|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė vend tė pėrkujtimit
Imzot Mark Sopit

 
 

 
13 janar 2006 /TN

Nga I. Sadiki
 
Me keqardhje e dhembje tė thellė e mora lajmin pėr kalimin nė Mashim nga kjo jetė tė Ipeshkvit tė Kosovės Mark Sopit. Vdekja e Sopit ėshtė njė goditje e rėndė pėr proceset e tanishme nė Kosovė, ngase zėri i tij ishte zė i ndėrgjegjes sė thellė tė shqiptarėve pėr liri, tė drejta dhe pavarėsi.
 
Imzot Mark Sopin e njofta gjatė disa vizitave qė ai ia bėri Arbonit (Zvicėr) dhe kishės katolike nė Arbon, me tė cilėn lidhi njė miqėsi tė fortė dhe tė pėrhershme.
 
Se pari ne Arbon, Imzoti ishte me rastin e Simpoziumit “Dymijė vjet e krishtenizmit te Shqiptaret” . Mė pas ishte edhe disa herė tė tjera me ftesė zyrtare nga vetė kisha Katolike ku murrė pjesė ne shumė ceremoni fetare dhe udhėhoqi shumė meshe pėr vendasit.
                                    
Imzot Sopi me zemėrgjerin, urtėsinė dhe si njeri i zotit, shpejtė hyri ne zemrat e vendasve  (Zviceranėve) dhe me shumė deshi merrnin pjesė ne lutjet qė i udhėhiqte i madhi  Imzot  Sopi.
 
Imzot sopi bėri edhe njė vizitė Bashkėsisė shqiptare nė Arbon, ku ishte i ēiltėr dhe i dashur pėr tė gjithė, pa dallime.
 
Gjatė njėrės nga vizitat qe ishte kėtu ne Arbon pata rastin ta intervistoi imzot Sopin me njė intervistė te shkurtėr te cilėn po e pėrsėris tani edhe njė herė sepse e ka peshėn e vetė.
 
 
Intervistė me Imzot Mark Sopin
- Ipeshkin e Kosovės
Mars 2000 / I. Sadiki

Kemi vetėm njė Mitrovicė
 
Ditė mė parė Imzot Mark Sopi i bėri njė vizitė pune dhe miqėsore Kishės Katolike nė Arbon (TG) tė Zvicrės. Shfrytėzuam rastin pėr njė intervistė tė shkurtėr rreth situatės nė Kosovė dhe qėllimit tė vizitės sė tij nė Zvicėr.
 
PYETJA: Imzot Sopi, vini nga Kosova a mundeni nė pika tė shkurtra tė na pėrshkruani situatėn momentale atje?
 
Mark Sopi: Situata nė Kosovė ėshtė nė pėrmirėsim e sipėr si nė aspektin e sigurisė ashtu edhe nė atė tė mbijetesės. Kemi kaluar njė dimėr shumė tė vėshtirė me njė temperaturė Siberie deri nė -27 gradė... Shumė familje tėrė dimrin e kanė kaluar nėn tenda,por tė lumtur,qė gjinden pranė pragut tė shtėpive shekullore.
 
E tėrė bota perėndimore ėshtė e befasuar me zellin dhe punėn,qė po bėjmė pėr tė ndėrtuar Kosovėn. Ata njėherė u befasuan pas kthimit tė menjėhershėm tė shqiptarėve e tani u befasuan se si i pėrvjelėn mėngėt dhe ia filluam ndėrtimit ,tė paktėn,tė njė dhome banimi. Problem pėr ne ėshtė sot Mitrovica dhe Kosova Lindore.
 
Sa i pėrket Mitrovicės kam besimin e plotė se sė shpejti do tė gjendet njė zgjidhje. Nė mbledhjen e Kėshillit Transitor,(ku jam anėtarė i rregullt i saj,sė bashku me pėrfaqėsuesit e tė dy feve tė tjera), unė vetė i kam tėrheqė vėrejtjen z. Kushner,qė tė mos e pėrdorė mė,nė tė ardhmen termin Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut. Ne kemi njė Mitrovicė e ajo do jetė njė e vetme dhe pjesė integrale e Kosovės.

PYETJA: Jeni nė Zvicėr. Keni ardhur privatisht apo zyrtarisht dhe cili ėshtė qėllimi i vizitės tuaj?
 
Mark Sopi: Kam ardhė me ftesėn e Priftit tė kishės Katolike tė Arbonit, njė Miku tė madh tė shqiptarėve. Ky mik i yni, ishte njeri ndėr organizatorėt e Simpoziumit tė "2000 Vjetorit tė Krishtenizmit tė shqiptarėve". Po ashtu ka dhėnė ndihma nė ēdo drejtim dhe ishte e pa mundur qė ta refuzoj njė ftesė tė tillė. Edhe pse nuk kam shumė kohė ( do qėndroi vetėm tre ditė) prapė se prapė jam i kėnaqur me mikpritjen e tyre.
 
