|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Qeveria e Kosovės shpreh shqetėsim pėr incidentet me dhunė tė kohėve tė fundit

 
 

 

7 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (6.01.2006), Linda Karadaku-Ndou, Prishtinė

Qeveria e Kosovės ka shprehur shqetėsim dhe ka kėrkuar sqarime pėr njė numėr incidentesh tė rėnda, nė tė cilat, policė tė shėrbimit policor tė Kosovės kanė qėlluar 3 qytetare civilė.

Kryeministri Bajram Kosumi i ka quajtur incidentet tejkalim tė autorizimeve dhe keqpėrdorim tė armėve zyrtare nga disa policė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe i ka dėrguar njė letėr shefit tė shtyllės sė parė tė UNMIK-ut, Zhan Dysurd prej tė cilit ka kėrkuar informacione zyrtare pėr motivet dhe rrethanat e kryerjes sė kėtyre veprave penale nga policėt vendas.

Kryeministri ka kėrkuar nga zoti Dysur qė tė informohet se ēfarė masash janė ndėrmarrė ndaj zyrtarėve policorė, tė cilėt kanė pėrgjegjėsi lidhur me kėto raste, nė bazė tė zinxhirit komandues.

 
Ekipi Politik i Grupit pėr Bisedimet mbi Statusin e Kosovės diskuton pėr disa nga ēėshtjet kryesore 

Nė njė zhvillim tjetėr, Grupi Politik i delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet pėr statusin, ka diskutuar sot nė Prishtine lidhur me ēėshtje juridike -kushtetuese dhe ekonomike, decentralizimin dhe hartimin e Kushtetutės sė re tė Kosovės. Kėto ēėshtje konsiderohen si tema tė mundshme qė mund tė hapen nė bisedime.

Ekspertėt shqiptarė thonė se ekzistojnė tri grupe problemesh qė duhet t'i ngrejė pala shqiptare, qė kanė tė bėjnė me dėmet, me rrėnimin e bazės ekonomike te Kosovės, probleme tė shkaktuara qe nga periudha e viteve ‘90-tė dhe dėmet e luftės se fundit.

Grupi qė po punon pėr cėshtjet ekonomike, pėrbėhet nga 30 ekspertė dhe po punon tashmė per kėto ēėshtje. Problemi tjeter me te cilin po merret ky grup ka tė bėjė me qėndrueshmėrine ekonomike tė Kosovės. Grupi politik nuk e ka mbyllur ende ēėshtjen e njė takimi pėr decentralizimin qė mund tė mbahet nė Vjenė midis Ministrit tė Kosovės pėr Pushtetin Lokal, Lutfi Haziri dhe homologut te tij serb Zoran Lonēar.

Edhe sot nuk kishte ndonjė pėrgjigje tė sakte, nėse ėshtė vendosur tė shkohet nė njė takim tė tillė dhe cilėt do tė ishin anėtaret e delegacionit. Grupi negociator i Kosovės duhet tė vendosė pėrfundimisht pėr kėtė ēėshtje.

 
Autoritetet e Kosovės i urojnė Krishtlindjet Ortodokse komunitetit serb

Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, i cili ėshtė i sėmurė me kancer nė mushkėri, uroi pėrmes njė mesazhi dėrguar nga zyra e tij e shtypit, besimtarėt ortodoksė pėr festen e Krishtlindjeve ortodokse.

Nė mesazh thuhet se dita e Krishtlindjeve ėshtė ditė e madhe e lindjes sė Krishtit dhe e forcimit tė besimit nė Zotin, nė tė mirėn njerėzore, ėshtė ditė e mirėkuptimit. Permes ketij mesazhi te shperndare nga zyra e tij e shtypit, presidenti perseriti mesazhin per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi, i uroi besimtareve ortodokse Krishtlindjet, duke theksuar dėshiren pėr jetė mė tė mire pėr tė gjithė nė vend.

Zoti Kosumi, i cili vizitoi disa familje serbe nė njė lagje tė Prishtinės, tha se kishte ndjerė njė dozė tė madhe optimizmi midis tyre, megjithese pohoi se ekzistojnė njė numėr problemesh.

Kryeministri theksoi se Kosova u pėrket tė gjithė qytetarėve tė saj. Sekretari i Ministrise pėr Kthim dhe Komunitete, Mihajlo Shepanovic, tha se problemet pėr pakicen serbe nuk kane te bejne vetem me kthimin e te zhvendosurve, por edhe me nje numer ēeshtjesh te tjera, si shkollimi dhe jeta e perbashket.

"Kėtė vit, do tė veprojme per organizimin e shkollimit ne gjuhen serbe dhe ne gjuhet e komuniteteve te tjera, dhe ne hapjen e cerdheve, te institucioneve parashkollore, qe te kene mundesi te shkollohen ne vete qytetin e Prishtines", tha zoti Shepanovic.

Kryetari i Komunes sė Prishtinės, Ismet Beqiri, i cili bashke me kryeministrin u uroi Krishtlindjet ortodokse, ketyre familjeve serbe, tha se qytetarėt pėsojnė nga propaganda qe vjen nga jashte Kosoves. Zoti Beqiri cilesoi si problem kryesor shitjen e pronave nga qytetaret serbe te Kosoves.

Edhe administrata nderkombėtare nė Kosovė uroi besimtaret ortodoksė duke theksuar se Krishtlindjet jane nje kremtim universal dhe njė mundėsi pėr familjet dhe miqtė qė te bėhen bashkė ne tejkalimin e te ndryshmeve dhe ne riperkushtimin ndaj nevojave te njeri-tjetrit.

Kryeadministratori Jessen Petersen tha ne mesazhin e tij per kete rast, se mesazhi i Krishtlindjeve ben thirrje per paqe midis dhe brenda komuniteteve qe perbejne mozaikun e pasur kulturor te Kosoves.

Kryetari i Parlamentit Nexhat Daci, theksoi nė urimin e tij, dėshirėn pėr stabilitet dhe pėrparim te gjithanshėm tė Kosoves. Kryetari i Partise Demokratike Hashim Thaēi, vuri nė dukje nė urimin e tij se Kosova ka hyrė nė njė proces tė rėndėsishėm historik, dhe ėshtė koha qė tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė ndjehen tė lirė dhe optimistė pėr tė ardhmen e pėrbashkėt. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, po ashtu shprehu dėshirėn qė kudo tė mbretėroje harmonia, mirėkuptimi dhe mbarėsia.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.