|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Policia shqiptare dhe ajo e UNMIK ut nėnshkruan marrėveshje pėr bashkėpunim nė luftėn kundėr kriminalitetit

 
 

 
Tiranė, 13 janar 2006 /TN (QIK - Krerėt e policisė sė UNMIK ut dhe tė Shqipėrisė nėnshkruan mbrėmė nė Tiranė njė marrėveshje bashkėpunimi mes tyre nė luftėn krundėr kriminalitetit, ruajtjen e kufijve dhe ndėrtimin e operacioneve tė pėrbashkėta.
 
Kėtė marrėveshje e nėnshkruan drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė Shqipėrisė Bajram Ibraj dhe komesioneri i policisė sė UNMIK ut Kai Vitrup. Ky i fundit tha me kėtė rast se me kėto marrėveshje arrihet njė shkallė mė e lartė e bashkėpunimit tė tė dyja palėve.

Krimi i organizuar dhe ai ordiner nė tė dy anėt e kufirit parandalohet dhe goditet vetėm me bashkėrendim tė aksioneve mes policive, si dhe nga shkėmbimi i pandėrprerė i informacionit nė lidhje me personat ose grupet kriminale qė janė nė kėrkim nga drejtėsia, si nė Shqipėri ashtu dhe nė Kosovė, thanė Ibraj dhe Vitrup.

Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit tė Shqipėrisė, Bajram Ibraj, duke folur mbi marrėveshjen e nėnshkruar me homologėt nga shėrbimi policor i UNMIK u tha se ajo "pėrmban ēėshtje qė kanė tė bėjnė me goditjen e grupeve kriminale, ēėshtje tė luftės kundėr drogės, trafiqeve tė paligjshme nė pėrgjithėsi, tė kapjes sė personave nė kėrkim dhe tė pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė tė gjitha atyre shėrbimeve nė zonėn kufitare".

Gjatė bisedimeve mes zyrtarėve tė policisė nga Shqipėria dhe Kosova u vendos dhe binjakėzimi i Akademisė sė Rendit "Arben Zylyftari" nė Tiranė me Shkollėn e Shėrbimit Policor tė Kosoves, binjakėzim qė do tė funksionojė nė bazė tė njė protokolli tė posaēėm tė miratuar nga dy palėt.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.