|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

KULTURĖ

   
 

Bota si libėr

 
 

 
10 janar 2006 /TN
 
(Anton Berishaj, Retorika dhe letrarėsia - Teksti i Bogadnit - Buzuku, Prishtinė 2004)
 
Ndue Ukaj
 
Korpusi letrar i fillimeve tė letėrsisė shqipe, i pėrkufizuar si letėrsi e vjetėr shqipe, nė komunitetin e kritikės letrare shqipe, asnjėherė nuk ka zėnė vendin e merituar. Mbase kjo letėrsi, duke pasur pėr tematikė dimensionin religjioz nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr duke u formėsuar nė shtratin e poetikės sė letėrsisė perėndimore, nė kritikėn shqipe ka marr cilėsime tė gjithfarshme, por mė sė paku vlerėsime estetike-letrare.
 
Nė njėfarė mėnyre, ky korpus letrar (Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, dhe ndonjė tjetėr) u bė pėr kritikėn shqipe “Thembra e Akilit”, me tė cilėn nė mėnyrė tė veēantė u shėrbye soc-realizimi nė art dhe letėrsi, pėr ta zhvlerėsuar kėtė korpus letrar, i cili paraqet shtresimin bazik pėr gjithė letėrsinė e mėvonshme shqipe me autorėt e mėdhenj (Mjeda, Kuteli, Koliqi, Fishta, Poradeci, Camaj, Pashku etj).
 
Sė kėndejmi kualifikimet e ndryshme pėr kėtė korpus letrar-estetik nuk pėrkojnė me funksionin e letėrsisė. Madje duke harruar se vepra fundamentale tė artit botėror janė ndėrtuar mbi hipotekstin biblik (Shėn Augustini, Miltoni, Dante, Xhojsi, etj), sepse Bibla pėr letėrsinė Perėndimore, ku bėn pjesė edhe letėrsia shqiptare mbetet teksti qendror (Northrep Frajit). Ndikimet e Biblės nė Letėrsi, dijetari i madh i letėrsisė Fraji i sheh te vlerat universale tė biblės, dhe tė dimensioni i saj letrar. Asnjė vepėr nuk mund tė ketė ndikim nė letėrsi pa pasur vlera letrare, mbron mendimin dijetari Fraji.
 
Kjo cilėsi e Biblės, ka bėrė qė ndikimi i saj nė letėrsinė perėndimore tė jetė predominantė. Njė fakt tė kėtillė e kemi tashmė edhe nė letėrsinė shqiptare, ngase ndikimi i Biblės pėrgjatė pesė shekujve tė gjallimit tė letėrsisė shqipe, ka qenė superior, dhe me efekte tė rėndėsishme, pėr poetikėn letrare. Mbase modeli i ligjėrimit biblik, nė letėrsinė shqip ėshtė bėrė shkollė letrare specifike dhe me ndikime edhe nė nivel tė kodeve tematike, edhe tė diskursit.
 
Pretendimet e ndryshme, pėr ta parė kėtė letėrsi me ekuivokė, tė dalura nė  forma tė ndryshme, se ky korpus “ėshtė art, dhe nuk ėshtė art”, se kėta libra “janė tekste me rėndėsi gjuhėsore, por jo letrare”, pastaj se kėto tekste “janė tekste religjioze tė krishtera”, kanė sjellur njė konfuzion letrar pėr dy shekuj tė letėrsisė shqipe. Pėr tė hequr kėtė vello, me studimet e tyre kanė kontribuar Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Engjėll Sedaj, Stefan Capaliku, dhe shumė tė tjerė.
 
Ndėrsa nė kulturėn letrare shqipe, respektivisht kritikėn shqipe, Anton Berishaj, profesor i letėrsisė sė vjetėr shqipe pranė Fakultetit Filologjik, ka bėrė pėrpjekjen mė serioze, dhe njėherit mė integruese nė studimin e kėtij korpusi letrar, por sidomos pėr ta interpretuar letrarėsinė e tekstit “Ēeta e Profetėve” tė Pjetėr Bodanit, si teksti fundamental i letėrsisė shqipe tė shekujve XVI-deri nė shek XIX. Njėherit, studiuesi Berisha j jep modelin specifik tė interpretimit, edhe pėr gjithė letėrsinė shqiptare.
 
