|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kompromise do tė bėhen vetėm pėr arritjen e pavarėsisė, tha Kosumi pas takimit me diplomatėt e huaj

 
 

 
Prishtinė, 13 janar 2006 /TN /QIK - Tė gjitha kompromiset e nevojshme do tė bėhen vetėm pėr ta arritur pavarėsinė e shtetit tė Kosovės, tha sot kryeministri Bajram Kosumi nė pėrgjigje tė presionit ndėrkombėtar pėr kompromise tė palės shqiptare.

Nga ana e tij, shefi i Misionit amerikan nė Kosovė, Filip Goldberg, tha se sakrifica dhe kompromisi janė esenciale nė rrugėn e zgjidhjes sė statusit.
 
"Sakrifica dhe kompromisi,do tė jenė mė se tė nevojshme pėr tė mirėn e gjithė shoqėrisė", u shpreh Golberg, pas takimit tė kryeministrit Bajram Kosumi me shefat e zyrave ndėrkombėtare nė Kosovė dhe pėrfaqėsuesin e qeverisė austriake.
 
Kėtij insistimi tė bashkėsisė ndėrkombėtare i ėshtė pėrgjigjur kryeministri Kosumi, pas pyetjeve tė gazetarėve se, duhet tė bėhen tė gjitha kompromiset e nevojshme pėr bėrjen e pavarėsisė.

Goldberg tha se duhet tė punohet paralelisht si nė angazhimet tjera tė qeverisė edhe nė procesin e zgjidhjes sė statusit final.
 
Sa i pėrket statusit tė ardhshėm tė Kosovės dhe qėndrimeve pėr kėtė tė Prishtinės e Beogradit, z.Goldberg, tha se asnjėra, nga tė dyja palėt si ajo shqiptare ashtu dhe ajo serbe, nuk do ta fitojnė tėrė atė qė e kėrkojnė. Kjo ėshtė njė nga arsyet pse duhet tė jemi tė gatshėm pėr sakrifica dhe kompromis.

Ndėrkaq, kryeministri i Kosovės nė pyetjen e gazetarėve se pėr ēfarė kompromisesh bėhet fjalė, tha se pėr tė gjitha ato qė nevojiten pėr bėrjen e shtetit tė pavarur, si avancimin e tė drejtave tė minoriteteve, respektimin e lirisė fetare dhe tė tė gjithave tė drejtave qė kėrkohen nga demokracia perėndimore.

Goldberg ka insistuar pėr njė shkallė mė tė lartė transparence me opinionin nė lidhje me zgjidhjen e statusit.
"Minoriteteve dhe shumicės shqiptare duhet sqaruar proceset nėpėr tė cilat po kalon Kosova, sidomos faktin se sakrifica dhe kompromisi do tė jenė tė nevojshme pėr tė mirėn e gjithė shoqėrisė.
 
Do tė thoja se asnjėra, nga tė dyja palėt si ajo shqiptare ashtu dhe ajo serbe, nuk do ta fitojnė tėrė atė qė e kėrkojnė. Mirėpo, unė mendojė se ėshtė mjaft e rėndėsishme qė qytetarėt e Kosovės tė jenė tė gatshėm ti pranojnė ato vendime", u shpreh Goldberg.

Ai shprehu disa rezerva nė lidhje me arritjet e qeverisė sė Kosovės, duke kėrkuar nga ajo qė mė shumė tė bėjė veēanėrisht nė raport me minoritetet, e sidomos me pakicėn serbe, por gjithashtu edhe nė ekonomi.

"U dakorduam me Kryeministrin qė ka mbetur edhe shumė punė pėr t'u bėrė. Arritjet e parapara nė axhendėn kosovare nuk janė realizuar nė shumė fusha sidomos ato qė janė tė lidhura me minoritetet, ekonominė dhe zhvillimin e njė shoqėrie demokratike nė vend", tha z.Goldberg.
 
Ai poashtu tha se kėrkohet nga qeveria e Kosovės qė tė shpallė njė tender tė ri pėr ēėshtjen e telefonisė mobile dhe se pėr kėtė i ka shpjeguar kryeministrit mendimin e tij. "Njė tender i ri do tė ēonte gjėrat pėrpara, ashtu qė shėrbimi tė jetė i siguruar dhe tė arrihet njė marrėveshje me PSSP-nė dhe UNMIK-un qė ky proces tė ecėn pėrpara nė vitin 2006", tha Goldberg.

Kryeministri Kosumi ua ka prezantuar shefave tė zyrės edhe raportin vjetor tė punės sė qeverisė sė Kosovės, duke ritheksuar se viti 2006 ėshtė vendimtar pėr Kosovėn.

"Puna e qeverisė do tė vazhdojė sipas programit tė qeverisė tė miratuar nė kuvend, por me njė rirėnditje tė prioriteteve", tha ai, duke shtuar se prioritet i parė i qeverisė do tė jetė puna pėr statusin final, pastaj implementimi i standardeve dhe sė treti fusha e ekonomisė. Kosumi i ka njoftuar diplomatėt me informacionet qė kanė tė bėjnė me projektin e qeverisė i ashtuquajtur "krijimi i besimit, tė gjithė qytetarėt pėr procesin", dhe me planin e veprimit qė ka qenė nė kuadėr tė kėtij projekti gjatė muajit dhjetor.

"Viti 2006 ėshtė vendimtar pėr Ballkanin perėndimor e nė veēanti pėr Kosovėn. Gjithsesi do tė ofrojmė pėrkrahje me qėllim tė krijimit tė njė fryme tolerante dhe demokratike", u shpreh Aleksander Bajer, pėrfaqėsues i qeverisė austriake, i cili vend nga fillimi i kėtij viti kryeson Bashkimin Evropian.

 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.