|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Udhėheqės tė institucioneve dhe tė partive politike shprehin ngushėllime tė thella pėr vdekjen e imzot Sopit

 
 

 
Prishtinė, 12 janar 2005 /TN /QIK - Udhėheqės tė institucioneve mė tė larta tė vendit dhe tė partive politike kanė shprehur ngushėllimet e tyre mė tė thella me rastin e vdekjes sė ipeshkvit tė Ipeshkvisė sė Kosovės, imzot Mark Sopi.
 
 
Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit tė Kosovės
:
"Mė tronditi thellė lajmi i papritur pėr vdekjen e Ipeshkvit tė Ipeshkvisė sė Kosovės Imzot Mark Sopi. E kisha mik dhe bashkėmendimtar nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr Kosovėn.
 
Me vdekjen e tij Kisha Katolike e Kosovės humbi prelatin e saj tė pėrkushtuar pėr ēėshtjen fetare dhe kombėtare, tė gjithė qytetarėt e Kosovės humbėn njeriun e dashur, tė nderuar dhe tė vyeshėm, njeriun e urtė i cili me kėshillat e veta me krejt veprimtarinė e vet kishtare dhe publike ishte nė anėn e humanizmit, tė tolerancės e tė mirėkuptimit nė anėn e forcimit tė besimit nė Zotin dhe nė njeriun, ishte personalitet qė me optimizėm tė madh e shihte tė ardhmen e Kosovės dhe tė popullit tė saj dhe kėtė optimizėm e besim e shpėrndante kudo qė shkonte, kudo qė punonte e vepronte.

Ipeshkvisė sė Kosovės, Kishės Katolike, besimtarėve dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, veēanėrisht familjes Sopi u shprehu ngushėllimet e mija mė tė thella me kujtimin dhe respektin e veēantė pėr veprėn e ndritur tė Ipeshkvit tė Kosovės Imzot Mark Sopi".
 
Bajram Kosumi, kryeministėr i Qeverisė sė Kosovės:

"Me dhembje dhe pikėllim tė thellė kam mėsuar lajmin e hidhur pėr vdekjen e papritur tė Imzot Mark Sopit.
Ne emrin tim personal dhe tė Qeverisė sė Kosovės shpreh ndjenjėn e thellė tė dhembjes pėr humbjen e njė figure tė madhe dhe tė respektuar nė Kosovė e mė gjerė.

Kontributi i madh i Imzot Mark Sopit ishte shumėdimensional dhe kjo e bėn humbjen shumė mė tė madhe pėr gjithė qytetarėt e Kosovės.

Edhe me kėtė rast pikėllimi dua tė theksoj kujdesin dhe dashurinė e madhe qė ai ka treguar pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Imzot Mark Sopi dhe Ipeshkvia e Kosovės kanė dhėnė njė kontribut tė pazėvendėsueshėm edhe nė proceset politike nė Kosovė.

Popullit tė Kosovės do t'i mungojė Imzot Mark Sopi, por qytetarėt dhe institucionet e Kosovės do ta ruajnė pėrgjithmonė ndjenjėn e thellė tė respektit dhe tė dashurisė pėr njeriun i cili dha shumė pėr paqen, dashurinė dhe mirėqenien e qytetarėve tė vendit.

Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr Imzot Mark Sopin".


Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės:

"Kryesia e LDK sė, me rastin e vdekjes sė ipeshkvit tė Ipeshkvisė sė Kosovės imzot Mark Sopi, u shpreh ngushėllimet mė tė thella familjarėve tė imzot Mark Sopit dhe gjithė qytetarėve tė Kosovės.

Me vdekjen e imzot Mark Sopit, Kosova ka humbur njė nga figuratmė tė mėdha qė kanė punuar pandėrprerė pėr lirinė pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės.

Kontributi i Imzot Mark Sopit nė ndėrtimin e tolerancės dhe unitetit ndėrfetar do tė mbetet gjatė nė kujtesen e qytetarėve tė Kosovės".
 
