|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Letėr e hapur drejtuar Kryetarit tė Kuvendit Republikan tė Malit tė Zi

 
 

 
13 janar 2006 /TN
 
Nga Lek LULGURI
 
Qe nga viti 1979 e deri me 1993 vazhdimisht kam vene pyetje dhe kerkuor sqarime pse nuk realizohen planet 4 vjecare per zhvillimin e Malesis, por te njejtit shtyhen nga plani ne plan, nga viti ne vit.
 
Ne nji polemike qe kam patur me nji gazetare te regjimit te atehershem, njefare Bulatoviqi, ne Tribinen e titogradit, me 2 mars 1989, nder te tjerat kam shkruor edhe kte:"Kur flasim per realizimin e programit te zhvillimit te zonavet kufitare nga viti 1975 e deri me sot, respektivisht mbi ndertimin, gheghesisht mosndertimin e objekteve te ndryshem ekonomik e infrastruktural ne kto treva, me te cilat eshte dashur te ndalet migrimi dhe te mundsohet kthimi i atyre qe kan shkuor, duhet ditur se me kete program ka qen parapare ndertimi i serave per prodhimin e produkteve bujqesore, por i njejti perkrye nates u cvendos ne Gollubovc.
 
Pastaj ka qene i parapar ndertimi i repartit per derdhjen e legurave i fabrikes"Radoje Dakiq", pastaj qendra e kooperatives ne Dinosh dhe Vuksanaj, fabrika per perpunimin e bimeve mjeksore, reparti per perpunimin e pemeve dhe perimeve, tregu i gjelbert dhe shtepija e kultures ne Tuz, nji ndertese me banesa per penzionista, invalide dhe punetor te aresimit, pastaj fabrika Tiz, reparti per punimin e qilimave dhe punimeve te tjera te tekstilit, por asnje nga keto plane nuk u realizuan. Dhe jo vetem se nuk u kthyen te merguarit por u stimulua shkuorja e shume te tjereve. Ku te kerkojme deshmine me te forte apo arsyetimin me bindes se ne kto qe i permenda, per te kerkuor qe Tuzit ti kthehet statusi i komunes.
 
Me 24 mars 1989, ne cilsin e deputetit te Malesise ne Kuvendin e Republikes se Malit te Zi, organizova nji takim me kryetaret e te gjitha bashkesive lokale ku mori pjese edhe dr Radoje Kontiq, kryetari i atehershem i qeverise se Malit te Zi me bashkepuntoret e tij. Mbledhja vazhdoi me se tre ore ku qe te ghithe perfaqesuesit e Malesis dhe pjesemarresit e tjer apostrofuan zhvillimin e pabarabarte te ketij rajoni dhe si shkaktar kryesor te stagnimit, vecuan suprimimin e komunes se Tuzit, me c`gje perkujdesjen per zhvillimin e ketij rajonite merr komuna e podgorices, e cila ate obligim as qe e ka plotesuor ndonjehere, keshtu qe deri ne ditet e sodit, mbetem bonjaku i saje, andaj ne mnyren me dinjitoze kerkuom qe te na kthehet statusi i komunes.
 
Per fat te keq, edhe ky tubim perfundoi si shume te tjere me pare, me premtime, sipas asaj te popullit "Fjalte e mira e gurt ne strajce,, Deputetja ne Parlamentin e Malit te Zi, zonja Daliborka Pejoviq verteton se Tuzi, ne baze te parametrave ekonomiko financiar, ende nuk mund te jete komune e pavarur. Ajo nuk tregon se kur mund te arrihet ato kushte, e sipas saj, e drua edhe sipas mejet, askurr, e ndoshta as atehere, edhe ata per shkaqe shume te thjeshta.
 
Mali i zi as qe ka plane, as qellime e deshire te mire qe te zhvilloje kete mjedis sepse edhe ato objekte qe kane qene ne programet e dikurshme, sote i kane fshi. Sipas mejet, ato plane jane zevendsuar me do plane tjera te hartuora qe ne vitin 1981 dhe te perpunuara ne kontinuitet deri ne ditet e sodit.
 