 
Studiuesi dhe teoricieni i letėrsisė Anton Berishaj nė studimin ”Retorika dhe letrarėsia - Teksti i Bogdanit”, realizon njė punė sistematike hulumtuese. Qysh nė titull tė librit, Anton Berishaj, na sugjeron natyrėn e qasjes sė studimit tė tij: teksti i Bogdanit, shtrohet nė raport tė letrarėsisė (koncept i Roman Jakobsonit), i cili shkruan: ”objekt i shkencės letrare nuk ėshtė letėrsia, por letrarėsia, domethėnė ajo ēka e bėn njė vepėr tė dhėnė vepėr letrare”; dhe, nė anėn tjetėr me retorikėn, e cila kundrohet si poetikė, nga fakti, se qysh prej antikitet, retorika, pėrveē se kishte funksion fundamental nė formėsimet poetike (artistike), nė perspektivėn e zhvillimeve letrare, siē thotė Barit, ėshtė bėrė njė kod i madh letra, ku artet poetike janė arte retorike, ku retorėt e mėdhenj janė poetėt.
 
Nga kjo qasje, niset hulumtimi i Berishajt, pėr tė hetuar shkallėn e letrarsisė (nivelin estetik tė “Ēetės sė Profetėve” tė Pjetėr Bogdanit) nė kontekstin e retorikės, pėrmes njė relacion dijesh, tė cilat funksionojnė nė rrjet. Studimi i Berishajt asimilon teori tė shumta pėr artin letrar. Rrjedhimisht, pėr tė qenė sa mė argumentues, autori problemet teorike-kritike i zhvendos nė prizėm tė kohės sė shkrimit tė tekstit tė Bogadnit, dhe nė planin tjetėr nė prizėm tė perspektivės sė hapjes sė studimeve letrare.
Siē shprehet autori i studimit, intencė themelore e kėsaj qasje ėshtė tė hetohet strategjia bazike retorik/semiotik e tekstit, funksionimit tė  tij si tersi nė tekstin e Bogdanit.
 
 
Nėse do t’i referoheshim teoricienit dhe mendimtarit tė letėrsisė Zherar Zhenet, se: ”shkrimtari hulumton universin, kritiku hulumton letėrsinė, do tė thotė universin e shenjave”, dhe kėtė mendim ta aplikojmė tek qasja e Antonit, shohim qartė se autori nėpėrmjet teorive tė specializuar heton universin e shenjave letrare tek letėrsia e Bogadnit, te teksti ”Ēeta e Profetėve”, te mėnyra e funksionimit tė tekstit tė tij, shenja kėto, qė i sheh nė rrjet; relacion me kode letrare, tė cilat formėsojnė dhe konstituojnė poetikėn e Bogadnit, shumėsinė e domethėnieve qė prodhojnė kodet letrare, shenjat, diskurset dhe simbolet, si elemente bazike tė konstruktimit tė kėtij teksti letrar.
 
Libri i tij, ”Retorika dhe Letėrarėsia- Teksti i Bogdanit”, ėshtė sintezė e kėrkimeve teorike-kritike karshi tekstit tė autorit predominues tė letėrsisė shqiptare tė shekujve XVI-XVII, Pjetėr Bogdanit, realizuar pėrmes njė qasje, e cila ”thithė” shumė dije letrare, referencat qė pasurojnė studimin nė fjalė. Studimi niset nga premisa e pėrgjithshme, pėr tė rezultuar tek konkluzionet e veēanta. Antoni merre nė shqyrtim probleme specifike tė letėrsisė nė planin universal, pėr t’i ridimensionuar pastaj teoritė, kėrkimet nė atė kontekstual (kulturėn shqiptare dhe realitetin e studimeve), dhe nė fund pėr t’i funksioalizuar tek teksti i Bogadnit, ”Ēeta e Profetėve”, tekst themelor i formimit tė asaj qė autori e koncepton si kulturė tekstuale shqiptare, analizuar nė kontekstin e poetikės mesjetare.
 
Studimi i Antonit i formuluar pėrmes njė aparature tė perfeksionuar teorike-kritike, me referenca relevante, pak ose aspak tė njohura nė komunitetin e teoricienėve dhe studiueseve nė kontekstin tonė letrare, thellon diskutimet  me ide, e qasje tejet interesante edhe pėr korpusin e letėrsisė sė vjetėr shqipe, veēanėrisht pėr letėrsinė e Bogdanit, duke bėrė njė analizė kooperative, me poetikėn e shkrimit letrar mesjetar (qasje kjo qė ka munguar), dhe nė njė kontekst tjetėr, nė kontekst tė kulturės nacionale, pėr tė shqyrtuar letrarėsinė e kėtij korpusi letrar, si, dhe nė tė njėjtėn kohė, pėr tė sfiduar mendimet sterotipe pėr kėtė korpus letrar, tė cilin kritika letrar edhe pse e pranon si letėrsi, nuk ja jep asnjėherė kėtė status.
 
Sė kėndejmi Antoni, pėrmes qasjes sė interpretimeve retorike, duke analizuar korpusin letrar tė letėrsisė sė vjetėr, shtron nevojėn e theksuar pėr tė parė literaritetin, pastaj shqyrton autoret dhe korpusin letrar nė tėrėsi, tė pėrkufizuar pėrmes formulimit tė qėlluar, Kulturė tekstuale shqiptare, e cila nė studimet iu referohet autorėve (Buzuku, Budi dhe Bogadni).
 
