|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Imzot Mark Sopi si fetar e atdhetar do tė mbetet i paharruar

 
 

 
Prishtinė, 13 janar 2006 /TN (QIK - Me rastin e vdekjes sė papritur tė Imzot Mark Sopit, Ipeshkvinė e Kosovės vazhdojnė ta ngushėllojnė parti politike, shoqata ėt ndryshme nga vendi dhe diaspora, si dhe indidvidė tė shumtė.

Kryesia e Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės i shpreh ngushėllime Ipeshkvisė sė Kosovės, familjes Sopi dhe mbarė komunitetit katolik nė Kosovė dhe diasporė.

Me vdekjen e Imzot Mark Sopit ka humbur jo vetėm Ipeshkvia e Kosovės dhe komuniteti katolik por mbarė Kosova, sepse i ndjeri Imzot Mark Sopi ishtė pėrkrahės i fortė i realizimit tė drejtave tona kombėtare dhe pėrkrahės i devotshėm i Pavarėsisė sė Kosovės. Imzot Mark Sopi ka qenė njė njeri humanitar, tolerant dhe demokrat.
 
Ai ka gėzuar njė autoritet tė madh jo vetėm te komuniteti katolik por edhe tė mbarė populli i Kosovės dhe te bashkėsia ndėrkombėtare qė janė tė vendosur nė Kosovė. Ai si fetar i devotshėm e sidomos si atdhetar do tė mbetet i paharruar tė tė gjithė shqiptarėt pa dallim pėrkatėsie fetare, thekson Kryesia e PSHDK sė.

"Fatkeqėsisht, Kisha Katolike e Kosovės mbetet pa bariun a saj, por edhe Kosova mbarė dhe i gjithė kombi humbi njė fetar dhe atdhetar te dalluar. Bota shqiptare varfėrohet nga zhdukja e Imzot Mark Sopit, i cili me sjelljet e tij fisnike, fetare e patriotike, pasuroi dhe urtėsoi shoqėrinė tonė shqiptare shumė tė vuajtur. Ishte njė nder i madh pėr mua qė pata rastin ta takoja Imzot Sopin dhe tė bisedoja nė disa raste pėr hallet tona.
 
Nė bisedat me Imzot Sopin, ai gjithmonė fliste me njė frymė tė natyrshme harmonizimi shoqėror e vėllazėrie kombėtare. Imzot Sopi punoi shume edhe per pavaresine e Kosoves, te cilen ai e shihte si te vetmen zgjidhje tė denjė pėr atė popull tė vuajtur.
 
"Lindja e Krishtit mund te krahasohet me lindjen e njė realiteti te ri (pavarės) nė Kosovė" tha Imzot Sopi gjate predikimit me rastin e Krishtlindjeve tė fundit, dhe u bėri thirrje besimtareve tė lutėshin pėr njė Kosovė tė pavarur, deklaratė kjo qė bėri Beogradin zyrtar tė ankohej pranė Vatikanit", thuhet nė njė deklaratė tė Fran Shkrelit, drejtor Ekzekutiv i Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan.

Nė emėr tė tė gjithė ushtarėve tė KFOR it, komandanti i KFOR it, Gjenerallejtnant Xhuzepe Valoto (Giuseppe Valotto) shpreh ngushėllimet e tij mė tė thella.

"Si komandant i KFOR it kam pasur nderin dhe privilegjin tė takoj Ipeshkv Sopin, tė kėnaqem mė miqėsinė e tij dhe tė ēmoj punėn qė ai ka bėrė pėr njerėzit e Kosovės, si dhe pėrkushtimin e tij pėr t'i dhėnė kėtij rajoni besim dhe udhėrėfyes pėr tė ardhmėn.

Cilėsitė e tij tė larta njerėzore, morale dhe shpirtėrore ishin gurthemel pėr mijėra Kosovarė, pavarsisht se a ishin pjestarė tė fesė katolike".

Ndėrkaq nė ngushėllimet e Federatės Panshqiptare tė Amerikės VATRA thuhet:

"Me dhimbė tė thellė e morėm lajmin e idhtė tė vdekjes sė papritun tė Imzot Mark Sopit, Prijsit tė Dioēezės Katolike dhe pėrkrahėsit e dalėzotsit tė palodhun tė popullit tė Kosovės nė pėrpjekjet e vėshtira pėr drejtėsi e pavarėsi.

Imzot Sopi do tė kujtohet si njė prelat i ndritun fetar e kombėtar, i cili ndoq besnikisht gjurmat e paraardhėsav tė tij. Ai predikoi paqėn e mirėkuptimin nė mes njerėzve, vlerėsoi nalt tolerancėn e harmoninė, dhe praktikoi bashkėpunimin e frytshėm ndėrfetar, nė frymėn e vėllaznimit tė gjakut, si domosdoshmėni pėr tė mbajtė tė qėndrueshme themelet e kombit tonė".
 

 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.