|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sorros parashikon ngecjen e ekonomisė amerikane nė vitin 2007

 
 

 

10 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (9.01.2006) - Investitori miliarder, George Soros thotė se ekonomia amerikane mund tė ngecė nė vitin 2007. Ai e bėri kėtė deklaratė sot nė Singapor, ku tha gjithashtu se banka qendrore amerikane mund ta nxitė kėtė rėnie duke ngritur ndjeshėm interesat bankare, dhe si rrjedhim prekjen e tregut tė banesave.

Ēmimet e larta tė shtėpive janė arsyeja kryesore qė ngritja e ēmimit tė energjisė nuk e dėmtoi rritjen ekonomike vitin e kaluar. Banka Qendrore amerikane, ose siē njihet ajo ndryshe, Rezerva Federale, i ka ngritur herė pas here interesat bankare pėr tė mbajtur tė ulėt inflacionin, por zoti Soros pret qė kjo tė marrė fund pas dy ngritjesh tė tjera me 0.25 pėrqind.

Ekonomia amerikane ėshtė mė e madhja nė botė dhe Soros thotė se ngecja ekonomike nė Shtetet e Bashkuara do tė sillte edhe ngadalėsimin e rritjes ekonomike nė botė. Ai tha gjithashtu se e ardhmja e rritjes ekonomike botėrore do tė vinte nga Azia dhe u bėri thirrje qeverive aziatike tė stimulojnė kėrkesėn brenda vendit pėr tė pakėsuar varėsinė nė eksportet.//lk


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.