  
Kryesia e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės:

"Me pikėllim tė thellė morėm lajmin pėr vdekjen e papritur tė Imzot Mark Sopit, ipeshkv i Ipeshkvisė sė Kosovės.

AAK e vlerėson lart kontributin e Imzot Mark Sopit, gjatė gjithė periudhės nė krye tė Ipeshkvisė sė Kosovės, qė prej vitit 1996 e deri mė sot dhe angazhimin e devotshėm e me pėrkushtim nė kuadėr tė tė gjitha proceseve tė deritashme nė vend si dhe nė kultivimin dhe ruajtjen e tolerancės dhe harmonisė ndėrfetare nė Kosovė.

Imzot Mark Sopi ėshtė shembulli i njeriut dhe udhėheqėsit fetar e shpirtėror qė me vetėdijen dhe pėrkushtimin mė tė lartė, gjithė jetėn dhe dijen e Tij e kishte vėnė nė shėrbim tė Zotit, atdheut e tė njerėzimit, duke mbjellė pėrherė paqe, dashuri e mirėkuptim nė mes njerėzish.

Vyrtytet e larta njerėzore, personaliteti, vepra e pėrshpirtshme dhe pėrkushtimi i lartė i Imzot Mark Sopit, do tė jenė shembull pėr secilin, se si duhet qenė nė shėrbim tė Kombit, tė Zotit dhe tė Njerėzimit.

AAK ngushėllimet mė tė sinqerta ua pėrcjellė familjes dhe tė afėrmve tė Imzot Mark Sopit, bashkėpunėtorėve qė shėrbyen nėn udhėheqjen e Imzot Sopit, mbarė klerit katolik dhe Ipeshkvisė sė Kosovės, me bindjen se kujtimi i pėrndritur pėr Imzot Mark Sopin do tė jetė pėrherė i gjallė mes nesh".

 
Partia Reformiste ORA:

Imzot Mark Sopi ishte shembull i paqes dhe tolerancės dhe gjatė gjithė jetės sė tij punoi dhe veproi pėr mirėqenien e tė gjithė kosovarėve pa dallime feje apo etnie. Vdekja e imzot Mark Sopit ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr kishėn Katolike nė Kosovė por edhe pėr gjithė kosovarėt".

 
Myftiu Naim Tėrnava, kryetar i Bashkėsisė Islame tė Kosovės:

"Me dhembje tė thellė morėm lajmin e hidhur pėr vdekjen e Ipeshkvit tė Ipeshkvisė sė Kosovės, zotėri Mark Sopit,njeriut i cili punoi me tėrė qenien pėr forcimin e vlerave fetare ndėr shqiptarėt si dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė Kosovės dhe popullit tė saj.

I ndjeri Mark Sopi tėrė jetėn e tij ia kushtoi idealeve te fesė, paqes, tolerancės, mirėkuptimit midis njerėzve. Nėpėr tė gjitha takimet tona tė pėrbashkėta, tė niveleve vendore dhe atyre ndėrkombėtare paraqiti vizionin e tij tė qartė ,tė arsyeshėm d! he shumė domethėnės pėr ardhmėrinė e Kosovės.

Vdekja e tij e papritur, nė kėto momente vendimtare nėpėr tė cilat po kalon Kosova ėshtė njė humbje e madhe pėr Ipeshkvinė e Kosovės, besimtarėt katolikė si dhe pėr tėrė popullin e Kosovės.

Nė emrin tim personal dhe nė emėr tė Kryesisė sė Bashkėsisė&! nbsp; Islame tė Kosovės shprehi ngushėllimet e mia pėr Ipeshkvinė e Kosovės, besimtarėt katolikė si dhe popullit tė Kosovės".

Familjen e tė ndjerit imzot Mark Sopi e kanė ngushėlluar edhe ministri i Tregtisė dhe Industrisė Bujar Dugolli, ministri i Kulturės Astrit Haraēia, etj.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.