|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė

 
 

OBSH: Mishi dhe vezėt e shpendėve tė gatuara mirė janė tė parrezikshėm

 
 

 

9 janar 2006 /TN

Zėri i Amerikės (8.01.2006) - Liza Shlajn, Gjenevė

Organizata thotė se ėshtė e shqetėsuar qė njerėzit mund ta ndėrpresin konsumin e mishit tė shpendėve pėr shkak tė frikės nga gripi i shpendėve. Gjatė kohės kur mbizotėronte frika nga sėmundja e lopės sė tėrbuar, shitja e mishit tė gjedhit ra nė mėnyrė dramatike. Zėdhėnėsi i Organizatės Botėrore tė Shėndetit, Jan Simons, thotė pėr Zėrin e Amerikės se nuk ka asnjė arsye pėr panik. “Nė kėtė fazė, nuk ka prova qė dikush tė jetė sėmurė me gripin e shpendėve si rezultat i konsumit tė mishit dhe vezėve tė shpendėve tė gatuara mirė. Pra, nuk ka asnjė arsye tė ndėrpritet konsumi i kėtyre produkteve, pėr duhet garantuar qė, me ēdo kusht, mishi dhe vezėt e shpezėve janė tė gatuara mirė”.

Organizata thotė se gatimi i kujdesshėm shkatėrron ēdo virus, pėrfshirė variantin vdekjeprurės tė gripit tė shpendėve, H5N1. Edhe vezėt e shpendėve tė infektuara mund ta kenė marrė virusin. Prandaj, Organizata Botėrore e Shėndetit kėshillon banorėt e zonave tė prekura tė mos hanė vezė tė gjalla ose tė pagatuara mirė.

Agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr shėndetin thotė se zogj nga tufa tė infektuara nuk duhet tė pėrdoren pėr ushqim kafshėsh. Por organizata thotė se konsumatorėt nuk rrezikojnė tė infektohen me virusin e gripit tė shpendėve nga kontakti me shpendė apo po tė hanė mishin e tyre nė zonat e paprekura.

Zoti Simpson thotė se banorėt nė zonat e prekura shpesh ekspozohen ndaj variantit H5N1 tė virusit gjatė asgjėsimit tė shpendėve apo pėrmes prekjes sė shpendėve tė sėmura apo tė ngordhura. Ai thotė se njerėzit duhet tė marrin masa mbrojtėse. “Pėr shembull, njerėzit qė pėrgatisin shpendėt, nė rastin mė tė mirė, duhet tė kenė maska nė fytyrė dhe doreza nė duar. Zona ku i mbajnė shpendėt, duhet tė jetė e mbrojtur me masa higjenike, plotėsisht e pastėr, pra, nė fund tė ditės apo turnit, mbeturinat duhet tė largohen dhe asgjėsohen, nė mėnyrė qė tė mos paraqesin rrezik pėr njerėzit e tjerė”.

Organizata Botėrore e Tregtisė thotė se mishi i pagatuar nuk duhet mbajtur nė njė vend me ushqimet e pėrgatitura pėr tė shmangur infektimin. Ai thotė se njerėzit qė pėrgatisin ushqimet nė zonat e prekura nga grupi i shpendėve, duhet tė lajnė duart shpesh, si dhe tė dezinfektojnė tė gjitha  sipėrfaqet ku punohet, bashkė me veglat.

Nė zhvillime tė tjera lidhur me gripin e shpendėve, autoritetet turke thonė se edhe tre persona tė tjerė rezultuan pozitivė nė njė spital tė Ankarasė. Por guvernatori i qytetit, Kemal Onal, nuk e specifikoi nėse ata janė prekur nga varianti vdekjeprurės i virusit H5N1. Kėto janė rastet mė tė fundit nė Turqi pas vdekjes sė dy tė rinjve, vėlla e motėr, nga i njėjti virus javėn e kaluar.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se gjithė tė dhėnat e deritanishme tregojnė se ata e kishin marrė virusin nga kontakti fizik me shpendė tė infektuar. //az//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.