|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Evropa nuk duhet tė lajthitet nga politika dinake e Beogradit

 
 

 
12. janar 2006 /TN
 
Krijimi i Unionit Serbi-Mali i Zi, me tė cilin u shpėrblye Serbia pėr t’u katapultuar nga   pozita e njė shteti gjenocidial nė shtet me peshė negocionuese me viktimėn e vet, ngurrimi i shumicės sė shteve evropiane qė tė deklarohen nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės edhe  gjashtė vjet e mė shumė pas pėrfundimit tė lufės, ledhatimi qė ia bėn Evropa asaj edhe pas gjithė dhunės dhe krimeve qė ka bėrė gjatė shumė vjetėve nė Kosovė - i kanė krijuar Serbisė mjaft hapėsirė qė, nė mėnyrė shumė tė qetė, t’i aktivizojė tė gjitha lojėrat politike pėr ta krijuar pėrshtypjen e rreme se ky shtet e ka ndėrruar logjikėn e vet. I kanė krijuar hapėsirė pėr ta katapultuar veten nė partnere tė Evropės!  Duke ia lejuar Serbisė tėrė kėtė komoditet, ia ka dhėnė dritėn e gjelbėr edhe ndonjė shteti tjetėr qė tė provojė tė pushtojė ndonjė territor tjetėr tė huaj, tė bėjė krime tė mėdha nė tė dhe, nėse nuk del fitues, prapė  ta ketė fjalėn pėr statusin e tij!
 
Nazmi LUKAJ
 
1.
Ratko Mlladiqi e Radovan Karaxhiqi janė tė kėrkuarit e Hagės qė nga pėrfundimi i luftės nė Bosnjė. Qė nga atėherė, Serbia tallet me Hagėn, duke i fshehur  nėpėr vende sekrete, dhe duke deklaruar se nuk ka njohuri se ku gjenden ata! Duke u tallur me Hagėn, Serbia po tallet me tėrė Evropėn, e cila, edhe pas gjitha atyre krimeve qė ka ushtruar ajo nė republikat e ish –Jugosllavisė dhe nė Kosovėn qė e pati pushtuar me dhunė, e ledhatoi e vazhdon ta ledhatojė atė. Shėrbimin mė tė mirė ia bėri kur nga pozitat e njė shteti kriminal, e ngriti nė shtet negociues me viktimat e veta! Njė shėrbim tjetėr tė madh ia bėri asaj edhe kur e krijoi Unionin Serbi-Mali i Zi.
 
Serbia vazhdon t’i fshehė ata, pėr t’i dorėzuar nė njė moment kur ajo tė mendojė se do ta ketė njė pėrfitim tė madh politik, por edhe material. Nga tė gjithė tė dorėzuarit ka pėrfituar deri mė sot nė kėto dy plane. Dorėzimin e Milosheviqit, Sheshelit e tė tjerėve e bėri qė ta krijojė pėrshtypjen se tashmė ajo do tė jetė krejt njė Serbi tjetėr, njė Serbi “demokratike”, pėr ta kamufluar mė lehtė logjikėn e vet shoveniste nė raport me Kosovėn, dhe pėr t’i ikur sanksioneve tė rėnda ekonomike dhe politike.
 
Pėrpjekja e saj pėr tė krijuar imazhin demokratik tė rrejshėm ishte taktika e saj e pasluftės qė ta rikthejė Kosovėn nėn juridiksionin e saj. Pra, pėr ta krijuar pėrshtypjen e rreme nė botė se e ka ndryshuar logjikėn e vet, dhe mėqė e ka bėrė kėtė, nuk ka nevojė qė Kosova tė ndahet prej saj, sepse nė tė shqiptarėt do tė kenė hapėsirė tė mjaftueshme pėr pėrspektivėn e vet. Kjo taktikė e Serbisė dha rezultatet e saj, sepse disa nga shtetet evropiane ngurruan e vazhdojnė tė ngurrojnė pėr t’u shprehur haptaz nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės.
 
Edhe ato qė e bėjnė kėtė, nuk e thonė plotėsisht qartė. Qeveritė e tyre shėrbehen me deklarata tė ngatėrruara, dhe pas ndonjė note proteste qė ua bėn Serbia pėrmes ambasadave tė Unionin Serbi-Mali i Zi, ambasada kėto qė i shfrytėzon pėr qėllimet kryekėput tė veta politike, qėndrimin e tyre pėr Kosovėn e ngatėrrojnė edhe mė shumė. Ky ngurrim i shteteve evropiane pėr t’u shprehur pėr pavarėsinė e Kosovės, e forcon pozitėn e Serbisė karshi nesh nė negociata.
 
Pėr ta forcuar pozitėn e vet edhe mė shumė nė raport me Kosovėn, ajo (Serbia) do t’i pėrdorė edhe dy figurat e fundit tė veta, Ratko Mlladiqin e Radovan Karaxhixhin. Pėr dorėzimin e tyre, do tė kėrkojė nga bashkėsia ndėrkombėtare qė tė mos e pėrkrahė pavarėsinė e Kosovės. Dorėzimi i tyre  do tė ndodhė mu pėr kėtė qėllim. Dhe do tė bėhet nė njė moment kur Serbia ta konsiderojė si mė tė volitshmin pėr tė gjatė negociatave.
 
