|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Asnjė projekt pėr ndarje tė Kosovės nuk mund tė gjallėrojė nė Kosovė, thanė Daci dhe Petersen

 
 

 
Prishtinė, 11 janar 2005 /TN /QIK - Asnjė projekt pėr ndarje fizike apo etnike tė Kosovės nuk mund tė gjallėrojė, ka deklaruar sot kryekuvendari Daci pas takimit me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen Petersen. Po ashtu edhe kryeadmnistratori Petersen ka kėmbngulur se nuk mund tė pranohen kurrfarė projektesh qė mund tė ēojnė nė ndarjen e Kosovės.

Duke folur rreth takimit Kryetari i Kuvendit tė Kosovės tha se e ka njoftuar kryeadministratorin Petersen me pėrgatitjet e Kuvendit, me dinamizimin e punės sė tij, nė nxjerrjen e ligjeve, pėr debate demokratike dhe pėr pėrgatitjet e delegacionit tė Kosovės pėr ēėshtjen e statusit, pėr tė cilėn ēėshtje ai ka kėrkuar ndihmėn e z.Petersen dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Ai tha se grupet qė po formohen janė profesionale dhe se ai ėshtė optimist se kanė edhe dinamikėn e mjaftuar tė punės.

"Ne nuk kemi asnjė dallim nė qasje pėr zgjidhjen e problemeve, nuk kam asnjė hezitim tė kėrkojė ndihmėn e z.Petersen edhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė pėr dinamizimin e proceseve, sepse ne si Kosovė kemi nevojė pėr mbėshtetje dhe mė tė fuqishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare", tha Daci, duke vlerėsuar se tashmė ka filluar njė vit politikisht i qetė.
 
Ai sėrish pėrsėriti se ėshtė arritur qė tė krijohet njė unitet i mirė veprues ndėrmjet pozitės dhe opozitės. Njėherit ai pėrsėriti njė deklarim tė tij tė mėhershėm se askush nga figurat politike nuk mund t'i lejojė vetes ndonjė luks, pa pėrjashtimė, "qė interesat individuale ta mbizotėrojnė procesin pėr pavarėsinė e Kosovės".

"Ēdo gjė qė mund tė sinjalizojė njė ndarje tė Kosovės fizike, mbi baza etnike, entitete, nuk do tė ketė asnjė shans tė gjallėrojė nė Kosovė", ėshtė shprehur Daci.

Edhe kryeadministratori Petersen tha poashtu se nuk mund tė pranohet kurrėfarė ndarje e Kosovės, dhe as krijim i entiteteve tė reja.

"Unė vazhdimisht po e bėj tė qartė se njė decentralizim substancial pėr qytetarėt e Kosovės do tė bėhet pas pavarėsisė, me ligj pėr administrim lokal, financa lokale pėr obligime nė polici, drejtėsi, edukim e nė shėndetėsi. Njė decantralizim qė ėshtė vetėm pėrgjegjėsi e kosovarėve, d.m.th. e shqiptarėve dhe tė gjitha etnive tė tjera me institucionet e veta", tha ai nė njė pyetje tė gazetarėve.

Petersen kėrkoi qė Kosova tė jetė e gatshme pėr bisedimet rreth statusit, duke vlerėsuar si shumė tė rėndėsishme qė ekipi negociator tė takohet rregullisht, tė ecė pėrpara dhe tė jetė i gatshėm pėr bisedime.
"Ky ėshtė prioriteti kryesor", tha Petersen pas takimit me Dacin.

Shefi i UNMIK ut dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės e kanė cilėsuar legal vendimin e Autoritetit Rregullator tė Telefonisė sė Kosovės pėr shkyējen e transmetuesve tė Mobtelit serb nė territorin e Kosovės.

"Frekuencat nacionale do tė jenė pėrgjegjėsi tė plota", tha Daci duke kėrkuar qė qeveria tė ketė qasje tė pėrgjegjshme nė kėtė ēėshtje.

"Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e bartur tek institucionet vendore. Mirėpo, duhet tė sigurohemi qė askush tė mos ndihet se ėshtė nė shėnjestėr tė kėtij aksioni. Nė kėtė fazė tė gjithė nė Kosovė duhet tė kuptojnė se janė pjesė e tė ardhmes", tha Petersen.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.