Intenca e qasjes sė studimit tė Antonit, ėshtė si shkruan ai tė: ”ofrojė njė model shpjegues dhe interpretues tė logjikės sė funksionimit tė tekstit tė tij”. Gjithnjė duke e vėnė nė kontekst tė poetikės sė kohės.
 
Libri ndahet nė katėr kapituj, tė cilėt ndihėn nė nėnkapituj: 1. Semiotika dhe fictio Rethorica, 2. Kultura retorike dhe letėrsia e vjetėr shqiptare, 3. Teksti i Bogadnit dhe ’Makina retorike’, 4. Retorika dhe letrarėsia.
 
Nė kapitullin e parė, studiuesi Anton Berishaj, jep njė pėrkufizim tė studimit, pėrmes tre termave bazik: Kodit, tekstit, dhe retorikės, tė cilat i ven nė relacion me letrarėsinė e Boagdanit. Nė kėtė kapitull, autori interpreton shkathtė kuptimet e termave esencial, sikur kėta termat e pėrmendur, tė cilėt mbulojnė domethėnie polisemantike nė teoritė letrare.  Pėr tė shpallur synimin e shqyrtimit tė tekstit tė Bogadnit nė prizėm tė kodit retorik, qė nė njė kontekst tjetėr, njeh koncepcionin i interpretimit tė zhanrit dhe kuptimit tė figurave retorike, apo kodit metaforik, si thotė studiuesi, gjithnjė nė raport tė fuqishėm tė kėrkimeve poetike/retorike mesjetare dhe dijės semiotike, e cila interpreton shenjat e teksti letrar.
 
Nė kapitullin e dytė, Anton Berishaj merr nė shqyrtim kontekstin kulturor dhe letėrsinė e vjetėr shqipe. Kėtė korpus letrar, autori e pėrkufizon brenda teksteve tė autorėve prej Buzukut deri tek Bogadni. Mė tej, pėrmes njė delli polemizues, autori kėrkon qė kėtij korpusi letrar tė mos i mohohet letrariteti, edhe atėherė kur i pohohet. Sė kėndejmi edhe pėrkufizimet e shumta pėr kėtė korpus letrar i sheh tė pa argumentuara, dhe me parashenja vlerėsuese negative.
 
Sidomos kur kjo materie letrare pėrkufizohet me njė ”rėndėsi gjuhėsore”, pastaj ”libra fetar”, ”libra religjioz”.kėto vlerėsime sipas autorit tė sutidimit janė bėrė me parashenja vlerėsuese negative, jo letrare dhe nė kundėrshtim me poetikėn e kohės. Tė gjitha kėto, kanė penguar kuptimin e mirėfilltė tė kėtij korpusi letrar, ngase ”nuk ėshtė bėrė pėrpjekje serioze pėr ta hulumtuar nė mėnyrė sistematike sistemin zhanror tė letėrsisė biblike shqiptare, realitetin ekzistues shqiptar”, ngase i gjithė korpusi letrar, elementet bazike i ka nė raporte interletrar e interdiskursive me  kodet biblike, si dhe tekstet biblike pėrgjithėsisht. Sė kėndejmi, autori thekson se edhe konteksti i pėrgjithshėm kulturor dominohej nga  modeli i ”retorikės religjioze”, e cila formėson tėrė jetėn shqiptare tė kohės. Dhe rrjedhimisht edhe kulturėn e artin.
 
Andaj autori e sheh tė domosdoshme qė brenda komunitetit tė studimeve shqiptare tė shtrohet pėr diskutim qasja e hulumtimit tė poetikave mesjetare, nė kontekstin e kėtij korpusi letrar, me qėndrime tė argumentuara.
 
Ndėrsa nė kapitullin ”Teksti i Bogadnit dhe ’Makina retorike’”, me nėntitullin ’Retorika e zhanrit’, studiuesi merr nė shqyrtim sistemin zhanror tė retorikės mesjetare, tė ndarė nė tri pjesė: 1. gramatika e perceptimit (normative) ose retorika e shkrimit tė vargjeve, 2. arti i shkrimit tė letrave, 3. arti i predikimit.  Nė kėtė kontekst, autori predikimin/ligjėratėn e definon si zhanėr historik dhe zhanėr teorik. Gjitha kėto diskurse japin parashenjėn bazike tė ndėrtimit dhe funksionimit semantik tė tekstit tė Bogadnit: teksti i tij ka referencė nė gjitha nivelet e strukturimit, kodin biblik.
 
