", thuhet nė mesazhin e ngushėllimit tė Presidentit Moisiu, duke theksuar se "tek personaliteti i Imzot Sopi ishte sintetizuar nė njė tė vetme predikuesi dinjitoz dhe patrioti i vėrtetė i vendit tė tij".

Imzot Sopi u nda nga jeta nė prag tė realizimit tė ėndrrave tė mėdha tė shqiptarėve, tė cilat kanė edhe bekimin e tė paharruarit Ipeshkv Mark Sopi, thotė Moisiu, duke shprehur dhimbje pėr tė gjithė besimtarėt katolikė shqiptarė dhe duke shprehur ngushėllimet e tij mė tė thella e dhe tė popullit shqiptar.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.