|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Vdes Imzot Mark Sopi, ipeshkv i Ipeshkėvisė sė Kosovės

 
 

 

11 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (11.01.2006) - Sot pasdite nė Prishtinė, nga pasojat e njė goditjeje nė zemėr, vdiq imzot Mark Sopi, ipeshkėv i Ipeshkvisė sė Kosovės.

Njoftimi ėshtė konfirmuar nga kancelaria e ipeshkėvisė dhe nga mjekėt e qendrės Klinike Univeristare nė Prishtinė, tė cilėt thanė se imzot Mark Sopi ka pėsuar njė goditje nė zemėr nė orėt e mesditės dhe me gjithė pėrpjekjet e mjekėve, ai ndėrroi jetė pak pas orės 15.

Imzot Mark Sopi, u lind mė 26 shkurt tė vitit 1938 nė fshatin Binēė tė komunės sė Vitisė nė Kosovėn lindore. Shkollimin fillor e mbaroi nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme nė Pazin tė Kroacisė. Studimet nė filozofi dhe teologji i ka filluar nė Zagreb ndėrsa i ka pėrfunduar nė Romė.

Nė vitin 1968 ka filluar tė shėrbejė si prift i ri nė Ferizaj, ndėrsa nga viti 1974 ka shėrbyer si famullitar nė kishėn e Zllakuqanit nė Kosovėn qendrore. Nga viti 1991 e deri mė 1995 ka shėrbyer si prift nė Durrės.

Nė nėntor tė vitit 1995, Selia e Shenjte e emėroi atė ipeshkėv tė komunitetit katolik shqiptar tė Kosovės, post nė tė cilin ai trashėgoi imzot Nik Prelėn. Pėr shkak tė rrethanave qė ekzistonin nė atė kohė nė Kosovė, imzot Mark Sopi ėshtė shuguruar nė Romė nė janar tė vitit 1996, post ky nė tė cilin ai ka shėrbyer pėr dhjetė vjet me radhė.

Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės mė 17 maj tė vitit tė kaluar, njė ditė para se tė dėshmonte nė kongresin amerikane, Imzot Mark Sopi tha se pavarėsia ėshtėe vetmja zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės, qė ai e konsideronte edhe faktor tė fuqishėm stabiliteti nė Ballkan. 

Ipeshkėv i Ipeshkvisė sė Kosovės, Imzot Mark Sopi, vdiq sot nė moshėn 67 vjeēare.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.