|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Petriē: Procesi i shtetkrijimit nė Kosovė mund tė drejtohet vetėm nga Evropa

 
 

 
Vjenė, 9 janar 2005 /TN /QIK - Zgjidhja e suksesshme dhe e qėndrueshme e statusit tė Kosovės vėrtet do tė nėnkuptonte se pėrgjegjėsia dhe prania evropiane nė Kosovė do tė duhej tė ishte mbizotėruese, tha Volfgang Petriē, ambasador i Austrisė pranė OKB-sė nė Gjenevė dhe pėrfaqėsues i BE-sė nė konferencėn e Rambujesė.

"I ashtuquajturi proces i shtetkrijimit mund tė drejtohet vetėm nga Evropa. Mė nė fund, institucionet kosovare duhet tė jenė kompatibile me ato evropiane, nėse detyrat evropiane kryhen me sukses. Kjo ka tė bėjė njėsoj pėr tė gjitha fushat e ndjeshme tė sigurimit tė brendshėm dhe tė jashtėm – policinė, armatėn dhe, mbi tė gjitha, drejtėsinė", ėshtė shprehur Petriē pėr revistėn austriake "Wien international".

- Nė tė gjitha kėto institucione shtetėrore, - tha mė tej Petriē - parkushtet demokratike kryesisht mbizotėrojnė nė Kosovė. "Dhe kėshtu, kur tė projektohet statusi i ardhshėm i Kosovės duhet tė merret nė konsiderim shoqėrimi i masave sikur nė Bosnjė e Hercegovinė. Nė Sarajevė, gjykatėsit dhe prokurorėt ndėrkombėtarė, si dhe kėshilltarėt nė polici, kanė provuar tė jenė shumė tė nevojshėm. Kjo do tė duhej tė kihej nė mend gjithashtu edhe nė Prishtinė".

Siguria dhe kushtetutshmėria, thotė Petriē, janė shtylla qendrore tė demokracisė, objektiviteti dhe profesionalizmi i administratės janė parakushte tė tyre.

"Vetėm me ndėrtimin e tyre, demokracia mund tė zhvillohet nė pėrgjithėsi. Do tė ishte fatale, shiko Irakun, nėse supozohet se demokracia thjesht mund tė imponohet nga jashtė. Ajo duhet tė shpaloset dhe tė mbėshtetet gradualisht nga struktura shtetėrore. Demokracia nėnkupton mė shumė se funksionimi i punėve publike.
 
Vendet demokratike kėshillohen qė gjatė ndėrtimit tė shtetit tė respektojnė traditat lokale dhe format specifike tė jetės sė komuniteteve. Kėshtu, pėrpjekjet evropiane kanė pėr qėllim fuqizimin e pėrgjegjėsisė lokale tė politikanėve dhe tė qytetarėve dhe pėrcjelljen e procesit tė daljes sė Kosovės si shtet nė vitet e ardhshme", theksoi mes tjekėtė intervistė.

 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.