Mė tej, autori jep njė shpjegim mjaft tė vlefshėm, domethėnėse pėr zhanrin e predikimit, si praktikė e shkrimit letrar, me rol funksional nė tekstin e Bogadnit. Me qėllim qė tė zhvilloj strategjinė e hulumtimit tė mėnyrės sė funksionimit tė Bogadnit, autori shtron pėr diskutim  topikėn, duke shkruar se: ”teksti i Bogandit strukturohet si rrjet taposėsh, temash, mjetesh stilistike ’petrifikuara’ motivesh tė tipizuara, figurash, klishesh, karakteristike pėr letėrsinė biblike dhe atė mesjetare”. Mė tej autori definon njė specifikė tė topikės bogadnaiane, tė konceptuar si modestia e afektuar. Pėr tė theksuar si topikėn mė interesante atė qė e koncepton si bota e mbrapsht, parimin themelor tė sė cilės ėshtė renditja e gjėrave tė pamundshme.
 
Me qėllim qė tė shterojė intencėn e kėrkimeve letrare nė tekstin e Bogadnit, nė pėrkufizimin ”simbolizimi universal: semioza e pakufizuar- bota si libėr: libri si botė”, studiuesi Berishaj konstaton se toposi kryesor nė tekstin e Bogadnit ėshtė bota si libėr.
 
Ndėrkaq pėrmes njė analize thelbėsore, Antoni shqyrton ”doktrinėn mbi katėr kuptimet dhe konsekuencėn e saj”, e pėrkufizohet dhe shtrohet nė kontekst me poetikėn mesjetare, veēanėrisht doktrinėn e cila ndėrlidhet me shkrimin e shenjtė dhe vėrtetėsinė e saj. Kėtė konsekuencė e ruan fuqishėm teksti i Bogadnit. Mė tej, qasja e studimit tė Anton Berishajt, thellohet nė ”kompozicioni e bazuar te numrat”, i cili dimensionon rolin funksional qė shtreson “Ēeta e Profetėve” qė nga ndarja e veprės nė dy pjesė. 
 
Pastaj numri katėr, si dhe numrit gjashtė, tė cilėt konstituojnė kodin simbolik tė tekstit tė Bogadnait. Ndėrsa nė vijim tė librit, studiuesi interpreton ”rrjetin intertekstual”, e cila qasje analizon tekstin nė tekst, gjitha kėto nė kėndvėshtrim tė kuptimit tė konceptit tė interestekstit. Nė kėtė kėndvėshtrim, teksti i Bogadnit i referohet diskurseve qė rezultojnė nga kultura religjioze, biblike dhe filozofike. Nė kėtė kontekst, autori thotė se ”Ēeta e Profetėve” ėshtė hipertekst letrar.
 
Rrjedhimisht, pėrcaktohet karakteri polismenatik i tekstit tė Bogadnit. Pėr tė konkluduar se teksti i Bogadnit nė procesin e gjenerimit tė kuptimeve merr funksionin semiotik, tė modeluar pėrmes mitesh, kodesh e diskursesh letrar, tė gjitha kėto nė njė instancė tjetėr nėpėrmjet kodit simbolik, i cili fuqizon statusin e tekstit tė letrar tė Bogadnit.
 
Nė kėtė krizė tė leximit tė letėrsisė shqipe, me njė parashenjė mė paragjykuese pėr korpusin letrar tė letėrsisė sė vjetėr shqipe, nė leximin dhe interpretimin real tė korpusit letrar, libri i Anton Berishajt paraqet njė model me rėndėsi pėr gjithė kulturėn letrare shqiptare, dhe kritikėn shqiptare, pėr t’ia dhėnė asaj njė dimension mė profesional, mė tė racionalizuar, dhe nė interaksion me zhvillimet teorike/kritike nė kritikėn perėndimore, tė cilėn studiuesi Berishaj e njeh nė shkallė tė lartė.
 
Pėrmes kėtij studimi, Anton Berishaj na ka argumentuar nė mėnyrė shumė tė analizuar, atė qė Zheneti e thekson atėherė kur vėnė nė raport shkrimtarin me kritikun: ”Ajo qė ėshtė shenjė tė shkrimtari, (vepra) bėhet kuptim te kritiku (meqė ėshtė objekt i ligjėratės kritike) dhe, nė anėn tjetėr c’ėshtė kuptim te shkrimtari (vizioni i tij pėr botėn) bėhet shenjė te kritiku, si temė dhe simbol i njėfarė natyre letrare”.
 
Anton Berishaj mė mirė se ēdo kush nė komunitetin e studiuesve shqiptar ka analizuar tekstin e Bogadnit nė raport me retorikėn dhe poetikėn mesjetare, pėr tė nxjerrė konkluzione tė qėndrueshme dhe shumė tė vlefshme edhe pėr gjithė korpusin e letėrsisė shqiptare. Njė qėllim dhe njė punė e arrirė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.