|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Ipeshkv Mark Sopi pėrkujtohet si njė patriot dhe humanist i madh, u tha nė njė akademi komemorative

 
 

 
Prishtinė, 13 janar 2006 /TN /QIK - "Duhet t'i thėrrasim edhe tė vdekurit tė na ndihmojnė, e lėre mė tė gjallėt", aq ishte i pėrkushtuar imzot Mark Sopi, pėr ēėshtjen e Kosovės, dhe aq tė vėshtirė e ndjente realizimin e saj, ndėrsa u pėrkujtua sot nė Teatrin Kombėtar, jo vetėm si njė humanist dhe shėrbyes i rrallė, por edhe i kombit shqiptarė.

Kėtė mesazh vetėmohimi pėrkushtues pėr pavarėsinė e Kosovės, ipeshkvi i ndjerė, ia kishte thėnė mikut tė tij dhe bashkėpunėtorit tė ngushtė, dom Lush Gjergjit.

Duke shprehur pikėllimin, Dom Gjergji tha se imzot Sopi papritmas sipas vullnetit tė Zotit u nda fizikisht dhe pėrkohėsisht prej nesh.
 
"Por, jemi tė ngushėlluar sepse na ngushėllon feja, shpresa dhe dashuria, mbi tė gjitha na ngushėllon jeta dhe vepra e tij qė ishte vėrtet shembullore", tha Gjergji. Ipeshkv Sopi, tha mė tej ai, la gjurmė tė cilat do tė mbesin tė pashlyeshme pėrgjithmonė.

"Urtėsisht na mbrojti dhe na udhėhoqi gjatė gjithė kėtyre viteve drejt paqes, lirisė dhe demokracisė. Ishte i angazhuar nė krijimin e urave dhe marrėdhėnieve sa mė tė mira miqėsore dhe vėllezėrore ndėrfetare dhe ndėrvėllazėrore. Gjithnjė i gatshėm pėr tė dėgjuar dhe ndihmuar", tha Gjergji.

Kryekuvendari Nexhat Daci duke pėrkujtuar figurėn e ipeshkvit Sopi, tha se Kosova nė ēastet e finales sė pavarėsisė mbeti pa njėrin prej heronjve tė saj. "Kosova nė ēastet e finales sė saj, tė asaj pėr tė cilėn tėrė jetėn dha dijen dhe djersėn Imzot Mark Sopi, mbetet pa protagonistin, kontribuuesin shumė tė rėndėsishėm tė tė gjitha progreseve nė Kosovė", tha prof.Daci.
 
Ai kujtoi se gjatė katėr vjetėve tė bashkėpunimit nė institucione, prania mendore, intelektuale, shpirtėrore dhe politike e Shkėlqesisė Sopi ishte njė ndihmesė nė marrjen e vendimeve tė urta, "nė komunikimin e butė tė atyre vendimeve, por edhe nė ekzekutimin e qėndrimeve pėr tė cilat luftoi gjatė populli i Kosovės, ndėrsa Shkėlqesia e tij ishte gjithmonė pranė institucioneve dhe popullit tė Kosovės".

Edhe kryeministri Bajram Kosumi e kujtoi ipeshkvin Sopi si njėrin prej burrave mė tė mėdhenj nė luftėn e pavarėsisė. Ndėrsa tha se pėrveē devotshmėrisė dhe patriotizmit me tė cilat shquhej ipeshkvi Sopi, do tė jetė e paharruar dashamirėsia e tij dhe pėrkrahjen qė e kishte pėr institucionet dhe pėr qytetarėt e Kosovės. "Dhe, padyshim Imzot Mark Sopi ka qenė dhe do tė mbetet njėra prej shtyllave kryesore tė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės", tha Kosumi.

Edhe zėvendėskryeadministratori Lari Rosin tha se ipeshkv Sopi ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė relaksimin e raporteve ndėretnike dhe ngritjen e tolerancės. "Ju keni humbur njė lider tė zgjuar shpirtėror dhe ne kemi humbur njė kėshilltar tė zgjuar pėr Kosovėn. Ne ēmojmė shumė kontributet qė Imzot Sopi ka bėrė", tha Rosin.

Ipeshkvin e kanė ngushėlluar shumė institucione vendore e ndėrkombėtare, ndėrsa nė pamundėsi tė leximit tė tė gjithave u veēua vetėm telegrami ngushėllues i Presidentit tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova.
 
Imzot Mark Sopi, ndėrroi jetė pas sulmit nė zemėr tė mėrkurėn, ndėrsa dita e shtunė, kur do tė varroset ai, ėshtė shpallur Ditė zie nga Presidenti Rugova.

Imzot Mark Sopi u lind mė 26 shkurt tė vitit 1938 nė fshatin Binēė tė komunės sė Vitisė. Shkollimin fillor e mbaroi nė vendlindje, pas shkollimit fillorė, Sopi, gjimnazin klasik e kreu nė Kroaci, pastaj studimet filozofiko-teologjike nė Zagreb dhe nė Romė ku edhe magjistroi. Shugurohet meshtar mė 29 qershor tė vitit 1968 nė Romė, kurse meshėn e parė e kremtoi nė vendlindje gjatė muajit korrik tė tė njėjtit vit.

Ishte pjesėmarrės shpirtror edhe nė veprėn madhore tė pajtimeve tė gjaqeve gjatė viteve 90-91, bėmirės dhe bujarė pėr njerėzit e varfėr, kėshilltarė pėr tė pasigurtit, ngushėllues pėr tė piklluarit, udhėheqės pėr tė pavendosurit, mik, dashamir dhe vėlla pėr tė gjithė.

Nga viti 1991 e deri mė 1995 ka shėrbyer si prift nė Durrės. Nė nėntor tė vitit 1995, Selia e Shenjtė e emėroi atė ipeshkv tė komunitetit katolik shqiptar tė Kosovės, post nė tė cilin ai trashėgoi imzot Nik Prelėn.
 
Pėr shkak tė rrethanave qė ekzistonin nė atė kohė nė Kosovė, imzot Mark Sopi ėshtė shuguruar nė Romė nė janar tė vitit 1996, post ky nė tė cilin ai ka shėrbyer pėr dhjetė vjet me radhė.
 
Ai ishte njėri ndėr miqtė mė tė mirė tė Papa Gjon Palit II, dhe thuhet se kjo miqėsi vinte qė nga koha kur Papa e bėri prift atė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.