|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore thonė se rezervat e thėngjillit dhe bujqėsia janė potencialet kryesore pėr zhvillimin e Kosovės

 
 

 
Prishtinė, 9 janar 2005 /TN /QIK - Rezervat e thėngjillit dhe Bujqėsia janė potencialet kryesore pėr zhvillimin e Kosovės, ka thėnė drejtorja e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, Orsalia Kalancopulos. Ajo nėnvizon se njė studim i Bankės Botėrore pohon se rezervat e thėngjillit radhisin Kosovėn nė krye tė listės pėr mundėsinė e prodhimit tė lirė tė energjisė, madje edhe tė furnizimit tė Evropės me energji.
 
Sipas zonjės Kalandcopulos nėse Kosova do tė pėrdorte nė mėnyrė tė duhur pasuritė e shumta natyrore, atėherė do tė shndėrrohej nė njė vend qė mund tė mbajė veten dhe tė zhvillohet duke siguruar jetesė tė mirė pėr banorėt.

E pyetur se si e sheh njė studim i Bankės Botėrore zgjidhjen ekonomike tė Kosovės, zonja Orsalia Kalancopulos, ka thėnė pėr radion "Evropa e lirė" se Kosova ėshtė njė nga vendet mė tė varfėra nė Evropėn Juglindore me tė ardhura pėr frymė vetė, 1200 euro pėr banorė. Kjo ėshtė njė shifėr mė e ulėt se vendet e tjera tė Evropės Juglindore dhe shumė mė pak se ajo e vendeve tė Evropės Perėndimore.
 
Por, megjithatė, tė ardhurat pėr krye tė banorėve aktualisht janė mė tė larta se nė vitin l999, apo gjatė viteve tė shtypjes sė Milosheviqit, tha Kalancapulos.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.