|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Edvin Musolini i Tiranės proteston me 2000 hajdutė

 
 

 
9 janar 2006 /TN

Nga Kabil BUSHATI
 
Tė shtunėn qė kaloi telespektatorėt shqiptarė anė e mbanė botės,patėn kėnaqėsinė qė tė shijojnė ulėrimat e vikamat e kryetarit tė PS-sė, mnjiheri edhe kryebashkiaku i Tiranės, Edvin Musolin Rama. I sapokthyem nga Amerika, kryebashkiaku kishte mbledhė nė sheshin e Zogut tė Zi nja 2000 copė hajdutė e punojės tė komunales tė bashkisė sė tij pėr me protestue pėr mos prishjen e nėnkalimit tė famshėm qė po hyn nė histori.
 
Nė fakt shqiptarėt pas ketyne humoreve e hajgareve tė Kishtlindjeve e Vitit tė Ri kanė nevojė tė shijojnė edhe piskamat e Edvin Musolinit tė Tiranės nė kėtė prag Bajram, ku thirrjet e hoxhallarėve po i zėvendėson ma sė miri kjo lloj specie e radhė.
 
Tė protestosh nė nji republikė demokratike si e jona asht ma se normale,bile edhe kundėr zbatimit tė ligjit. Por tė kėrkosh ti vendosėsh mbikalime e nėnkalime ligjit kjo asht e pa kuptimtė dhe e pa tolerueshme. Tek e fundit ligji asht ligj dhe duhet respektuar nga tė gjithė.
 
Me tė vėrtetė tė vjen keq kur sheh 2000 hajdutė tė pėrzier me hallexhinj tek mashtrohen nga ky gja e gjatė dhe protestojnė nė mėnyrė qė tė mos zbatohet ligji. Ata tė gjorė nuk e dijnė se po protestojnė pėr tė ruajtur xhepat e Edvinit, pasi firma Euroteorema qė po punon pėr mbikalimin e Zogut tė Zi asht e Edvin Musolinit e regjistruar nė emėr tė tjetėr kujt.
 
Pra Edvin Musolini ulėret pėr xhepat e tij dhe asgja nuk e ka pėr popullin e kryeqytetit. Kryeministri Berisha e akuzoi Edvinin se pėr pronarėt e trojeve tė Tiranės, Edvini ka dėrguar vrasės me pagesė pėr ti detyruar kėta tė fundit qė tė lėshojnė trojet e tyre pėr pesė aspra. Ato troje i janė dashtė Edvin Musolinit qė tė ndėrtojė pallate me firmėn e tij apo ato qė kontrollohen nga ai.
 
Edvini nė protestė paralajmėroi fillimin e tubimeve duke mos pėrfillur fare drejtėsinė, pasi ēėshtja e mbikalimit tė Zogut tė Zi asht akoma nė proces gjyqėsor. Pra Edvin Musolini nuk pyet fare pėr gjykatat shqiptare.
 
Klithmat e tij tė kujtojnė Musolinin e para 65 vjetėve kur thoshte se nėn kėmishėn e zezė kishte ndėrresat e kuqe, ndėrsa Edvini me sa duket nėn kėmishėn e kuqe ka ndėrresat e zeza. Na mbetet tė themi se historia pėrsėritet,nėse pėr Musolinin ishte tragjedi, pėr Edvinin nuk do te jetė asgja ma tepėr se sa komedi.

(Botuar nė Editorialin e gazetės "Shkodra")


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.