Me keto plane Malesija eshte lane pa objekte te karakterit ekonomik e infrastruktural me qellim qe politikisht te dermohet, madje struktura demografike me dhune te nderrohet duke ndare troje falas dhe duke sjelle banore te ri joshqiptare, per c'gje tentojine te perfitojin perkrahjen e prijseve fetar dhe te perfaqesuesve te subjekteve politike shqiptare. Me keto plane punohet ne drejtim te krijimit te konfliktit nderkonfesional.
 
Pastaj, tentohet qe me cdo kusht te dermohet Lidhja demokratike, parti kjo e cila qe nga fillimi ka tentuor ti jete besnike luftes kundra realizimit te ketyre projekteve te udheheqesise malazeze dhe kacavarseve te tyre shqiptare. Ne momentin kur udheheqesia malazeze ti realizoi keto plane dhe kur te jene te sigurte se mbi 50% te keshilltareve te kuvendit vendor te Tuzit nuk do te flasin shqip, por serboboshnjake-muslimane, apo malazezo-amtarisht, atehere Tuzi me siguri do te fitoje statusin e komunes. Duken mandje te pabesuoshme pohimet se regjionet me te pasura te Malit te Zi, Malesia dhe Zeta, nuk mund te mbijetojne ekonomikisht gjoja per shkak te resurseve te kufizuara, ndersa per shembull Andrijevica dhe si ajo shume te tjera, paskan mundesi.
 
Keto duken tregime per femije dhe zor se u besojne edhe ata qe e kan shkruar ligjin. Dihet se Zeta eshte sakrifikuor per hire te objektivave me te larta shtetrore, se paku ashtu u eshte thene, gje qe ata edhe e kane pranuor. Me ne fund, zoti kryetar i Parlamentit te Malit te Zi, ju Pyes, si mundet qeveria e Malit te Zi te aprovoj nje ligj te cilin e kundershton e tere Malesia dhe diaspora e cila ka derguar peticionin me 1300 nenshkrime te atyre qe kane te drejten e votimit. Shqiptaret ne Mal te Zi duhet te kene te njejtat te drejta qe do ti kene serber e Kosoves sepse ne jemi prezent ne kete teritor gjithesesi me gjate se ata atje.
 
Une nuk kam te drejte qe anetaret PPS ti quaj cetnike, sic bejne disa, sepse nese kta jane te tille, ateher te atille jane edhe ata te tjeret sepse deri me 1997 ishin se bashku, ne nje parti, dhe nuk mund te me bind kushi se keta i kane mbajte kokardat, kurse keta te tjeret perkrye natet i paskan heq per faktin se gjate luftes ne Kosove i paskan pas cuar disa patrulla policore neper Malesi, gjoja per te na shpetuar, apo per te percjelle tregetin ne kufirin shqiptaro-malazias.
 
Kurr nuk do ta harroj deklaraten e Millo Gjukanoviq te dhene me rastin e ardhjes se serbeve apo malazezve nga Vraka (Shqipri) ne Mal te Zi , kur deklaroi se do te angazhohet te faktori nderkomtbetare qe me Shqiperin te jetesoi parimin e reciprocitetit. Kur ne nje rast e kam pyetur se si e ka dhene nji deklarate te tille me pergjegjet: 'Sipas Konventes se Gjeneves dhe Deklarates se Helesinkut nese nje shtet ti debon qytetaret e shtetit tend, keni te drejte qe edhe ju tia deboni te tij, ne cka une i pergjegja:'Me duket zotri Gjukanoviq se paksa i keni perzie ceshtjet sepse duhet ta dini se ata atje kane shkuar per te jetuar ne dhe te huaj kurse ne ketu jemi qe kur ekziston raca njerezore.
 
Ne deshirojime te shkojme, por se bashku me territoret tona, se pa to nuk shkojme gjekundi". E si te besoj tashti se ky e paska hequr"kokarden"?!. Me kujtohet rasti kur, se bashku me vellezerit Azhaj nga Tuzi, me1991, po qendroja ne rrugen Slloboda ne Podgoric, kur paprimtas nga ana tjeter u afrua Svetozar Maroviq dhe mu drejtua me keto fjale:"Leke, po na sjelle shume probleme.
 