PYETJA: Prifti i kishės Katolike tė Arbonit, e ceket edhe ju, ėshtė njė mik i madh i shqiptarėve. A pajtoheni edhe Ju se kjo miqėsi ka lidhje tė forta me popullin shqiptarė sidomos nė Kosovė?
 
Mark Sopi: Po ėshtė plotėsisht e vėrtetė se z. Leo Rüedi ėshtė mik i madh i yni. Po ashtu e tėrė kisha Katolike ėshtė e lidhur jo vetėm me kishėn Katolike tė Kosovės po me tėrė popullin shqiptarė tė Kosovės.
 
Jam shumė i lumtur qė kemi njė mik tė kėtillė dhe se i pėrgėzoi nga zemra ata persona tė cilėt vunė kontaktet e para me tė. I dijė me emėr e mbiemėr ata persona po pėr shkaqe tė asaj se ata thonė se krejt kėtė e kanė bėrė nė tė mirė tė Kombit, nuk dua ti pėrmend. I falėnderoi nga zemra kėta djelmosha poashtu edhe vetė priftin.
 
Unė i porosita kėta djelmosha qė ishte shumė lehtė tė grindet njė njeri i tillė,po ėshtė edhe mė lehtė qė tė humbet, prandaj punoni nė kėtė drejtim. Nė bazė tė seriozitetit qė kanė,kam shpresė se miqėsia vetėm se do tė shtjellohet-rritet-zgjerohet edhe mė shumė.
 
PYETJA: Pėr kujdesin dhe ndihmėn,qė ka dhėnė Prifti i Arbonit a do ta ftoni pėr njė vizitė miqėsore nė Kosovė?
 
Mark Sopi: Po si. E kemi ftuar dhe na ka premtuar se nė muajin qershor do ta vizitoi Kosovėn. Ēdo person qė vije nga kisha e Arbonit do tė jetė i mirėseardhur. Do ta zbuloi edhe njė fshehtėsi tė kėndshme.
 
Kisha Katolike e Arbonit na ka premtuar qė do tė na ndihmoi financiarisht pėr tė ngritur njė shkollė tė mesme nė Gjakovė.
Shkolla do tė jetė pėr aftėsimin e kuadrove nė fushėn e Informatikės dhe tė gjuhėve tė huaja.

Edhe pse ideja ishte nga kisha Katolike e Kosovės, kjo shkollė apo Gjimnaz ta quajmė, nuk ka aspak tė pėrbashkėt me kishėn. Ne e pamė tė arsyeshėm kėtė projekt dhe ia prezantuam Kishės sė Arbonit dhe kėta e shprehen pėlqimin tė na ndihmojnė. Vendi pėr ndėrtim na ėshtė caktuar. E kemi marrė edhe lejen pėr ndėrtim nga UNMIKU si dhe Kėshilli komunal i Gjakovės. Vlera e paraparė pėr ndėrtim do tė jetė diku-deri nė 2,5 milion DM. E tėrė ndihma do jetė e Kishės sė Arbonit.
 
PYETJA: Ku ju zuri lufta dhe si u gjendet?

Mark Sopi:
Lufta mė zuri nė Prizren. Aty ku e kam edhe Selinė. Gjatė tėrė kohės sė bombardimeve qėndrova duke ju dhėnė ndihmė dhe shpresė popullatės pa marr parasysh besimin. Nė kishėn e Prizrenit u mblodhėn shumė familje pėr tė kėrkuar ndihmė.
 
Numri i familjeve arrinte deri nė 450-me disa mijėra anėtarė. Pastaj gjatė luftės kam vizituar shumė pleq e plaka nėpėr shtėpia, tė cilėt nuk patėn mundėsi tė lėviznin e lere mė ta lėshojnė Kosovėn. Isha pranė fėmijėve,tė cilėt filluan tė traumatizohen tek dėgjonin bombardimet.
 
Mora pjesė vet nė shpėrndarjen e ndihmave, ato ndihma qė kishim nė dispozicion pėr momentin. Dhamė edhe kafshatėn e fundit pėr nevojtarėt. Sot jam i lumtur qė munda dhe u gjenda afėr popullit tim nė ditėt mė tė vėshtira,qė i kaloi.

PYETJA: Para ca kohėsh u rrėnuan varrezat Katolike nė Prizren dhe Pejė. Njėra ndėr to ishte edhe pėrmendorja e Nikprelės. Si e shpjegoni njė vepėr tė tillė makabėr dhe se kush qėndron prapa sajė?

Mark Sopi:
Po ėshtė e vėrtetė-fatkeqėsisht. Njė KRIMB i tillė ndaj objekteve tė shenjta tė popullit tonė, siē janė varrezat, nuk ėshtė vepėr shqiptari. Ai ndoshta vetėm fletė shqip por fare pikė gjaku Shqiptari nuk kalon nėpėr venat e tija. A thua pse nuk ndodhi njė gjė e tillė mė parė ku ishim tė robėruar, po mu tani kur jemi nė liri?
 
