|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shqipėri: Kryeministri shpreh gatishmėrinė qė reforma zgjedhore tė mbyllet sa mė shpejt

 
 

 

10 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (9.01.2006), Armand Mero, Tiranė

Ndėrsa pritet qė brenda kėtij muaji komisioni parlamentar pėr reformėn zgjedhore tė nisė punėn, Partia Demokratike dhe qeveria e drejtuar prej kryeministrit Sali Berisha shprehėn sot gatishmėrinė pėr tė ndėrmarrė tė gjitha pėrpjekjet qė kjo reformė tė mbyllet nė njė kohė sa mė tė shkurtėr dhe tė bashkėpunojė me pushtetin vendor pėr ēėshtjet e listave.

Sa kohė ishte nė opozitė, e djathta ka sulmuar ashpėr socialistėt atėherė nė pushtet se nuk kanė bėrė tė mundur tė sigurojnė votėn e lirė tė qytetarėve. Tashmė do tė duhet tė jetė ajo qė tė dėshmojė se me tė vėretėt mund tė garantojė pėr herė tė parė pėr shqiptarėt zhvillimin e njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. Kryeministri Berisha u shpreh i gatshėm pėr tė gjitha kompromiset qė do tė siguronin realizimin e ketij objektivi:

"Edhe qeverisė dhe opozitės i intereson njė sistem konsensual zgjedhor se sa nė njė sistem nė tė cilin njėra palė pao tjetra mendon se mund tė pėrfitojė mė shumė. PD ėshtė e pėrcaktuar, e gatshme pėr tė gjitha kompromiset qė nuk cėnojnė karakterin e lirė dhe tė ndershėm tė zgjedhjeve tė ardhshme. Mendoj se propozimet ODHIR-it dhe OSBE-sė pėrbėjnė njė bazė solide pune tė pėrbashkėt. Tė vetmen gjė qė jemi tė vendosur ne ta anullojmė pavarėsisht nga kushdo, ėshtė Dushku. Dushk nuk do tė ketė mė".

 Kryeministri u shpreh i gatshėm dhe pėr prekjen e kushtetutės pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor nė favor tė njė sistemi proporcional tė pastėr ose proporcional rajonal. Nga ana e tyre, socialistėt janė tė idesė se komisini zgjedhor uhet tė pėrqėndrohet fillimisht nė rregullkimin e tė gjitha aspekteve qė lidhen me zgjedhjet vendore tė cilat do tė duhet tė mbahen kėtė vit dhe ēėshtja e sisitemit qė lidhet me zgjedhjet parlamentare tė trajtohet mė vonė.

Deri mė tani komisionet parlamentare pėr reformėn zgjedhore kanė qenė drejtuar nga dy partitė mė tė mėdha, tė cilat kishin dhe tė drejtėn e vetos pėr cėshtjet madhore. Kėtė vit me propozim tė socialistėve kjo e drejtė i ėshtė dhėnė edhe partive tė vogla, tė cilat nėse do tė kenė njė qėndrim tė pėrbashkėt do tė kenė mundėsi tė kundėrshtojnė marrjen e vendimeve pa miratimin e tyre.

Socialistėt pritet t’i kthejne njė pėrgjigje sot edhe ftesės qė kryetari i partisė Lėviozja Socialiste pėr Integrim i ka bėrė atyre dhe Partisė Demokratike pėr t’u takuar pėr tė shqyrtuar ēėshtjet e reformės.

Koha deri nė zgjedhjet e ardhshme vendore nuk ėshtė e gjatė dhe komisioni parlamentar duhet tė veprojė me shpejtėsi, ndėrkohė qė praktikat e mėparshme kanė dėshmuar vėshtirėsi tė mėdha nė gjetjen e pikave tė pėrbashkėta.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.