2
Krijimi i Unionit Serbi-Mali i Zi, me tė cilin u shpėrblye Serbia pėr t’u katapultuar nga   pozita e njė shteti gjenocidial nė shtet me peshė negocionuese me viktimėn e vet, ngurrimi i shumicės sė shteve evropiane qė tė deklarohen nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės edhe  gjashtė vjet e mė shumė pas pėrfundimit tė lufės, ledhatimi qė ia bėn Evropa asaj edhe pas gjithė dhunės dhe krimeve qė ka bėrė gjatė shumė vjetėve nė Kosovė - i kanė krijuar Serbisė mjaft hapėsirė qė, nė mėnyrė shumė tė qetė, t’i aktivizojė tė gjitha lojėrat politike pėr ta krijuar pėrshtypjen e rreme se ky shtet e ka ndėrruar logjikėn e vet. I kanė krijuar hapėsirė pėr ta katapultuar veten nė partnere tė Evropės! 
 
Duke ia lejuar Serbisė tėrė kėtė komoditet, ia ka dhėnė dritėn e gjelbėr edhe ndonjė shteti tjetėr qė tė provojė tė pushtojė ndonjė territor tjetėr tė huaj, tė bėjė krime tė mėdha nė tė dhe, nėse nuk del fitues, prapė  ta ketė fjalėn pėr statusin e tij! Kėtė gabim tė vetin, bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta analizojė mirė, pėr tė konkluduar peshėn e tij jo vetėm nė raport me Kosovėn, por edhe me pėrspektivėn e vet.
 
As tash nuk ėshtė vonė ta pėrmirėsojė kėtė gabim. Hapi i parė qė duhet ta ndėrmarrė ėshtė qė ta pėrjashtojė tėrėsisht nga bisedat pėr statusin e Kosovės, duke ia thėnė troc se  nuk ka kurfarė morali ajo pėr ta pasur fjalėn pėr statusin e Kosovės, sepse atė jo vetėm qė e ka okupuar, por edhe e ka kriminalizuar nė mėnyrėn mė barbare. Hapi tjetėr pasues do tė duhej tė ishte qė nė unison tė gjitha shtetet evropiane tė deklarohen pėr pavarėsinė e plotė tė Kosovės.
 
Me kėto dy poteza, Evropa e shmang rrezikun e lartpėrmendur, qė do ta rrezikonte ardhmėrinė e saj. Evropa edhe njė cėshtje pėrfundimisht  duhet ta ketė tė qartė: shqiptarėve nuk u intereson lidhja nė asnjė mėnyrė me Serbinė edhe sikur ajo tė demokratizohej  nė nivelin e shteteve mė demokratike tė botės.
 
Nuk u intereson, sepse pėrspektivėn e vet nuk e shohin nė kurrfarė lidhjeje me njė shtet qė pėr shumė vjet i ka masakruar. Qė ua ka djegur e vrarė edhe fėmijėt nė djep. Qė e ka shtrirė shtatin e vet nė territoret e tyre. Qė i ka pėrzėnė nga vatrat ku kanė jetuar denbabaden. Qė ua kujton masakrat e Toplicės e Toplicave tė tjera, shumica prej tė cilave mė nuk frymojnė shqip. Qė ua ka rrėmbyer edhe Preshevėn, Bujanovcin e Medvexhėn. Qė i dhunoi e i masakroi edhe prej pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore e deri kur NATO-ja e ndaloi.
 
Shqiptarėt e duan Kosovėn me pavarėsi tė plotė, sepse cdo status mė i vogėl nuk ua garanton ardhmėrinė e tyre. Dhe kėtė dėshirė tė tyre duhet ta mirėkuptojė Evropa, pėr ta pasur nė tė ardhmen ndėrgjegjen e vet tė pastėr me shqiptarėt, qė aq shumė kanė vujtur gjatė historisė, edhe pėr fajin e saj nė tė kaluarėn. Duke ia rikthyer pozitėn e partneritetit Serbisė pėr Kosovėn, do tė rrėshqasė edhe nė njė gabim tjetėr.
 
Kėtė nuk duhet ta lejojė. Pėr hir tė vuajtjes sė madhe tė shqiptarėve, dhe pėr hir tė triumfit tė drejtėsisė nė botė. Po edhe pėr pėrspektivėn e vet. Serbia Karaxhin e Mlladiqin duhet ta dorėzojė pėr obligimin qė ka pėrpara Evropės. Me fatin e Kosovės, kjo(Evropa) nuk duhet t’i pranojė qė t’i lidhė. Se e shkel rėndė ndėrgjegjen e vet. Tė dėgjosh sot se “duhet kujdesur qė tė ruhet nderi serb”, si u shpreh kancelari austriak, ėshtė shumė e dhimbshme. Askush Serbisė nuk ia ka humbur nderin. Atė e ka humbur duke ushtruar dhunė e krime nė shqiptarė e nė popujt e tjerė tė ish-Jugosllavisė. Atė qė e ka humbur vetė, nuk mund t’ia shpėtojnė tė tjerėt. Kėtė duhet ta dijė edhe kancelari nė fjalė...            


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.