Vazhdimisht po na sulmon duke kerkuor ata cka tash nuk mund tua japim, sepse sikur tua plotesonim me shyeten do te na perzenin nga zyrat, e ne jemi te vetedishem se ato qe ju kerkoni edhe u takone, por kini durim edhe disa vjete. "Atehere ndoshta edhe ka qene ashtu, po tani kujt i frigoheni qe te na jepni minimumin e te drejtave, se paku komune ne vete te Tuzit.
 
Por, ne fund, si duket ne nuk na ka kush faj se gjithehere kemi punuar kundra interesave tona nacionale e kombtare, e per fat te keq ende punojme.
 
E kemi pershendetur dhe marrezisht i kemi sherbyer Krajlit te Malit te Zi, i cili na ka okupuar dhe copetuar ne dhe trojet tona. Kemi pershendetur shokun Tito i cili ka likuaduar mbi 37000 shqiptare, kurse nga viti 1950 e deri 1966 ka debuar per ne Turqi mbi 370 mij te tjere, duke i dhene duare te zgjidhura Rankoviqit per te bere cfare te doje ne Kosove.
 
Kemi pershendetur dhe perkrahur Slavko Peroviqin i cili ne nji tubim parazgjellor ne Tuz deklaron se do te na japin aq te drejta ketu , sa te kene serbet e malazezet ne Shqiperi. Kemi perkrahur, e per fat te keq po vazhdojme te perkrahim, edhe Milo Gjukanoviqin i cili me 1991 ka dashur te na deboje ne Shqiperi, kurse sot kundershton formimin e komunes ne vete per Malesin.
 
Ne cilido shtet ne Ballkan po te kishim qene, me ne fund edhe ne Serbi, ne do te fitonim nji komune, por jo edhe ne Mal te Zi. Shikuar historikisht malazezet nuk jane sjedhur hic me mire ndaj shqiptareve se serbet. Kush i vrau permbi 500 shqiptar te Plaves e te Gucis?Suvereni i Malit te Zi Nikolla!
 
Kush i pushkatoi permbi 80 shqiptare te fisit te Hotit ne njeqind bese e fe?
 
Savo Petri nga Kuci, fqinji yne i pare i cili ka folur shqip taman si vet. Kush i pushkatoi dhe i shperndau shqiptaret ne vitin 1945?Kurrkush tjeter por fqinji tjeter yni, Bajo Stankoviqi nga Zeta. Kush i vrau permbi 4000 ushtare shqiptare ne Tivar me 1945?Brigada e 10 malazeze. Zotri kryetar, e di se nuk eshte mire ti referohemi te se kalueres, por ja se e njejta politike udheheqet qe nga viti 1912, vetem se ka nderruar mjetet dhe akteret.
 
Ne vitin 1990 i jam drejtuar Momir Bulatoviqit, ishkryetarit te Malit te Zi, me nje leter te hapur, me kerkese qe te hape arkivat dhe te vertetohet rrethanat nen te cilat eshte likuaduar nji numer aq i madh shqiptaresh, ne Tivar ne vitin 1945. Kam kerkuar qe te na kerkojne falje ne emer te kombit malazias por as sod nuk kam marr pergjegje prej tij. Eshte interesant se te gjithe popujt sllav i keni kerkuar falje njeni tjetrit per ate qe ka ndodhur midis jush, por askush deri me sot nuk i ka kerkuar falje popullit shqiptare per gjenocidin dhe krimet e bera mbi ne.
 
Pyes vehten e ju, deri kur duhet te sakrifikojme interesat tona nacionale per shkak te qetsis ne shtepi, faktikisht per te tjeret, sepse kjo as qe mund te jete shtepija jone. Zotri kryetar, ju propozoj qe te shfrytezoni autoritetin tuaj dhe te perkrahni propozim-ligjin e deputetit Bardhi, ose te ktheni mbrapa qeverise, ne menyre qeta ripunojne ne baze te interesave te Malesise.
 
 
LEK LULGURI

ish deputet nga Malesia ne Kuvendin e Malit te Zi, ish kryetar iKoalicionit demokratik, kryetar i keshillit inicues dhe kryetar i Kuvendit themelor te LD ne MZ, nji nder themeluesit dhe antar i kshillit koordinuos te partive politike te shqiptarve nen ish Jugosllavin.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.