|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė Kosovė nuk ka shfaqje tė virusit vdekjeprurės tė shpezėve

 
 

 
Prishtinė, 12 janar 2005 /TN /QIK - Institucionet e Kosovės janė tė shqetėsuara pas dy viktimave nga gripi i shpezėve, avioinfluenca nė Turqi, por njėkohėsiht bėjnė thirrje qė tė mos ketė panik. Kosova ende nuk ėshtė prekur nga virusi vdekjeprurės i shpezėve, thanė sot pėrgjegjėsit kryesorė institucional pėr parandalimin e kėtij gripi qė po rrezikon tė shndėrrohet nė sėmundje pandemike, udhėheqės tė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe tė Shėndetėsisė si dhe udhėheqėsit e Institutit tė Shėndetit Publik dhe tė Veterinės.

Zėvendėsministri i Bujqėsisė Tomė Hajdaraj, tha se me pėrgjegjėsi tė plotė dhe profesionalizėm konfirmon qė janė marrė "tė gjitha masat e jashtėzakonshme" tė pėrcjelljes sė rrjedhave nė rajon e mė gjerė, dhe veēanėrisht nė Kosovė, konform programit emergjent pėr parandalimin e shfaqjes sė sėmundjes sė shpezėve. Kontrolli ndaj ushqimeve ka vazhduar, dhe nė mė se 120 mostra tė marra nė kontrollė nė laboratorin e veterinės dhe ushqimit nė Prishtinė, kanė rezultuar negative, pa asnjė shenjė qė indikon nė shfaqjen e sėmundjes sė avioinfluencės.

Sipas dr.Ēaush Kabashit, kryeshef i Agjencisė sė Veterinės, nuk ka pushuar puna nė hulumtimin dhe pėrcjelljen e shfaqjes sė gripit tė shpezėve nė Kosovė dhe nė rajon, pėrkundėr qetėsisė mediale. Ai tha se poashtu ėshtė pėrgatitur njė raport i punės pėr vitin 2005 qė do t'i dorėzohet qeverisė sė Kosovės, dhe se Kosova ka marrė tė gjitha masat e nevojshme sikusre vendet e Bashkimit Evropian.

Kosova poashtu ėshtė vendi i parė nė Ballkan qė ka pėrshpejtuar nė marrjen e masave parandaluese ndaj gripit tė shpezėve, ndėrsa ka ndaluar nga tetori importin ushqimor me origjinė tė shpezėve nga Turqia, Rumania, Greqia dhe gjithė vendet e prekura nga kjo sėmundje.

Sipas zėvendėsministrit tė Shėndetėsisė Astrit Ajeti, tashmė institucionet shėndetėsore kanė tė gjitha organizimet e nevojshme nė komitete nė nivel tė QKUK-sė, tė qarkut dhe tė komunave. Poashtu ato kanė tė siguruar nė masė tė konsiderueshme edhe materialet sanitare tė nevojshme nė rast shfaqje tė gripit, dhe poashtu ėshtė bėrė edhe trajnimi nėpėrmjet simulimit tė intervenimit nė rast shfaqjeje tė gripit, nė njė ndėrhyrje tė pėrbashkėt me veterinarė, policinė, TMK-nė dhe faktorėt tjerė relevant ndihmės.

Ajeti tha se edhe pse nuk janė siguruar vaksinat kundėr gripit ekziston marrėveshja parimore me Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH-nė), qė nė rast tė shfaqjes sė sėmundjes Kosova do tė ketė tė siguruar vaksinat e nevojshme.

Viktimat nė Turqi kanė shqetėsuar qarqet mjekėsore, tha prof.dr.Jusuf Dedushaj, drejtor i Institutit tė Shėndetit Publik. Ai tha se masat parandaluese pėrbėjnė 80 pėr qindėshin e luftės ndaj shfaqjes sė virusit, qė tash pėr tash nuk duket se e kėrcėnon Kosovėn. Por, ai tėrhoqi vėrejtjen se virusi nė vitet e ardhshme mund tė shndėrrohet nė virus patogjen, qė mund tė ndėrrojė paraqitjen duke u shndėrruar nė virus qė mund tė jetė ngjitės nga njeriu te njeriu, karakteristikė qė fatmirėsisht tash nuk e ka.

Sipas z.Hajdaraj dhe z.Kabashi, tė gjitha ushqimet me origjinė shpezėsh qė vijnė nga Turqia, qoftė edhe nėpėrmjet autobusėve asgjėsohen.

Ministria e Bujqėsiė nė bashkėpunim edhe me Ministrinė e Shėndetėsisė ka pėrgatitur disa doracakė si informacion qė u ndihmon qytetarėve nė mbrojtjen nga virusi i shpezėve.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.