|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Biografia e imzot Mark Sopit

 
 

 
Prishtinė, 12 janar 2005 /TN /QIK - Imzot Mark Sopi u lind mė 26 shkurt tė vitit 1938 nė fshatin Binēė tė komunės sė Vitisė. Shkollimin fillor e mbaroi nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme nė Pazin tė Kroacisė. Studimet nė filozofi dhe teologji i ka filluar nė Zagreb, ndėrsa i ka pėrfunduar nė Romė.

Nė vitin 1968 ka filluar tė shėrbejė si prift i ri nė Ferizaj, ndėrsa nga viti 1974 ka shėrbyer si famullitar nė kishėn e Zllakuqanit nė Kosovėn Qendrore. Nga viti 1991 e deri mė 1995 ka shėrbyer si prift nė Durrės.

Nė nėntor tė vitit 1995, Selia e Shenjtė e emėroi atė ipeshkv tė komunitetit katolik shqiptar tė Kosovės, post nė tė cilin ai trashėgoi imzot Nik Prelėn. Pėr shkak tė rrethanave qė ekzistonin nė atė kohė nė Kosovė, imzot Mark Sopi ėshtė shuguruar nė Romė nė janar tė vitit 1996, post ky nė tė cilin ai ka shėrbyer pėr dhjetė vjet me radhė.

Ai ishte njėri ndėr miqtė mė tė mirė tė Papa Gjon Palit II, dhe thuhet se kjo miqėsi vinte qė nga koha kur Papa e bėri prift atė.

Zyrtarė tė lartė vendorė e ndėrkombėtarė, institucionalė, partiakė e publikė e kanė cilėsuar tė ndjerin Mark Sopi si njė personalitet qė ka kontribuar shumė nė ngritjen e tolerancės ndėrfetare e ndėrnjerėzore, ėshtė angazhuar pėr humanizėm dhe ka dhėnė njė kontribut tė vlefshėm pėr pavarėsinė e Kosovės.

Imzot Mark Sopi ka qenė i angazhuar nė pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Kosovės. Gjatė njė debati nė Kongresin Amerikan, nga pėrfaqėsuesit e shtetit amerikan, pėrfaqėsues tė qeverisė serbe, pėrfaqėsuesve tė Kosovės dhe tė njė institucioni prestigjioz joqeveritar amerikan "Institutit Amerikan pėr Paqe", nė Capitol Hill, Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan, mė 18 maj 2005, Sopi pati thėnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja qė prodhon vetėm paqe e siguri jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr rajonin dhe mbarė Evropė e botėn.

Pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja qė prodhon vetėm paqe e siguri, jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr rajonin dhe mbarė Evropėn e botėn", pat thėnė imzot Mark Sopi.

Nė mesazhin e tij tė fundit me rastin e Krishtlindjeve dhe tė Vitit tė Ri, mė 24 dhjetor 2OO6, imzot Mark Sopi porositi:

"Viti i Ri na gėzoftė me pėrfundim fatlum tė proceseve tė filluara: Kosova shtet sovran, i barabartė me shtetet e tjera. Po ashtu, urojmė vazhdim tė mbarė e tė mirė tė fillimit tė katedreles Nėnė Tereza nė Prishtinė.
 
Pėr shumė mot e me gėzim Kėrshėndellat, urime pėr njė Vit tė Ri, tė lumtur dhe frytdhėnės" theksonte mes tjerash nė mesazhin e vet imzot Mark Sopi.

 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.