|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Grupi Ndėrkombėtar i Krizave publikoi njė raport pėr Maqedoninė

 
 

 
Bruksel, 13 janar 2006 /TN (QIK - Grupi Ndėrkombėtar i Krizave thotė se vendimi i Bashkimit Evropian pėr t'i dhėnė Maqedonisė statusin e kandidatit ėshtė njė moment i rėndėsishėm nė udhėn e kėtij vendi drejt integrimit evropian. Megjithatė, organizata shton se fakti qė nuk ėshtė parashikuar njė datė pėr bisedimet e anėtarėsimit ėshtė njė tregues i sfidave praktike dhe politike me tė cilat pėrballet vendi.
 
Organizata publikoi dje njė raport pėr Maqedoninė, ku vinte nė dukje se megjithėse zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe atje kanė filluar reformat qenėsore, pėrparimi i konsiderueshėm, ėshtė gjithsesi relativ.

Komuniteti ndėrkombėtar, thuhet nė raport, duhet ta vazhdojė trysninė ndaj qeverisė pėr tė vepruar mė me shpejtėsi nė sektorė jetikė, pėrfshirė policinė dhe veēanėrisht gjyqėsorin. Reformat nė polici dhe gjyqėsor, thotė Grupi i Krizave, nuk janė vetėm parakushte pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, por ato kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė tek aftėsia e koalicionit pėr tė qeverisur nė mėnyrė tė pėrgjegjshme.

Megjithėse nė raport vlerėsohen pėrpjekjet pėr reformėn e policisė, pėrfshirė shtimin e oficerėve shqiptarė, aty thuhet se policia nuk mund tė bėhet krejtėsisht transparente dhe e pėrgjegjshme nėse nuk trajton ēėshtje thelbėsore si decentralizimi i autoritetit dhe formimi i njė personeli nė bazė tė meritave.

Sistemi i gjyqėsorit vazhdon tė jetė i pareformuar dhe jofunksional dhe t'i nėnshtrohet ndikimit tė madh tė ekzekutivit, si edhe korrupsionit, duke u shėrbyer kėshtu interesave politike. Qeveria ka hartuar disa amendamente kushtetuese, por ajo duhet tani t?i zbatojė ato duke larguar gjykatės tė korruptuar dhe tė paaftė dhe duke kualifikuar ata qė janė tė zotė.

Grupi i Krizave thotė se edhe dy ēėshtjeve tė tjera duhet t?i kushtohet rėndėsi e veēantė nė vitin 2006. Transferimi sė shpejti nė vend i katėr ēėshtjeve tė krimeve tė luftės nga Gjykata e Hagės shton rrezikun pėr kthimin e fantazmave tė konfliktit tė vitit 2001 dhe sfidon sistemin e brishtė gjyqėsor.

Tensioni nė rritje brenda komunitetit mysliman, mosmarrėveshjet e udhėheqjes sė tė cilit janė pėrhapur nė arenėn publike, ka ngritur pyetjet nėse vendi kėrcėnohet nga islamizmi radikal. Sipas raportit nuk ekziston ndonjė kėrcėnim real nė kėtė drejtim, por udhėheqėsit shqiptarė janė tė shqetėsuar se kėto lloj betejash pėr pushtet hedhin njė dritė tė keqe mbi komunitetin e tyre dhe mund tė manipulohen nga kundėrshtarėt politikė.

Nė raport thuhet se Maqedonia ėshtė ende njė demokraci e brishtė, qė mund tė tronditet lehtė nga ata qė duan tė shfrytėzojnė procesin e papėrkryer tė reformave. Grupi i Krizave thotė se rruga drejt Evropės do tė jetė e sigurt vetėm nėse Maqedonia zbaton nismat e nevojshme dhe ėshtė nė gjendje tė pėrballojė sfidat politike para se tė shndėrrohen nė kriza.

Grupi i Krizave sugjeron qė duke filluar nė qershor 2006, Brukseli duhet tė vendosė njė mision tė ri nė Maqedoni me mė shumė burime financiare dhe tė personelit. Ky mision duhet t?i raportojė tė dėrguarit tė posaēėm tė Bashkimit Evropian dhe duhet tė ketė njė mandat tė zgjeruar ku tė pėrfshihet gjithė sistemi i drejtėsisė.
 
Sipas raportit, ai duhet tė ketė kėshilltarė nė ministritė e drejtėsisė dhe tė brendshme, nė prokurori dhe nė polici.
Po ashtu, pėrfaqėsuesi i posaēėm i Bashkimit Evropian duhet tė bashkėpunojė me qeverinė pėr tė caktuar njė kėshilltar pėr ēėshtjet e drejtėsisė dhe tė brendshme pranė kryeministrit, qė do tė ngarkohej me inkurajimin e reformave dhe bashkėrendimin mes ministrive dhe njėsive tė tjera qeveritare. (Z.A.)


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.