|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Wim van Meuers: Pėr Kosovėn "pavarėsi e kualifikuar", apo sovranitet i ndarė midis BE-sė dhe qeverisė kosovare

 
 

 
Prishtinė, 11 janar 2005 /TN /QIK - "Ėshtė relativisht e re qė serbėt e Kosovės pozicionohen nė mėnyrė mė tė pavarur, ose ndryshe nga Beogradi vetė, sepse e shohin qė zhvillimi po shkon nė drejtim tė pavarėsisė dhe se veēanėrisht pėr ta nuk do tė sillte tani asgjė tė re ngulja kėmbė qė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė".
 
Kėshtu ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr "Dojēe velen", historiani e politologu Wim van Meuers, njėri nga hartuesit e dokumentit tė titulluar "Statusi i Kosovės pas statusit: sovranitet i kualifikuar".
 
Ndėrkaq formulimi "pavarėsi e kualifikuar", pėr Meuersin "do tė thotė pavarėsi e shoqėruar pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe nga kushte tė caktuara pėr njė periudhė tranzitore, ose me sektorė ku sovraniteti ndahet midis bashkėsisė ndėrkombėtare, pra BE dhe qeverisė kosovare".

Duke komentuar rreth preferencave dhe dallimeve mes Uashingtonit dhe Brukselit pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, Meuers tha se "herė pas here thuhet se amerikanėt janė mė tė gatshėm tė pranojnė njė pavarėsi pėr Kosovėn". Por ai beson se "edhe Brukseli ndėrkohė ėshtė i gatshėm ta pranojė kėtė pavarėsi".

"Ndryshimet besoj se konsistojnė nė atė qė Brukseli do tė ngulė kėmbė mė fort qė tė realizohen kushte tė caktuara pėr kėtė pavarėsi, ai do tė pėrpiqet mė fort ta kontrollojė procesin, nė njė kohė qė amerikanėt, siē mund tė kuptohet, kanė mė tepėr tendencėn: tė jepet pavarėsia njėherė dhe pastaj tė shihet si do tė ecė procesi, pra qė ata pėrpiqen mė pak ta drejtojnė (procesin). Ky do tė ishte ndryshimi midis BE dhe USA".

I pyetur sesi e pėrfytyron ai njė proces tė tillė, Meuers ka shfaqur mendimin se ky proces qartė do tė ndodhė, pas njė vendimi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

"Pra nuk do tė veprohet, si tė thuash, sipas modelit amerikan pėr ta bėrė Kosovėn TANI tė pavarur, por do tė kemi tė bėjmė me njė pavarėsi tė kondicionuar, tė kushtėzuar, pra qė tė drejta tė caktuara sovraniteti do tė kontrollohen pjesėrisht ose do tė vėzhgohen nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe veēanėrisht nga BE, kur bėhet fjalė pėr tė drejta tė minoriteteve ose sigurimin e kufijve".

Propozimin e Presidentit slloven, Janez Drnovshek, pėr njė ekstraterritorialitet qendrave fetare serbe tė Kosovės, Meuers ka cilsuar "si model tė shekullit tė 19 tė". Njėhėrit ai ėshtė i mendimit qė pėr institucionet fetare serbe nė Kosovė tė gjendet njė zgjidhje e posaēme, duke shtuar se njė zgjidhje ekstraterritoriale nuk do tė ishte njė zgjidhje e mirė.

Nėse policia serbe lejohet t'i mbrojė kėto institucione, thotė ai, ky do tė ishte njė shkas pėr konflikte dhe mosmarrėveshje tė reja.

"Kjo do tė ishte bėrthama e njė pavarėsie territoriale serbe brenda Kosovės ose njė shkėputje e rajoneve serbe tė Kosovės, meqenėse u bė fjalė edhe qė banorėt serbė tė Kosovės tė koncentrohen rreth kėtyre manastireve e kishave. Kjo do tė ishte njė politikė koncentrimi dhe nė kėtė mėnyrė shkėputjeje. Unė nuk besoj se kjo ēėshtje duhet zgjidhur nė formė territoriale", tha Meuers.

I pyetur rreth idesė sė propozuar nga Kai Eide pėr njė Pėrfaqėsues tė Lartė pėr Kosovėn, Wim van Meurs tha se nuk beson se caktimi i njė pėrfaqėsuesi tė tillė do tė ishte fatlum, sepse, sipas tij, "modeli i Bosnjės ka treguar se ky model ka tepėr shumė pushtet dhe ndėrhyn shumė thellė nė politikėn e vendit".

Ai thotė se ky model duhet tė jetė me tepėr njė vėzhgues, njė kontrollor, i cili nė sektorė shumė tė pėrcaktuar tė mund tė ndėrhyjė me anė tė mekanizmave tė caktuar.

"Dhe unė mendoj se ky do tė ishte modeli evropian si Pėrfaqėsues Special ose i Ngarkuar i Posaēėm, pėr tė mos e bėrė Kosovėn menjėherė tė pavarur, por qė tė thuhet se ka disa sektorė qė janė tė rėndėsishme pėr tė gjithė rajonin, dhe prandaj duhet tė ekzistojė njė kontroll ndėrkombėtar, pėr njė periudhė tė caktuar kalimtare", thotė Meuers.

Pyetjes nėse BE ėshtė i pėrgatitur pėr njė mision pėr Kosovėn, apo do tė improvizohet, Meuers beson se po qe se misioni duhet tė jetė i kufizuar nė mandat dhe nė kohėzgjatje, atėherė kjo ėshtė e bėshme pėr Unionin, pėr aq kohė sa Komisioni dhe Kėshilli i BE veprojnė nė harmoni me njeri tjetrin.

Po ashtu Wim Meurs beson se "nė bashkėsinė ndėrkombėtare, BE ėshtė mė i strukturuari, ndosha jo nga ana institucionale, por nga atraktivitetet qė mund tė ofrojė, pėr ta kryer kėtė mision nė Kosovė".


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.