|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Personalitete nė diasporė: Nezir Hamdi Kabashi - luftėtar i lirisė

 
 

 


9 janar 2006 /TN
 
Nga Sabit Abdyli, Zelandė e Re

-“Nisuni sa mė shpejt! Shkoni! Pushkėn ma leni kėtu afėr! Edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftėn”! - na urdhėroi Komandanti.

Thirrjet e tij na ligėshtuan shpirtėrisht. Zemėrplasur, me kokėn mbrapa, nė terrin e asaj nate e kaluam kufirin”.

Kisha planifikuar me vite tė tėra pėr ta takuar Nezir Hamdi Kabashin. Kėtė dėshirė e realizova me ardhjen time nga Zelanda e largėt nė Evropė. Mė 24 prill 2004 nė Garmish /Gjermani/ e vizitova luftėtarin e vetėm tė Batalionit tė Parė, qė ende ėshtė nė jetė dhe gėzon shėndet tė mire.
 


 
Pas udhėtimit tė stėrgjatė  iu hodhėm nė qafė njėri tjetrit alla malėsorēe. Mė mbuloi me trupin e tij shpatullan, duart e gjata dhe ende tė forta. Isha paksa i shqetėsuar qė kisha pėrpara njeriun qė kurrė nuk e ndali luftėn  pėr ēėshtjen kombėtare.

Qė nė vitin 1944 iu bashkėngjit luftėtarėve tė lirisė duke qenė pjesėmarrės i tė gjitha luftėrave qė u zhvilluan nė Anamoravė kundėr formacioneve ēetniko-partizane me pushkė nė dorė, kurse pas vitit 1945, nė emigracion, kurrė nuk e pushoi aktivitetin kombėtar e politik tė tij, aty ku jetoj: nė Greqi, Itali, Maltė, Angli dhe sė fundi nė Gjermani, pėr bashkimin e tokave shqiptare, pėr ruajtjen e traditave, vlerave mė tė mira shqiptare, duke qenė nė lidhje tė pėrhershme me shokėt e tė njėjtit ideal, tė shpėrndarė gjithandej nėpėr botė: Shaqir Kabashin e Hysen Tėrpezėn nė Amerikė, Mejdi Kabashin nė Gjermani, Destanin nė Turqi... 

Nezir Hamdi Kabashi rrjedh nga familja e tė cilit dolėn shumė trima e luftėtarė tė lirisė, tė cilėt luftuan burrėrisht kundėr pushtuesit turk e serb. Nė luftėn e Kaēanikut 1910 ranė pėr tė mos vdekur kurrė Adem, Mustafė dhe Brahim Kabashi, kurse nė luftė kundėr pushtuesit serb /1945/ nė pėrleshjen me forcat e Brigadės XVII-tė Maqedonase i vriten babai Hamdiu dhe vėllai Bajrami, kurse dy kushėrinjtė e parė tė tij, Brahimi vritet nė malet, rrethinėn e Beratit nė Shqipėri si pjesėtar i njėsitit diversant /1951/ dhe  Ahmeti /Meti/ nė Desantin e vitit 1953 bie nė duar tė Sigurimit shqiptar dhe pushkatohet.  /Ahmeti ishte nė grupin e Hamit Matjanit, i cili ra nė grackėn e Sigurimit e realizuar me ndihmėn e KGB-ės qė merrte informata prej agjentit anglez, Kim Filbi/.

Xha Neziri u rrit dhe u edukua nė frymėn luftarake tė tė parėve tij. Qė nė rini e kish mėsuar artin e luftės, qėndresės pėrballė mizorisė sė egėr tė pushtuesve, prandaj ai qė nė fillim ishte luftėtar i radhėve tė para tė Batalionit tė Parė qė vepronte nė Anamoravė, i udhėhequr nga strategu Hasan Kabashi.

 “Kosova duhesh tė ketė ecur mė pėrpara”. -  mė  thotė – xha Neziri

“Pas 57 vjetėve vizitova vendlindjen. U ēmalla e u kėnaqa me njerėzit e mi, me djalin, vajzėn, nipat, mbesat, me vendin... Tė them tė drejtėn edhe u mėrzita pėr shokėt, tė dashurit e mi qė nuk i gjeta nė jetė dhe, Kosova duhesh tė ketė ecur mė pėrpara”. Mė thotė xha Neziri shtruar, rrjedhshėm shqip, me mbamendje tė shkėlqyeshme e zėrin pushkė. “Krejt jetėn kam jetuar pėr ta parė Kosovėn tė lirė. Pėr kėtė u deshtė shumė vuajtje, sakrifica.

Unė gjithmonė  kam pasur bindjen se liria fitohet vetėm me armė. Nė luftė me Brigadėn e XVII Maqedonase, nė Malet e Kopilaēės, mars 1945, ranė trimėrisht babai Hamdiu dhe vėllai Bajrami, 17 vjeē.  Mė dhimbet Bajrami. Medet! Jetėn e kishte pėrpara. Edhe atėherė edhe sot ndjej njė lehtėsim qė ata nuk shkuan kot, kanė vrarė me dhjeta ēetniko-partizan. Nė Malet e Kopilaēės qėndruam deri nė nėntor tė vitit 1945. Mė 14 nėntor 1945 mėsyjmė Greqinė. Udhėtonim kryesisht natėn tė prirė nga komandant Hasan Kabashi.

