|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kryeministri Kosumi thotė se viti 2006 ėshtė vendimtar dhe historik pėr Kosovėn

 
 

 
Prishtinė, 11 janar 2005 /TN /QIK - Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi tha se viti 2006 do tė jetė vendimtarė pėr Kosovėn, me dallim nga 2005, qė gjithashtu ishte njė vit shumė i rėndėsishėm. Ai e quajti vit historik pėr Kosovėn, sepse pritet njohja e pavarėsisė.

Kosumi theksoi se janė pėrcaktuar kahet afatgjata politike, ekonomike dhe kushtetuese si dhe do tė ketė harmonizim tė tė gjitha punėve.

Nė takimin e sotėm Qeveria e Kosovės ka miratuar strategjinė legjislative me ca ndryshime nga ajo e propozuar mė parė, por nė pėrputhje me programin e qeverisė tė miratuar nė vitin 2005 nga Kuvendi.
 
Kosumi ka pėrmendur disa nga projektligjet qė pritet tė miratohen si ato nė sferėn ekonomike, si projektligji pėr koncesione, tokėn ndėrtimore, shpronėsimin, pėr ndėrmarrjet etj., si dhe nė fusha tė tjera, si projektligji pėr zgjedhjet, pėr dy ministritė e reja, pėr letėrnjoftimet, pėr dokumentet e udhėtimit etj.

Ai tha se ėshtė i kėnaqur me raportin vjetor tė punės sė qeverisė, i cili pėrfshin punėn konkrete tė qeverisė. Ai tha se ėshtė i interesuar qė edhe qytetarėve t'u sigurohet qasje e drejtpėrdrejtė nė kėtė raport.
Qeveria ka diskutuar edhe ēėshtjen e Trepēės, si dhe tė minierave tė tjera si tė Artanės.
 
Kryeministri ka kėrkuar ndihmėn ligjore tė UNMIK-ut qė tė zgjasė mbrojtjen ligjore tė Trepēės” tė paktėn edhe pėr 6 muaj, pėr aq sa e kishte mė parė nga "borxhlinjtė" eventualė. Kjo pėr shkak se njė gjykatė nė Kosovė kishte pėrkrahur njė kėrkesė tė njė firmeje bullgare nė kėtė kontekst, qė pretendon tė drejta tė saja ndaj gjigantit.
 
Kjo, tha kryeministri Kosumi, ėshtė nė kundėrshtim me dy parime elementare, pasi Kosova nga 1989 deri mė 1999 ndodhej nė gjendje antikushtetuese dhe se aktivitetet e pretendtentėve janė nė kundėrshtim edhe me Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, pasi kanė kryerė aktivitete nė kundėrshtim me embargon e vendosur nga OKB-ja ndaj ish Jugosllavisė.

Kosumi tha se sot apo mė sa largu nesėr do tė shpallen edhe nga UNMIK-u dy zyrtarėt e qeverisė qė do tė merren me udhėheqjen e punėve teknike tė dy ministrive tė reja deri nė emėrimin e ministrave si dhe tė krijimit tė stafit tė nevojshėm teknik tė tyre.

Kosumi ka pėrkrahur vendimin e ART-sė pėr heqjen e antenave tė Mobtel-it duke mos pėrjashtuar mundėsinė qė e njėjta gjė do tė ndodhė edhe me operatorėt e tjerė ilegalė mobil apo fiks.

Kryeministri pohoi poashtu se ish politikanin komunist Azem Vllasin e ka emėruar kėshilltar tė jashtėm politik, edhe atė pėr raportet me vendet nė rajon si me Serbinė e Malin e Zi dhe Bosnjėn.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.