|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Me rastin e 60 vjetorit tė kompozitorit Rauf Dhomit

 
 

QEVERIA DHE AKADEMIKĖT MUZIKAL TĖ KOSOVĖS

 
 

 
12 janar 2006 /TN
 
Ėshtė kėnaqėsi qė nė njė koncert solemn  tė shohim njė auditor kaq tė zgjedhur sikur me kėtė rast.
 
Nga Akil KOCI - Kompozitor

 
Kishin ardhur shumė intelektual ė shquar,akademikė dhe anėtarė tė qeverisė e deri te kryeministri.
 
Nė tė njėjtėn kohė ėshtė pėr ēdo keqardhje mungesa e kolegėve tė vokacionit, sidomos profesorėve tė Fakultetit tė Arteve tė cilėt studentėve tė tyre duhet t‘ ju shėrbejė si model.
 
Rauf Dhomi ka lindur nė Gjakovė. Shkollimin e mesėm e kreu nė Prizren kurse studimet universitare dhe ato pos universitare i kreu nė Sarajevė,nė klasėn e profesorit dhe kompozitorit Mirosllav Shpiler.
 
Ka punuar nė fillim pran Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Prishtinė dhe ka formuar Korrin e Burrave tė Gjakovės. Tani mban postin e drejtorit tė Filarmonisė dhe Operės tė Kosovės dhe ėshtė profesor nė Fakultetin e Arteve tė Prishtinės.
 
Ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.
 
Ka kompozuar shumė vepra tė gjinive tė ndryshme me prirje tė veēantė pėr muzikėn vokale.
 
Kompozitori Rauf Dhomi me operat “Goca e Kaēanikut” dhe “Dasma Arbėreshe” ėshtė autor i parė i operės nė Kosovė.
 
Ėshtė autor i baletit “ E Bukura More” dhe shumė veprave tė tjera.
 
Pra Rauf Dhomi ka zėnė qysh tash vend nė Antologjinė e krijimtarisė muzikore tek ne,nė periudhėn kur ajo sa fillon tė bėj hapat e parė serioz nė muzikėn klasike.
 
Ja qė i tėrė angazhimi i tij rezultoi me njė koncert plotėsisht tė merituar solemn tė cilin edhe TVK vendosi ta shpėrblej duke e transmetuar drejtpėrdrejtė me 4.12.2005.tė cilin e pashė me shumė interesim.
 
Nė koncert u ekzekutuan vepra nga opusi i tij duke filluar nga operat “Goca e Kaēanikut”,”Dasma Arbėreshe” dhe ca solo kėngė dhe njė pjesė “Rondo” pėr violonēel dhe “Impresionet Daradane” tė cilat i ekzekutuan Antonio Gashi dhe Lule Elezi,dhe lėnė pėrshtypje tė madhe.
 
 U vėrejt prania e madhe e solistėve vokalė nga Shqipėria duke filluar nga Kastriot Tusha, Suzana Frasheri, Ylber Gjini, Marina Lekaj dhe tė tjerė,tė cilėt ishin tė shkėlqyeshėm, pastaj edhe njė grup vajzash tė korit tė operės sė Kosovės. Tė gjithė kėta solista i pėrcjelli pianistja Lule Elezi me shumė ndjesi dhe profesionalizėm. Simpatik ishte edhe Okteti 8+1.
 
Mirėpo, shtrohet pyetja a thua kemi edhe ne nė Kosovė solistėt vokal tė cilėt do duhet tė kishin marrė pjesė nė ketė solemnitet, apo na duhet ende tė ftojmė mysafir?.Ēfarė bėn Fakulteti i Arteve ?. Ndoshta problemi qėndron diku tjetėr?
 
Megjithatė unė them se e tėrė kjo punė duhet tė ēmohet por gjithashtu do tė vėrej se e tėrė krijimtaria e tij vazhdon kryeneēėsishtė tė bazohet nė traditėn e muzikės romantike saqė edhe i tėrė koncerti solemn u pėrshkua me atmosferė tė tillė.
 
Thuajse nuk donė tė pėrfill trendėt e muzikės bashkėkohore evropiane dhe botėrore. Pra nuk u hetua as pėrpjekja mė e vogėl qė shprehja muzikore gjatė kėsaj kohe tė transformohet me tinguj bashkėkohorė qė duhet tė jetė synim i ēdo krijuesi progresiv.
 
Sido qė tė jetė,njė koncert i tillė solemn duhet tė pėrshėndetur sepse tė tilla kemi pak,kurse ato janė shumė tė dobishme, jo vetėm se prezentohet krijimtaria e krijuesit por edhe kultura shpirtėrore e popullit, derisa institucionet tona nuk duket tė kenė shumė ndjeshmėri pėr organizimin e solemniteteve tė ngjashme.
 
Andaj u befasova pėr tė mirė kur, pėrveē akademikėve nė krye me kryetarin Rexhep Ismailin, nė mesin e qeveritarėve bėnin pjesė shumė ministra e ne na ranė nė sy edhe ish ministri i kulturės me gjithė atė tė tashmin tė prirė me kryeministrin e tyre.
 
Vlen tė pėrmendet se kohė mė parė Teatri i Operas dhe Baletit mė Tiranė pat organizuar njė eveniment tė ngjashėm tė quajtur “Portert kompozitori”, kushtuar poashtu kompozitorit Rauf Dhomi. Me kėtė rast prezantimin e bėri homologu i Rauf Dhomit, pra drejtori Zhani Ciko i cili pos tjerash tha”...kompozitorin Rauf Dhomi e konsideroj si njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė muzikės seroze shqiptare”.
 
Ndėrkaq, nė solemnitetin e Prishtinės, nė mungesė tė muzikologėve, pėr dėnim fjala i jepet kryeministrit i cili u ndėrthur ngathėt gati sikur nė politikė, mos tė them nė qesėndisje...!? mė falni, mendova nė qeverisje.
 

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.