Rrugė e mundimshme, pa ushqim e veshje tė mirė. Pėr gjithė kohėn /14 ditė/ sa udhėtuam tri herė kemi mund tė hamė. Nė njė manastir ortodoks jemi paraqit si brigadė partizane, aty jemi ēlodh e ushqyer, bile edhe me veti na kanė dhėnė bukė e pemė. Diku afėr Kėrēovės derisa po i kthente delet nė mbrėmje njė bari, dolėm nga shkurret ku ishim fshehur dhe 7 delet i fundit i kapėm pa u hetuar dhe qė atė mbrėmje i premė.

Tė ngopur me mish  tė pjekur vazhduam rrugėn pėr nė kufi. Tre ditė e tre net e mbajtėm me vete njė maqedonas pėr tė na treguar rrugėn. Nė ndarje e shpėrblyem me para maqedonasin. Nė Kranj dėrgojmė tre veta pėr tė vėzhguar terrenin. Vėzhguesit paralajmėrohen nga njė kopshtar se nė Kranj kanė hy brigadat partizane, dy prej tyre, Hajdin Demiri dhe Zenel Lladova  nuk e pėrfillin rrezikun dhe hyjnė nė qytet. Kurrė mė nuk u kthyen.

Kopshtari i jep njė copė bukė Muharrem Toplanės. Atė copė tė bukės e ndau komandanti nė 70 pjesė, aq ishim, duke shikuar secilin prej nesh nė fytyrė pėr tė parė se cili ėshtė mė i lodhur, i uritur. Krejt afėr kufirit, pas 14 ditė udhėtimi, pikėrisht ditėn e festės sonė mė tė madhe – Ditėn e Flamurit, mė 28 nėntor 1945, nė mbrėmje ramė nė pritė. Me kėtė rast plagoset pėr vdekje komandant Kabashi. Si gjithmonė edhe kėsaj here komandanti ishte nė krye tė kolonės. Kėtu ndodhi edhe njė vrasje tjetėr. Nė tė kthyer nga vėzhgimi vritet gabimisht, pa dashje, Qamil Samakova. Ishin kėto momente tė vėshtira. Do tė them mė tė vėshtira nė jetėn time.

Humbėm komandantin Hasan Kabashin dhe luftėtarin Qamil Samakova. Qė tė dy trima e burra tė fortė. U krijua njė gjendje shumė e tendosur. Shumica e bashkėluftėtarėve, me ta edhe Hysen Tėrpeza, vazhduan rrugėn drejt Greqisė, me premtim se do tė na vijnė nė ndihmė nėse kemi nevojė. Me komandantin e plagosur mbetem ne kabashėt: Rexhepi, Ahmeti, Shaqiri, Destani, Mejdiu, Brahimi, unė dhe tre tė tjerė Fejzė Gėrlica, Ramiz Begunca e Hamit Shushka. Pėrkundėr dėshirės sonė tė madhe pėr ta ndihmuar komandantin zemėrluan, nuk patėm sukses. Provuam ta bartim, por s’patėm as forcė as mjet.

-“Nisuni sa mė shpejt! Shkoni! Pushkėn ma leni kėtu afėr! Edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftėn”! - na urdhėroi Komandanti.

Thirrjet e tij na ligėshtuan shpirtėrisht. Zemėrplasur, me kokėn mbrapa, nė terrin e asaj nate e kaluam kufirin”.

Nė Germanov /Greqi/ dorėzuam armėt. Prej aty me autoblinda na kanė dėrguar nė Florinė. Nė Florinė, i tronditur pėr sė tepėrmi pėr vrasjen e Hasan Kabashit, vdes zėvendėskomandanti Rexhep Agush Kabashi, strateg i shkėlqyeshėm, zotėrues i pushkės e i fjalės, atdhetar dhe shumė i autoritetshėm te bashkėluftėtarėt. Jeta nė emigracion ėshtė e vėshtirė.

U shpėrndamė gjithandej botės, por kurdoherė ishim nė lidhje me njėri tjetrin pėr t’i dhėnė krah kauzės pėr ēlirimin kombėtar, ishim nė lidhje tė drejtpėrdrejt pėr t’i sinkronizuar aksionet tona pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri. Kurrė nuk pushuam sė vepruari nė demaskimin e propagandės komuniste nė Jugosllavi e Shqipėri, sensibilizimin e opinionit botėror rreth ēėshtjes sė pa zgjidhur tė shqiptarėve nė tokat e tyre etnike. Me ardhjen e shqiptarėve si gastarbajter nė Evropė e shuaja paksa peshėn e mallit pėr atdheun e njerėzit e mi. Prej tyre merrja informata tė drejtpėrdrejta pėr ngjarjet nė Kosovė”.

Baca Nezir, i them, e pate lehtė pėr ta gjetur rrugėn pėr nė vendlindje pas 57 vjetėve?- “Po - qeshet - kah mali, nė kėmbė, edhe nėpėr terrin e natės kisha hy nė katund”.

U ndamė nga mikpritėsi, atdhetari, qė kurrė nuk i humbi shpresat se njė ditė do ta thyen  qafėn ata qė e mbajtėn Kosovėn me dhunė, u ndamė nga luftėtari qė krejt jetėn mbeti luftėtar, duke i uruar shėndet dhe premtuar se do tė shihemi sėrish nė Kosovė.  


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.