|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Rugova: Imzot Mark Sopi do tė mbetet njė burrė i madh qė gjithė jetėn punoi pėr fe e pėr atdhe

 
 

 
Prishtinė, 12 janar 2005 /TN /QIK - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e vdekjes sė imzot Mark Sopit, ka ngushėlluar Ipeshkvinė e Kosovės, duke e cilsuar imzot Sopin si "njė burrė i madh qė gjithė jetėn punoi pėr fe e pėr atdhe".

Mė poshtė po japim tekstin e plotė tė ngushėllimeve tė Presidentit Rugova:

Ipeshkvi e nderuar,
 
Me rastin e vdekjes sė Imzot Mark Sopit, Ipeshkvit tė Ipeshkvisė sė Kosovės, Ju lutem pranoni ngushėllimet e mia tė thella dhe tė popullit tė Kosovės.

Nė historinė mė tė re tė Kosovės Imzot Mark Sopi do tė mbetet njė burrė i madh qė gjithė jetėn punoi pėr fe e pėr atdhe. Duke vepruar pėr forcimin e kishės katolike shqiptare, pra tė Ipeshkvisė sė Kosovės, qė e drejtoi pėr njė dekadė tė tėrė, u bė njeri i dashur dhe i nderuar pėr tė gjithė popullin e Kosovės.
 
Imzot Mark Sopi gjithmonė ishte me popullin e Tij dhe me Zotin. Kjo i bėn njerėzit tė jenė tė mėdhenj e tė nderuar pėrgjithmonė.

Imzot Mark Sopi me vite tė tėra u angazhua pėr pavarėsinė e vendit tonė, Kosovės, duke na dhėnė zemėr e forcė se ajo do tė bėhet sė shpejti nga miqtė tanė.

Sot nė kėto momente tė dhembjes, ndihem krenar qė pata njė mik tė tillė, ēfarė ishte Imzot Mark Sopi, tė cilin gjithnjė e kisha krah tė fortė pranė vetes nė punėt shtetėrore nė momentet mė tė vėshtira e mė tė mira.

I falemi kujtimit tė Tij tė pėrjetshėm.
I qoftė i lehtė dheu i Kosovės sė lirė.
Zoti e bekoftė Imzot Mark Sopin, siē e ka bekuar.
Zoti e bekoftė Familjen Sopi.
Zoti e bekoftė Ipeshkvinė e Kosovės.
Zoti e bekoftė Kosovėn.
 
Dr. Ibrahim Rugova,
President i Kosovės.
 
 

 
Vazhdojnė homazhet pėr imzot Mark Sopin, ndėrsa varrimi i tij do tė bėhet tė shtunėn
 
Prishtinė, 12 janar 2005 /TN /QIK - Trupi i pajetė i imzot Mark Sopit ėshtė transferuar nga Prishtina nė Katedralen e Prizrenit, ku qė nga mbrėmė besimtarė katolikė dhe qytetarė tė shumtė kanė pėr homazhe.
 
Nesėr nė Prishtinė orėn 12.OO do tė mbahet njė mbledhje komemorative nė Teatrin Kombėtar, nė tė cilėn pritet marrin pjesė personalitete tė larta tė vendit dhe tė tjerė.

Ndėrkaq tė shtunėn do tė mbahet mesha e dritės. Po tė shtunėn, nė bazė tė dėshirės sė tij tė shprehur, imzot Mark Sopi do tė varroset nė vendlindje, nė Binēė tė Vitisė, nė orėn 14.00.

Ndėrkohė vazhdojnė tė arrijnė mesazhe ngushėllimi me rastin e vdekjes sė kreut tė Ipeshkvisė sė Kosovės nga vendi dhe diaspora.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.