|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Sharlatani Nano

 
 

 
9 janar 2006 /TN
 
Shkruan: Shaban PERAJ
 
Hapja zemrėn ēdokujt sa mund t’ia hapėsh, le tė jetė si oqean! Tėrhiqu me besim dhe pėr njeriun ndjej dashuri qė tė mos mbetesh zemėr e dėshpėruar qė s’u interesove pėr tė e s’ia zgjate dorėn. Kjo do tė ishte ajo qė duhej tė vlente pėr analistin e gazetarin Nano, nė emision “Opinion”tė TV-Klan me rastin e debatit zhvilluar me kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha. Mosbesuesve iu ofrua aq butė sa neveritė e urrejtjet pėr kryeministrin ju tretėn nė frymėmarrjet e tija tė shumėngjyrshme e rrugėve e me mė tė spikaturėn e fjalėve “premtime nė erė”.
 
Ky analist nuk duhet harruar marrėdhėniet me tė shumėngjyrshmen e rrugėve e me tė spikaturėn e fjalėve qė i tha nė atė emision pėr kryeministrin e Shqipėrisė, po qė harroi se ndodhej para njė fytyre politike qė prezanton shtetin shqiptar. Jo se nuk ka tė drejtė tė flasė pėr kryeministrin, por qė ka disa rregulla, sė pari njė edukatė politike sipas sė cilės duhet kontrolluar fjalorin e pastaj respektin ndaj pozitės qė ushtron kryeministri.
 
Analisti nė fjalė nuk duhet tė harrojė  se duke menduar pėr kryeministrin se nuk zotėron aftėsinė pėr tė kontrolluar tė bėmat nė Shqipėri, nė kohėn e emėrakut tė tij, duhet tė bėhet mė i matur e ti pėrgjigjet tė keqes sė kaluar me tė mirė pėr tė zbutur situatėn e jo tė bėjė sjellje tė pahijshme pėr ēka jam i sigurt se kryeministri nuk do t’ia varė. Ēdo njeri me sjelljet e veta, karakterin e vet reflekton.
 
Nė mėnyrė qė tė zgjedhė rrugėn e tolerancės e mirėkuptimit, i nderuari Nano qė s’dinė se ē’ėshtė tradita dhe edukata e duke mos u treguar bujar, zgjodhi mė tė keqėn. Ajo qė u pa haptas ishte urrejtja e analistit Nano ndaj kryeministrit Berisha, e qė ėshtė lėshim i zemrės sė djallit ose njė vepėr marrėzie. Zotėria duhet tė ruhet nė fjalorin e tij, qoftė edhe njėherė tė vetme e tė mos biej nėn pushtetin e egos, sepse sipas saj tė gjithė tė tjerėt pėrveē tij janė mėkatar ku ēdo individė ėshtė i pafat, kurse ai na paska ndryshuar nga bindjet komuniste!  
 
Duke u shprehur mjaft i ashpėr ndaj kryeministrit dėshmoi se me tė tjerėt para tij ka qenė mė i buti i tė butėve edhepse disa herė nė paraqitjet e tija ėshtė dukur  sikur nuk ka ndonjė vėmendje tė veēantė pėr ta. Nė qoftė se nė shpirt i ka zėnė vend mirė ideja  se njerėzit qė udhėheqin mund tė bėjnė edhe gabime, por jo nė dėm tė kombit, atėherė duhet ta dijė se kjo ėshtė mungesė gjykimi dhe e rrjedhur prej mangėsisė sė mendjes dhe mjerimit shpirtėror.  
 
Mendjemėdhenjtė dhe ata qė e shohin ēdokėnd nga lartė poshtė, nė ēdo kohė janė pėrzėnė e janė goditur nga shoqėria. Fakti qė njeriu e pėlqen vetveten e mbahet me tė madh, ėshtė provė e ēalimit tė mendjes dhe trashėsisė sė shpirtit. Thjeshtėsia ėshtė tregues i pjekurisė dhe vlerės sė individit, kurse mbajtja me tė madh ėshtė mangėsi e vlerave tė individit. Duke e pranuar egon e vet si peshore ndaj tė tjerėve, njeriu duhet tė peshojė ēdo gjė me tė, veprimi qė s’i pėlqen pėr vete nuk u pėlqen as tė tjerėve.
 
Duke shpresuar pėr tė mirat qė janė bėrė nga qeveria pėr 100 ditėt e kaluara tė saj, do tė zbusin zemrėn e shumė qytetarėve shqiptarė, mund tė nxjerrėsh pėrfundim se edhe tė tjerėt do tė tregojnė dashuri pėr ty nėse u bėn mirė me sjellje qytetarie pėr tė cilėt i nderuari dyshon se duan tė bėjnė keq. Bėrtitja mė e madhe e tij ndaj kryeministrit shqiptar ėshtė njė pretendim abstrakt e njė vullgaritet shpirtėror, ndoshta edhe e mosnjohjes sė tė vėrtetės.
 
Tė rrėmosh pėr tė mėsuar tė metat e tjetrit ėshtė paturpėsi, ta pėrfolsh at majtas e djathtas ėshtė ves i pafalshėm, kurse pėrplasja e syve e “tė kėqijave qė ka bėrė “ ėshtė goditje e rėndė e zinxhirit nė tė cilin janė lidhur e jetojnė individėt e njė shoqėrie. Ata qė vazhdimisht thėrrasin e bėrtasin pėrreth , nė kundėrshtim me dėshirėn e vet, i humbin miqtė e i gėzojnė armiqtė.
 
Ne pėr ta nė kėto momente nuk kemi edhe aq nevojė, andaj ka tė fshehta qė kanė tė bėjnė me individin, ka tė fshehta qė kanė tė bėjnė me familjen, por ka tė fshehta qė prekin njė shoqėri e njė komb tė tėrė. Injoranca mė e madhe ėshtė tė mos e njohėsh zotin e shtėpisė dhe kur kjo bashkohet me egoizmin kthehet nė njė lloj marrėzie e tė pamjekueshme. Dhasht zoti qė analisti i nderuar tė mos ketė asgjė tė pėrbashkėt me ish kryeministrin Nano nga origjina e mbiemrit.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.