|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Banka Botėrore dhe strategjia e saj pėr Shqipėrinė

 
 

 

13 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (12.01.2006) - Nga Ilir Ikonomi

Banka Botėrore miratoi strategjinė e re pėr Shqipėrinė pėr katėr vitet e ardhshme, strategji qė parashikon kredi me vlerė deri nė 196 milion dollarė ose 63 milion mė shumė se sa programi i mėparshėm. Pėrfaqėsues tė Bankės dhe tė krahut investues tė saj, i thanė Zėrit tė Amerikės se njė nga sfidat e mėdha pėr qeverinė e re shqiptare mbetet tėrheqja e investitorėve tė huaj dhe kjo kėrkon sidomos njė qeverisje tė mirė.

Nadir Mohammed, i cili drejton operacionet e Bankės Botėrore nė Shqipėri, mori pjesė sė bashku me ekzekutivėt e Bankės nė diskutimet pėr strategjinė nė Uashington. Ai thotė se pėrparėsitė e tanishme nuk janė shumė tė ndryshme nga ato tė katėr viteve mė parė. Por kėsaj here, shton ai, theks i veēantė do t’i vihet mirėqeverisjes, nėpėrmjet disa mekanizmave ose filtrave qė do tė pėrdoren pėr kėtė qėllim:

"Nė praktikė, kjo do tė thotė se e gjithė mbėshtetja qė jep banka botėrore do t’i nėnshtrohet disa kritereve, siē janė decentralizimi apo transparenca nė pėrdorimin e fondeve publike. Pra kėto do tė pėrdoren si filtra dhe nė praktikė kjo do tė thotė se do t’i vemė theks tė veēantė mirėqeverisjes, nė tė gjitha ato qė do tė bėjmė nė Shqipėri", thotė zoti Mohammed.

Por nė njė vend si Shqipėria ku korrupsioni i zyrtarėve ka qenė ngritur thuajse nė njė sistem, zbatimi i kritereve tė mirėqeverisjes mund tė mos jetė i lehtė.

Njė sfidė tjetėr e madhe pėr qeverinė e zotit Sali Berisha do tė jetė tėrheqja e investimeve tė huaja tė drejtpėrdrejta, nė njė vend i cili ka patur emėr jo tė mirė pėr luftrat politike raskapitėse dhe pėr infrastrukturėn e dobėt.

Pas ardhjes nė fuqi me zgjedhjet e tre korrikut, qeveria e re po rishikon projektin e njė termocentrali nė zonėn e Vlorės. Ajo ka hequr dorė nga projekti i elektrifikimit tė njė pjese tė hekurudhės dhe po rishqyrton kontratėn pėr privatizimin e Albtelekomit. Zoti Mohammed i shikon kėto zhvillime si njė proces normal:

"Kjo ėshtė njė qeveri e re qė erdhi nė muajin shtator dhe ishin njė numėr projektesh tė cilėt ishin finalizuar ose gjatė fushatės sė zgjedhjeve ose pas zgjedhjeve. Me sa di unė, qeveria as nuk i ka hedhur poshtė dhe as i ka anuluar kėto projekte, por synon t’ua nėnshtrojė ato njė analize mė tė hollėsishme. Ne shpresojmė se qeveria do tė vendosė pa vonesė".

Zoti Mohammed e pranon se kėto janė projekte qė shėrbejnė si sinjal i rėndėsishėm pėr sektorin privat, por ai nuk ngurron tė shtojė se qeveria nė fakt ėshtė e angazhuar pėr privatizimin dhe pėr pjesmarrjen mė tė fuqishme tė sektorit privat nė ekonomi. Nė tė njėjtėn kohė, thotė zoti Mohammed, ėshtė detyrė e qeverisė tė shikojė se sa me vend janė projekte tė tilla dhe nėse ka patur probleme nė pėrgatitjen dhe finalizimin e tyre.

Disa analistė mendojnė se Shqipėria e ka kaluar fazėn e ristrukturimit tė pėrgjithshėm tė ekonomisė dhe ka nevojė pėr investime. Por kush duhet t’i bėjė kėto investime?

Qeveria nuk ėshtė nė gjendje t’i mbulojė kėrkesat pėr investime, thotė Gjergj Konda, ekonomist i lartė pranė Korporatės Financiare Ndėrkombėtare, me qendėr nė Uashington, njė institucion qė mund tė pėrshkruhet si krahu financues i Bankės Botėrore. Ai merr si shembull sektorin e energjisė nė Shqipėri, i cili pak muaj mė parė pėsoi njė tjetėr goditje tė fortė dhe u zhyt nė krizė.

   "Do ta ndaja problemin nė dy pjesė: Futja e kapaciteteve tė reja gjeneruese qė do tė marrė shumė kohė dhe zgjidhja imediate, pra si do tė zgjidhet problemi pėr tani. Nė periudhėn afatshkurtėr, pėr shembull pėr tre vjet, unė do tė thosha qė sektori privat do tė ketė mjaft peshė dhe kjo do tė varej mjaft nga reformat qė do tė ndėrmarrė qeveria, pra pėr ta bėrė sektorin e shpėrndarjes njė sektor interesant pėr investitorėt e huaj"

Por ēfarė duan tė shikojnė investitorėt e huaj pėr tė ardhur nė Shqipėri? Zoti Mohammed i Bankės Botėrore thotė se ata duan tė shikojnė njė numėr gjėrash:

     "Ata do tė donin tė shihnin qeverisje tė mirė, njė sistem ligjor dhe gjyqėsor efektiv si dhe prova se qeveria ėshtė e angzhuar pėr tė luftuar korrupsionin. Por ata do tė donin gjithashtu tė shihnin qartėsi nė tė drejtat pronėsore, do tė donin tė shihnin qė ēėshtjet e pronave tė jenė zgjidhur, qė infrastruktura tė pėrmirėsohet dhe qė kostoja pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri tė jetė e ulur."

 Pėr fat tė keq, thotė zoti Konda, mjedisi i biznesit nė Shqipėri nuk ėshtė tėrheqės:

"Nė radhė tė parė ėshtė njė treg ende shumė i vogėl, sė dyti ka mjaft probleme shqetėsuese me korrupsionin dhe sigurisht njė investitor i huaj dhe serioz nuk mund tė merret me probleme tė kėsaj natyre, pėr shembull pėr tė ēarė doganėn dhe institucione tė tjera nėpėrmjet korrupsionit". 

Zoti Konda thotė se institucioni i tij, Korporata Financiare Ndėrkombėtare, mund tė ndihmojė shumė nė tėrheqjen e investimeve tė huaja. Ajo mund tė shėrbejė edhe si njė ndėrmjetės i ndershėm nė kontratat qė qeveria shqiptare pėrpiqet tė arrijė me investitorėt e huaj, pėr tė shmangur veprimet korruptive. //rd//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.