Ky ishte vetėm njė krimb ditorė,qė tė komprometohemi ne si popull para opinionit tė huaj e posaēėrisht KFOR-it. Ne e ditėm qėllimin e kėtij krimbi dhe se nuk e polemizuam. Pastaj i jam mirėnjohės z. Rexhep Bojės i cili me tėrė delegacionin e tij e vizitoi vendin e ngjarjes dhe e dėnoi krimbin. Po ashtu e dėnuan tė gjitha partitė politike.
 
E dėnoi edhe z. Adem Demaqi i cili edhe e vizitoi vendin e ngjarjes. Prandaj neve si popull nuk na ka pėrēa, as qė mundet, por vetėm e ka treguar fytyrėn e njė tė ligu. Pa marr parasysh se a kanė qenė ato varreza tė katolikėve a po tė myslimanėve,vepra ishte e drejtuar kundėr shqiptarėve prandaj e luftuam dhe gjithnjė do t'i luftojmė veprimet e tilla tė paskrupullta.
     
Unė mendoi se autori i njė vepre tė tillė i ka rrėnjėt diku nė Beograd
 
PYETJA: Ēfarė janė marrėdhėniet e kishės Katolike tė Kosovės me kishat e tjera nė botė dhe bashkėpunimi i sajė me KFOR-in?

Mark Sopi:
Kisha jonė ka marrėdhėnie tė mira me tė gjitha kishat dhe ēdo institucion tjetėr fetar qoftė katolik, mysliman apo ortodoks. Jemi tė njohur nga selia e shenjtė si kishė e pavarur ashtu sikur ēdo shtet tjetėr dhe se kjo ka domethėnie tė madhe pėr ne dhe pėr tė ardhmen tonė.

Me KFOR-in kemi marrėdhėnie tė shkėlqyeshme. Shumė pjesėtarė tė tyre vijnė tė dielave pėr mesha pa kurrfarė dallimi. Pastaj sivjet organizuam Karnavalet, qė ishin tė parat e njė lloji tė kėtillė, ku pėrpos shqiptarėve, kėnaqėsinė dhe bukurinė e tyre e ndjenė dhe shikuan edhe njė numėr i madh i pjesėtarėve tė KFOR-it.

PYETJA: Porosia juaj pėr shqiptarėt e Zvicrės dhe tė diasporės-nė pėrgjithėsi?

Mark Sopi:
Do t'ju them se Ju jeni ambasadorė tė Kosovės. Ju jeni ata qė do e ndėrtoni Kosovėn. Gjithė kėtė miqėsi dhe ndihmesė qė ka dhėnė Kisha e Arbonit ėshtė fryt i njė apo dy personave. Merreni me mend po tė kishim persona tė kėtillė mė shumė-sė paku nė ēdo Kanton nga njė apo nė ēdo shtet!.
 
Do tė ndėrtonim nja 26 shkolla apo spitale, shtėpi tė shėndetit apo diēka tjetėr tė nevojshme. Andaj doajeni njėri-tjetrin para sė gjithash si vėlla e jo,se kujt i takon. Kjo ėshtė gjėja mė e shtrenjtė qė mundeni dhe duhet ta bėni. Keni treguar veten para lufte dhe gjatė luftės. Andaj mos e harroni Kosovėn e pas luftės. Ajo kėrkon ndihmėn tuaj. Ja sot ja kurrė! Shėndet dhe ēdo tė mirė nė jetė dhe familje.
 
Intervistėn e bėri  I.  SADIKI, Mars 2000, Arbon (Zvicėr)
  
 
Imzot Mark Sopi mbetet kolosi i shekullit, njė model i mishėrimit tė dashurisė sė Zotit pėr njeriun. Nė kėtė mėnyrė, duke u bėrė njeriu i cili me kurajė, besim e dashuri jashtėzakonshme pėrhapi Paqen, Mirėqenien, Lirinė, tė drejtat e njeriut duke thyer barrierat, ēfarė do qofshin ato, dhe duke ofruar njerėzit, pėrmes tolerancės,
dashurisė dhe bamirėsisė dhe shembull i njeriut tė zotit.
 
I falem kujtimit tė Tij tė pėrjetshėm.
Jam i lumtur qė pata rastin ta njoftoi pėr sė afėrmi  Imzot Sopin
I qoftė i lehtė dheu i Kosovės sė lirė.
Zoti e bekoftė Imzot Mark Sopin, siē e ka bekuar.
Zoti e bekoftė Familjen Sopi.
Zoti e bekoftė Ipeshkvin e Kosovės.
 
I. Sadiki
Arbon (Zvicėr) 12 janar 2005
 

 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.