|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Tadiq thotė se ballafaqimi i Serbisė me krimet e kryera mbi shqiptarėt e Kosovės nuk ėshtė ēėshtje e hapur

 
 

 
Beograd, 11 janar 2005 /TN /QIK - Sipas Presidentit serb, Boris Tadiq, ballafaqimi i Serbisė me krimet e kryera mbi shqiptarėt e Kosovės nuk ėshtė ēėshtje e hapur dhe se populli serb duhet tė pėrballet me krimet e kryera nė emėr tė tij.

"Populli serb, mu sikur edhe tė gjithė popujt e tjerė nė Ballkan, duhet tė pėrballet me krimet qė janė kryer nė emėr tė tij", tha Tadiq pėr gazetėn e Beogradit "Danas".
 
Ai thotė se krimet i kanė kryer njerėzit e caktuar, disa me vullnetin e vet e disa me urdhėrin e tė tjerėve. Tė gjitha krimet duhet tė kenė fajtorin e vet, tha ai. "Kisha dashur qė ēdonjėri prej atyre fajtorėve tė jetė sa mė gjatė nė burg. Vetėm nė kėto rrethana mund tė gjejmė rrugėn normale nė ardhmėri", tha ai.
 
 

 
Presidenti malazez thotė se "ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė ēėshtje demokratike"
 
Cetinje, 11 janar 2005 /TN /QIK - Presidenti malazez Filip Vujanoviq ėshtė shprehur se "ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė ēėshtje demokratike, bashkė me tė gjitha implikimet e veta serioze tė sigurisė".

Sipas Presidentit malazez, dialogu mes Beogradit e Prishtinės, me ndėrmjetėsimin e bashkėsisė ndėrkombėtare, nė mėnyrė tė njėjtė dehet trajtuar, edhe zgjidhjen edhe implementimin e asaj zgjidhjeje, nė mėnyrė qė komponenta e sigurisė tė humbasė nė rėndėsi dhe qė kjo tė jetė vetėm ēėshtje demokratike, tha Filipoviq.

Kėo komente kreu i Mali tė Zi i bėri dje nė Cetinje pas takimit me Presidentin maqedonas Branko Cėrvenkovski.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.