|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Dysur paralajmėron formimin e nėnstacioneve policore pėr komunitetet

 
 

 
Beograd, 13 janar 2006 /TN /QIK - Paralelisht me krijimin e dy ministrive tė reja, kreu i UNMIK-ut ka nxjerrė njė Urdhėresė pėr kornizėn dhe synimet pėr Shėrbimin Policor tė Kosovės.
 
Kjo Urdhėresė ėshtė njė hap i rėndėsishėm politik dhe me tė kėrkohen garancione konkrete pėr komunitetet, sidomos pėr atė serb, duke pėrfshirė edhe formimin e nėnstacioneve policore nėpėrmjet konsultimeve me pėrfaqėsuesit e tyre, nė mėnyrė qė tė forcohen 14 'stacionet policore nė fshatra', tė cilat janė formuar nė verė tė vitit 2OO5 nė zonat ku ekziston njė popullsi e rėndėsishme e komuniteteve tė tjera".
 
Kėshtu shkruan nė gazetėn "Danas" tė Beogradit, nė njė shkrim autorial, Zhan Dysur (Jean Dussourd), shef i Shtyllės sė parė tė UNMIK-ut pėr polici dhe drejtėsi, qė siē thotė autori, "pėr tė eliminuar disa nga pikėpamjet e gabuara" ndaj vendimit tė UNMIK-ut tė shprehura nė media.

Dysur thotė se me kėtė Urdhėresė kėrkohet krijimi i "komiteteve komunale dhe lokale", tė cilat policia duhet t'i konsultojė nė lidhje me ēėshtjet e policisė dhe tė sigurisė publike.

Dysur pasi thekson rritjen e numrit tė policėve nga radhėt e komuniteteve lokale, thotė se "kėta janė shembujt e hapave realė dhe konkretė nė siguri qė komunitetet lokale tė kenė fjalėn nė organizimin e shėrbimit policor nė mjediset e tyre".

Hapat e ngjashėm, thotė Dysur, do tė merren edhe nė fushėn e sistemit gjyqėsor.

Siē shihet, administrata e UNMIK-ut pa pritur rezultatet nga bisedimet qė duhet tė zhvillohen rreth decentralizimit, ka marrė njėanshėm hapa konkretė nė dy fusha shumė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me pushtetin lokal.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.