|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kryeparlamentari Daci dhe partitė politike urojnė besimtarėt pėr festėn e Bajramit

 
 

 
Prishtinė, 9 janar 2005 /TN /QIK - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci uron tė gjithė besimtarėt islamė dhe qytetarėt e Kosovės pėr festėn e Kurban Bajramin, duke u dėshiruar harmoni, shėndet dhe begati.

"Kjo festė shėmbėllen si simbol i solidaritetit, i ndihmės, i shtrirjes sė dorės njėri tjetrit dhe i forcimit tė besimit nė cilėsitė dhe vlerat njerėzore.

T'i kujtojmė dhe t'u gjendemi pranė tė gjithė vėllezėrve dhe motrave tona, miqve dhe farefisit, gjithė atyre qė kanė nevojė pėr dashurinė dhe ndihmėn njerėzore. Ky ėshtė obligim dhe fisnikėrim i njeriut", thotė nė urimin e tij kryeparlamentari Daci, duke kėrkuar pėrkushtimin e merituar tė gjithė ata qė u sakrifikuan pėr lirinė e Kosovės.

Edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ua uron tė gjithė besimtarėve Festėn e Kurban Bajramit, me dėshirėn qė ditėt festive t'i kalojnė nė njė atmosferė tė ngrohtė dhe harmoni nė secilėn familje dhe kudo nė shoqėrinė tonė.

AAK uron qė tek secili nė kėto ditė feste tė mbretėrojė mirėkuptimi i ndėrsjellė dhe solidaritetit me nevojtarėt.
 
"Si nė tė gjitha festat tjera ne kujtojmė veprėn madhore tė tė rėnėve pėr liri, lartėsojmė respektin pėr ta dhe marrim forcė e kurajo qė rrugėn e nisur ta vazhdojmė bashkėrisht dhe besnikėrisht, deri nė realizimin final tė projektit pėr njė Kosovė tė lirė, sovrane e tė pavarur, dhe atdhe tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt e saj", thuhet nė urimin e AAK-sė.

Ndėrkaq Partia e Drejtėsisė pasi ua uron tė gjithė besimtarėve tė fesė islame festėn e Kurban Bajramit, thekson dėshirat mė tė mėdha qė mėshira, paqja, lumturia, harmonia, toleranca dhe dashuria tė mbizotėrojė nė mesin tonė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.